Mesia ose Mesihu (nga hebr. משיח, mashiah - i vajosuri, i mirosuri, arab. المسيح, el-Mesih) është një emërtim hebraik në Tanah dhe Bibël me të cilin tregohet njeriu fuqiplotë e i përzgjedhur nga JHVH të cilit i ngarkohet detyra e posaçme për popullin e tij, Izraelin. Ky emër dhe detyrë i ngarkohej më së shumti mbretit, më vonë edhe kohenit (priftit të lartë) dhe një profeti të vërtetë të frymëzuar nga Perëndia.

Të krishterët besojnë se profecitë e Biblës hebraike lidhen me një shpëtimta shpirtëror, dëshmuar pjesërisht në librin e Isaisë: "Prandaj Zoti vetë do ju japë një shenjë: Virgjëresha do lindë një djalë, e do ta quajë Imanuel,"[Isa. 7:14] dhe "Ai u shporua për mëkatet tona, ai u dërrmua për padrejtësitë tona; ndëshkim që na solli paqe ishte mbi të, e prej plagëve të tij jemi shëruar,"[Isa. 53:5] dhe besojnë se Jezusi është mesia (Krishti). Në gjuhën greqisht mashiah u përkthye Χριστός (Hristos - i mirosuri, i vajisuri), nga i cili rrjedh emri i Jezusit (יהושע - Jeshua, Jehoshua) nëpërmjet ungjijve në gjuhën greqisht "Ιησους" (Isus) dhe në gjuhën latine Iesus.

Islam, Isa (Jezusi) poashtu quhet mesia (Mesih), por si edhe jehudizmi ai nuk konsiderohet se është fjalë për fjalë Biri i Perëndisë apo Perëndia Bir.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto