Shpirti i Shenjtë
Shpirti i Shenjtë është në fe të ndryshme qenia shpirtërore më e lartë. Në besimin hebraik dhe të krishterë, shpirti i Perëndisë. Në hebraizëm "ruah hakodesh" ("Shpirti i Shenjtë") tregon fuqinë hyjnore që mbush njerzit, p.sh. profetët. Në krishterim "Shpirti i Shenjtë Zot" pra Veta e tretë e Trinisë, bashkëbërës, bashkëveprues dhe i njëjtë me Atin dhe Birin. Në pikëpamjet e krishtera Shpirti i Shenjtë nënkupton vetë Perëndinë, pra shpirtin e Tij, një formë, ose një shfaqje të Perëndisë.
Shpirti i Shenjtë në Besëlidhjen e Re
RedaktoTë krishterët besojnë që Shpirti i Shenjtë i shpie njerëzit në besimin e Jezusit dhe u jep atyre aftësinë për të bërë një jetë të krishtere. Shpirti banon brenda çdo të krishteri të vërtetë, trupi i çdo njërit prej tyre është tempulli i Tij (1 Kor 3:16). Shpirti i Shenjtë është përshkruar si një Këshilltar apo Ndihmues, që i prin njerëzit në rrugën e së vërtetës. Veprimi i Shpirtit në jetën e njeriut besohet të japë përfundime të mira, të njohura si "Fruti i Shpirtit të Shenjtë". Shpirti i Shenjtë i shfaq këto dhunti duke e mundësuar një njeri me aftësitë e veta të lindura. Nëpërmjet ndikimit të Shpirti të Shenjtë një njeri e shikon më qartë botën përreth tij (saj) dhe mund të përdorë mendjen dhe trupin e tij (saj) në mënyrë të atillë që i kapërcen aftësitë e tij (saj) të mëparëshme. Shpirti i Shenjtë jep dhuratën e hirit, profecisë, foljes së gjuhëve të ndryshme, shërimit, dhe diturisë. Këto dhurata sidoqoftë nuk duhet të shihen thjeshtë si hir. Të krishterët që kanë një pikëpamje të tillë besojnë se këto dhunti u dhanë vetëm në kohët e Besëlidhjes së Re. Pothuajse të gjithë të krishterët pajtohen në përgjithësi se disa "dhunti shpirtërore" ndodhin edhe sot e kësaj dite, përfshi dhuntinë e drejtimit, mësimit, dhënies, udhëheqjes, dhe mëshirës (p.sh. Rom 12:6-8). Pëjetimi i Shpirtit të Shenjtë nganjëhjerë lidhet me mirosjen.
Jezusi e përshkruan Shpirtin e Shenjtë si "Ngushëllues" (apo fuqidhënës) në ungjillin e Gjonit 14:26. Pas ringjalljes së Tij, Krishti u tha nxënësve të Tij se ata "do të pagëzoheshin me Shpirtin e Shenjtë", dhe do të merrnin fuqi nga kjo ndodhi (Veprat 1:4-8), një premtim që u plotësua në ngjarjet e rrëfyera në kreun e dytë të Veprave të apostujve. Në Rrëshajën e parë, nxënësit e Jezusit ishin mbledhur në Jerusalem kur një erë e fuqishme u dëgjua dhe gjuhëzat e flakës u shfaqën mbi kokat e tyre. Një turmë shumëgjuhëshe i dëgjuan dishepujt duke folur, dhe secili prej tyre i dëgjonte ata duke folur në gjuhën e vet amtare.
Në ungjillin e Gjonit, theksohet jo çfarë bëri Shpirti i Shenjtë për Jezusin, por që Jezusi ua dha nxënësve të tij Shpirtin. Kristologjia "më e lartë" e shikon Jezusin si një qengj të flijuar, dhe si ardhës midis njerëzimit me qëllim ti japë atij Shpirtin e Perëndisë.
Detyrat dhe dhuntitë e Shpirtit të Shenjtë
Redakto- Shpirti i Shenjtë jep jetën dhe shpëtimin (Rom 8,2)
- Shpirti i Shenjtë jep aftësitë (2. Tim 1,7).
- Shpirti i Shenjtë mëson (1 Kor 2, 12).
- Shpirti i Shenjtë krijon bashkësi (2. Kor 13,13)
- Shpirti i Shenjtë dëshmon të Vërtetën (1. Gjon 5,5-9).
Sipas traditës katolike Shpirti i Shenjtë dhuron shtatë dhunti të cilat pasqyrohen tek një njeri :
- Dituria
- Kuptimi / Mendja
- Këshilla
- Fuqia
- Njohuria / Dituria (e shenjtë)
- Përkushtimi
- Droja e Perëndisë
Kjo renditje i bashkangjitet shtatë virtyteve : besimit, shpresës, dashurisë (për të afërmin), mençurisë, drejtësisë, guximit dhe maturisë ; të shtatë mëkateve vdekatare : krenarisë, koprracisë, epshit, smirës(lakmisë), grykësisë, inatit, përtacisë ; (të përpiluara nga Papa Gregori i Madh) dhe shtatë sakramenteve : pagëzimit, krezmimit, eukaristisë, rrëfimit, martesës, blatimit (shugurimit), krezmimit të sëmurit.
Pikëpamjet e feve të ndryshme
RedaktoThënie
Redakto- "Me të vërtetë po ju them : të gjitha mëkatet do t´i falen njerëzve, dhe çdo përdhosje që ata thonë ; por kushdo përdhos kundër Shpirtit të Shenjtë nuk do të falet kurrë, por është fajtor i mëkatit të amshuar: sepse ata thonë, 'Ai ka një shpirt të papastër'". (Ungjilli i Markut 3:28:29)
- "Ai që nuk është me mua është kundër meje, dhe ai që nuk mbledh me mua humbet. Prandaj unë po ju them : Çdo mëkat dhe përdhosje do t`u falet njerëzve; por përdhosja kundër Frymës nuk do t`u falet atyre. Dhe kushdo që flet kundër Birit të njeriut do të falet ; por ai që flet kundër Frymës së Shenjtë nuk do të falet as në këtë botë as në atë të ardhmen." (Ungjilli i Matisë 12:30-32)
- "Aty ku është kisha aty është edhe Shpirti i Perëndisë; e ku është Shpirti i Perëndisë aty është edhe kisha". Shën Ireneusi i Lionit
- "Kisha është ndërtuar nga Shpirti i Shenjtë". Shën Ambrozi
- "Pa Shpirtin e Shenjtë, Perëndia është larg, Krishti mbetet në të kaluarën, Ungjilli është një letër e vdekur, kisha një organizatë e thjeshtë, autoriteti një fuqi, misioni një propagandë, kulti një kujtim, dhe veprimi i krishterë një moral skllevërish. Patriarku Athinagoras I
Shiko edhe
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Fara e Zotit: Kush apo çfarë është Shpirti i Shenjtë?
- Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead. Shtëpia e shpirtit: Vepra e Shpirtit të Shenjtë. Arkivuar 4 gusht 2007 tek Wayback Machine
- Stampa:It Lutuni: Lutje Shpirtit të Shenjtë. Arkivuar 30 korrik 2007 tek Wayback Machine
- Stampa:It Faqet katolike: Dhuratat e Shpirtit të Shenjtë.
- Stampa:De Kisha evangjelike gjermane: Unë besoj në Shpirtin e Shenjtë. Ligjëratë nga Herman Bart.