Gregori I
Papa Gregori I ose Gregori i Madh (rr. 540 - 12 mars 604) ishte pape i kishes katolike nga 3 shtatori i vitit 590 gjer ne vdekjen e tij. Ai është i njohur edhe si Gregorius Dialogus (Gregori dialogist) ne kishen ortodokse për shkak te dialogeve qe shkroi. Ne kishen katolike është shenjt dhe doktor kishe. Mbahet mbi te gjitha si nder papet me te rendesishem, dhe është doktori kishtar me i riu i lashtesise se vone latine.
Papa Gregori I
| |
---|---|
Doktor kishe | |
Vitlindja | rr. 540
|
Data e vdekjes | |
Emri sekular | Gregor
|
Emri fetar | Shën Gregori
|
Zgjedhja papë | |
Pararendësi | |
Pasardhësi | |
Dita përkujtimore | |
Shenjtërimi | |
Shenjat | libri, pëllumbi, tiara
|
Shenjt mbrojtës i | shkollës kishtare, dijetarëve, mësuesve, nxënësve, këngëtarëve, muzikantëve,muratorëve, minatorëve,
|
Jeta
RedaktoGregori lindi ne nje familje katolike te nderuar patricesh nga Anici ne vitin 540, pas vdekjes se te atit Gordianus, u zgjodh ne moshe te re prefekt i Romes, i cili ishte nderi me i madh qytetar i asaj kohe. Perpara se te merrte kete titull ai themeloi Urdhërin i Shën Benediktit. Nga viti 579 ai ishte perfaqesues i Papa Pelagiusit ne Konstandinopojë, ku ai ndenjti gjashte vjet, duke u njohur me Leandrin e Seviljes, vellai i Isidorit te Seviljes.
Veprat
RedaktoGregori konsiderohet si mjeshtri i fundit prej katër mësuesve më të mëdhenj të kishës latine, pas Ambrosit, Jeronimit dhe Agostinit. Ai mësonte një përzierje të augustianizmit dhe të katolicizmit popullarizues, që ishte aktual në periudhën e hershme mesjetare. Ai e çoi më përpara doktrinën e purgatorit, duke e ngritur atë nga një mendim të mundshëm në dogmë. Ai besonte se shpirtrat mund të liroheshin nga purgatori nëpërmjet sakrificës së shumicës. Gregori i Madh e mbështeste besëtytninë e asaj kohe, siç ishte nderimi i relikteve. Ai e kritikoi peshkopin e Kostandinopojës për shkak të pretendimit të tij për titullin e patriarkut të përgjithshëm.
Shiko edhe
RedaktoLidhje te jashtme
Redakto- Enciklopedia katolike Jeta e papës Shën Gregorit (ang).