Evropa Lindore është një term që i referohet regjionit gjeopolitik të pjesës lindore të Evropës. Në disa definicione kufijtë e saj definohen më shumë nga aspekti kulturor se gjeografik.

Harta e Evropës lindore

Definicionet

Redakto

Evropa Lindore është një term që i referohet regjionit gjeopolitik të pjesës lindore të Evropës. Ajo ze ekstremin lindor te Evropes dhe shtireht midis Finlandes, Polonise, Sllovakise, Hungarise dhe Rumanise ne perendim dhe maleve Ural ne lindje. Kufirin verior e bejne deti I Bardhe, deti Barenc e ate jugor deti I Zi dhe liqeni Kaspik. Egzistojnë disa definicione për Evropën Lindore, por atyre shpesh i mungon preciziteti. Definicionet varen si nga kulturat dhe mes ekspertëve dhe shkenctarëve politik,së fundmi duke u bërë më pak preciz [1]. Zakonisht, termi kuptohet si një regjion që shtrihet mes Evropës qendrore dhe Maleve Urale, ose si shtetet Evropiane të "Bllokut Lindor" të dikurshëm.

Karakteristikat natyrore

Redakto

Ne Evropen Lindore jetojnë rreth 300 milion banorë me dendësi mesatare 13 banorë për km².Evropa Lindore shtrihet midis 45° e 70° gjerësi gjeografike veriore dhe 20° e 70° gjtësi gjeografike lindore.Në veri ka dalje në Detin Barec,Detin e Bardhë dhe detin Kara,kurse në jug arrin deri në brigjet e Detit të Zi dhe detit Azov.Pjesa lindore e Evropës kufizohet me malet Urale,lumi Ural,liqenin Kaspik dhe ultësirën e Kaspikut.Evrope Lindore përbën një tërësi gjeografike.Relievi i Evropës Lindore është fushor.

Kombet e Bashkuara

Redakto
 
Evropa Lindore sipas Kombeve të Bashkuara

Ndarja Statistikore e Kombeve të Bashkuara e konsideron Evropën Lindore të përbërë nga këto shtete[2][3]: Bellorusia, Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Moldavia, Polonia, Rumania, Rusia (shtet transkontinental), Sllovakia dhe Ukraina.

Grupi i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për emra gjeografik (GEOKBEGj) u themelua për të konsideruar problemet teknike të standardizimeve domestike të emrave gjeografik[4]. Ky grup përbëhet nga ekspertë nga fusha të ndryshme linguistike/gjeografike.

CIA World Factbook[7] i përshkruan shtetet në vijim si të ndodhura në:

Relievi dhe klima

Redakto

Eshte nje hapsire me diversitet te madh te kushteve natyrore.Relievi i nenrajonit eshte nje nderthurje e maleve dhe ekodrave me siperfaqet fushore.Ne veri te tij shtrihet fusha gjermano-polake,pjese e Fushes se Evropes Veriore,e cila pershkohett nga lumenjte Odra,Vustula e shume te tjere.Ne pjeset qendrore dhe jugore te Evropes Lindore shtrihen territore malore dhe kodrinore,te cilat ndahen midis tyre nga fsha te vogla pjellore.Midis lartesive dallohen vargjet e uleta malore te Masivit te bohemise,malet Karpate dhe Alpet e Transilvanise,te cilat jane vazhdim i Karpateve.Ndermjet tyre shtrihet Ultersira e Panonise dhe ne juglindje,Ultersira e Vllahise,te cilat pershkohen nga lumi Danub.Ne jug te ketyre ultesirave shtrihen malet e Ballkanit Qendror,ndersa ne jugperendim te tyre jane Alpet Dinarike.Per sa i perket klimes,nenrajoni i Evropes Lindore eshte si nje zone e mdermjetme midis klimes detare te Evropes Perendimore dhe klimes kontinentale ne lindje te tij.Keshtu,nga brigjet perendimore deri ne brendesi te Gadishullit te Ballkanit ndeshet klima mesdhetare,ndersa me ne lindje,klima kontinentale.Natyra kontinentale e klimes ndihet me teper ne pjesen lindore te Polonise dhe vjen duke u zbutur ne drejtim te pjeses perendimore te saj dhe ne Ceki

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Drake, Miriam A. (2005) Encyclopedia of Library and Information Science, CRC Press
  2. ^ United Nations Statistics Division- Standard Country and Area Codes Classifications (M49)
  3. ^ spects Population Database]
  4. ^ "United Nations Statistics Division - Geographical Names and Information Systems". Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2010. Marrë më 4 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d "United Nations Statistics Division - Geographical Names and Information Systems". Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2010. Marrë më 4 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Shtetet tjera në këtë ndarje janë Belgjika, Kanada, Qipro, Franca, Greqia, Vatikani, Italia, Luksemburgu, Monako, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.
  7. ^ "The CIA World Factbook". Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2013. Marrë më 4 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)