Historia e Kinës
Historia e Kinës është një nga më të vjetrat në botën antike të Azisë dhe të botës.
Parahistoria
RedaktoProva arkeologjike sugjerojnë që njerëzit e parë në Kinë datojnë që nga 2,24 milionë deri në 250.000 vjet më parë. Në një shpellë në Zhoukudian (afër Pekinit të sotëm) janë gjetur fosile të vjetra nga 300.000 deri në 550.000 vjet.
Në përgjithësi, vendbanimet më të vjetra konsiderohet se kanë qenë në Kinë, Egjipt dhe Mesopotami. Në Kinë banorët jetonin pranë luginave të lumenjve Hoang-ho dhe Jance-Kjang.
Dinastitë në historinë e Kinës
RedaktoDinastia Xia, dinastia e parë në historinë kineze
Redakto- Artikull kryesor : Dinastia Xia
Dinastia Shang, dinastia më e hershme e shënuar me shkrim në historinë kineze
Redakto- Artikull kryesor : Dinastia Shang
Dinastia Zhou - Perëndimor, Periudha e Pranverës dhe Vjeshtës, Periudha e Shteteve ndërluftuese
Redakto- Artikull kryesor : Dinastia Zhou
Dinastia Çin, e para dinasti feudale në Kinë
Redakto- Artikull kryesor : Dinastia Çin
Dinastia Han
Redakto- Artikull kryesor : Dinastia Han
Periudha e Weit, Jinit dhe dinastive jugore dhe veriore, Dinastia Weit dhe Dinastia Jin
RedaktoPeriudha e Weit dhe Jinit përfshin periudhën nga viti 220 deri në vitin 589. Në fund të shekullit të 2-të, sundimi i dinastisë Han Lindor erdhi duke u rënë dhe qysh nga ajo kohë historia kineze hyri në një periudhë relativisht të gjatë të ndarjes. Në fillim, perandoria Han Lindor u nda në tri perandori antagoniste që qëndronin si një trekëmbësh (189-265). Gjendjes së ndarjes i dha fund dinastia Jin Perëndimor, që u krijua më vonë, mirëpo Perandoria e bashkuar Jin Perëndimor u ruajt vetëm për një kohë të shkurtër (265-316) dhe shkoi prapë drejt ndarjes. Familja e perandorit Jin Perëndimor krijoi një regjim në jug të lumit Jance, që u quajt Jin Lindor (317-420), kurse në pjesën veriore të Kinës, që ra në luftëra midis kombësive të ndryshme, u krijuan shumë regjime, që u quajtën “16 mbretëri”.
Në atë periudhë, ekonomia në jug mori një zhvillim relativisht të madh. Kombësitë në perëndim dhe në veri u shpërngulën dhe u vendosën gradualisht në krahinat e brendshme, gjë që shpejtoi shkëmbimet dhe asimilimin reciprok. Në fushën kulturore, preferohej filozofia “xuan-xue”, që ishte afërsisht si metafizika; dy fetë, budizmi dhe taoizmi u përhapën dhe u zhvilluan në mes të luftës midis tyre, por sundimtarët mbronin në përgjithësi budizmin. Në fushën letraro-artistike, u lanë vepra të pavdekshme, si veprat poetike dhe prozatike të 7 personave fisnikë të viteve Jan-an, të poetëve Tao Yuan Ming e të tjerë, veprat kaligrafike të kaligrafëve Wang Xi Zhi e të tjerë, pikturat e piktorëve Gu Kai Zhi e të tjerë, si dhe veprat artistike në Guvat Dunhuang e të tjera.
Në fushën tekniko-shkencore, matematikani kinez i shekullit të 5-të Zu Çong Zhi llogariti i pari vlerën e saktë të raportit ndërmjet gjatësive të perimetrit dhe diametrit të rrethit deri në numrin e 7-të pas pikës së numrit dhjetor ; Libri “Çimin Yaoshu” i shkencëtarit kinez Jia Si Xie u bë një vepër kolosale në historinë e agroteknikës në botë.
Periudha e “Dinastive Jugore dhe Veriore” përfshin periudhën nga viti 420 deri në vitin 589. Dinastitë veriore përfshin dinastinë Wei Veriore, e cila u nda në Wei Lindor dhe Wei Perëndimor ; më vonë Wei Lindor u zëvendësua nga Çi Verior, kurse Wei Perëndimor u zëvendësua nga Zhou Verior, i cili e zhduku më vonë Çi Verior. Dinastitë jugore përfshin katër dinasti në jug: Song, Çi, Liang dhe Çen.
Gjatë periudhës së Dinastive Jugore dhe Veriore, ekonomia në jug ishte më e zhvilluar, sepse atëherë shumë banorë të fushave të Kinës qendrore u shpërngulën pandërprerë në jug për t'u mbrojtur nga turbullirat e shkaktuara nga luftërat, gjë e cila jo vetëm shtoi numrin e krahëve të punës në jug, por edhe teknika e përparuar e prodhimit u transferua në jug, dhe kjo nxiti fuqimisht zhvillimin e prodhimit në jug. Zonat përreth qytetit Yangzhou ishin asokohe zona me ekonomi të zhvilluar të Dinastive Jugore.
Në fushën kulturore, gjëja më e dukshme asokohe ishte zhvillimi i mendimeve metafizike, sepse kohët plot me turbullira krijuan truall të përshtatshëm për liberalizimin e mendimeve. Gjatë asaj periudhe, u arritën suksese shumë të mëdha në fushën e letërsisë, veçanërisht në krijimtarinë poetike.
Në atë periudhë, kanë qenë shumë të dendura lidhjet e Kinës me vende të tjera, si me Japoninë dhe Korenë në lindje, me Azinë Qendrore dhe me perandorinë Romake në perëndim, si dhe me vendet dhe rajonet e Azisë Juglindore.
Periudha e Dinastive Jugore dhe Veriore, që filloi nga koha e përmbysjes së dinastisë Jin Lindor, ka qenë një nga periudhat e ndarjes së vendit, që ishin të papara në historinë kineze. Në atë periudhë, turbullirat penguan në një shkallë të caktuar zhvillimin e ekonomisë, por nga ana tjetër, meqenëse pakicat kombëtare zinin pozitë sunduese në krahinat e Kinës Qendrore të rrjedhjes së lumit të Verdhë, asimilimi nacional ka qenë një gjë e paparë në historinë kineze. Pikërisht në ato kushte, shumë kombësi në pjesën veriore të Kinës u asimiluan gradualisht nga kombësia Han dhe më në fund u shkrinë në një komb. Prandaj, mund të themi se ndarja e vendit në atë periudhë luajti objektivisht një rol shumë të rëndësishëm për shpejtimin e bashkimit kombëtar dhe kjo gjë u bë një hallkë e rëndësishme e progresit të zhvillimit të kombit kinez.
Dinastia Sui dhe Tang
Redakto- Artikull kryesor : Dinastia Sui
- Artikull kryesor : Dinastia Tang
Dinastia Song
Redakto* Artikull kryesor : Dinastia Song
Dinastia Yuan
Redakto* Artikull kryesor : Dinastia Yuan
Dinastia Ming
Redakto* Artikull kryesor : Dinastia Ming
Dinastia Qing
Redakto* Artikull kryesor : Dinastia Qing
Vepra të njohura historiografike
RedaktoArti i luftës i Suncit
Redakto- Artikull kryesor : Arti i luftës i Suncit
Shënime të historisë
RedaktoLibri "Shënime të historisë" është jo vetëm një vepër e madhe historiografike, por edhe një vepër e madhe e letërsisë biografike në historinë kineze dhe ka ushtruar ndikim shumë të madh mbi historiografinë dhe letërsinë kineze të brezave të mëvonshëm. Libri "Shënime të historisë" u botua gjatë periudhës së dinastisë Han Perëndimor, në shekullin e parë të erës së re. Në të shënohen politika, ekonomia, kultura dhe historia e 3000 vjetëve, nga fillimi i historisë së lashtë kineze deri në periudhën e dinastisë Han Perëndimor. Libri "Shënime të historisë" është vepra e parë e stilit biografik në Kinë mbi historinë e përgjithshme, është edhe vepra që krijoi nismën e letërsisë biografike kineze.
Para se të flasim për kontributin e librit "Shënime të historisë" në historiografinë dhe letërsinë kineze, le t'ju njohim me autorin e kësaj vepre të madhe, Sima Qian. Ai qe historian dhe letrar kinez i kohës së dinastisë Han Perëndimor. Ai lindi në familjen e një historiani. Babai i tij ishte historian zyrtar i oborrit perandorak. Qysh në fëmijëri, Sima Qian ishte i shkathët në të menduar dhe i shikonte në mënyrë të pavarur personat dhe ngjarjet historike që i njihte në materiale të mëparshme historiografike. Në kohën e rinisë, ai udhëtoi në shumë krahina, ku studjoi doket dhe zakonet lokale, gjendjen ekonomike dhe produktet vendëse, vizitoi kuriozitete dhe grumbulloi biografi të personave të njohur dhe materiale mbi ngjarje të rëndësishme. Më vonë, Sima Qian u bë historian zyrtar i oborrit perandorak, duke trashëguar punën e të atit. Në ato vite, të gjitha materialet historiografike mbi dinastitë e mëparshme kishin mbetur nga periudhat e rivalitetit midis principatave për ndarjen e territorit dhe ishin shënuar pikëpamje të ndryshme për ngjarje historike dhe ato pikëpamje tregonin një horizont të ngushtë shikimi. Prandaj, krahas klasifikimit të materialeve historike të mëparshme, Sima Qian kishte ndër mend të shkruante me dorën e vet një libër historiografik. Por, pikërisht në atë kohë, ai u akuzua për faktin se ai justifikoi gjeneralin Li Ling që kishte kapitulluar para hunëve dhe për këtë akuzë ai u dënua me tredhje. Në atë incident, Sima Qian u cenua rëndë nga anët fizike dhe psikike. Më vonë, oborri perandorak përsëri e ngarkoi Sima Qian me detyrë të rëndësishme, por ai kishte botën shpirtërore krejt të ndryshme. Ai ndiente se i vetmi qëllim dhe domethënia e jetës së tij do të ishte kryerja e librit "Shënime të historisë". Sima Qianit iu deshën 13 vjet për shkrimin e librit《Shënime të historisë》, që është një vepër kolosale prej 500 mijë fjalësh dhe me 130 kapituj, të ndarë në 5 pjesë që vijojnë: 12 kapituj të biografive të monarkëve, 10 kapituj të tabelave kronologjike, 8 kapituj të analeve të ngjarjeve, 30 kapituj të biografive të familjeve aristokratike dhe 70 kapituj të biografive të personave të njohur.
Libri《Shënime të historisë》ndahet në pjesë me stile të ndryshme të të shkruarit. Monarkët dhe personat e tjerë politikë përbëjnë vijën kryesore të shkrimit. Në “biografi të monarkëve” shënohen kohët e lulëzimit dhe të rënies të monarkëve dhe ngjarjet më të rëndësishme të periudhave të ndryshme; në “tabela kronologjike” shënohen ngjarje të periudhave të ndryshme historike; “analet e ngjarjeve” janë shënime tematike të ngjarjeve në fushat astronomike, kalendarike, hidraulike, ekonomike, kulturore e të tjera. “Biografitë e familjeve aristokratike” janë shënime të veprimtarisë të lordëve dhe aristokratëve. “Biografitë e personave të njohur ” janë biografi të personave me influencë të shtresave të ndryshme të periudhave. Në disa kapituj shënohet edhe historia e pakicave kombëtare. Në “biografitë e monarkëve”, “biografitë e familjeve aristokratike” dhe “biografitë e personave të njohur”, që përbëjnë pjesën më të madhe të gjithë librit, shënohet historia duke përshkruar figurat historike si detyrë kryesore, prandaj themi se Sima Qian krijoi “stilin biografik” që është një stil i ri i librave historiografikë. Libri《Shënime të historisë》është quajtur gjithmonë si “shënime të verteta”. Sima Qian nuk punoi ashtu siç punuan disa historianë zyrtarë të dinastive të mëparshme, të cilët e konsideronin redaktimin e materialeve historiografike si shënimin e meritave të monarkëve të shenjtë dhe të ministrave të shquar dhe si lavdërimin e dinastive kur jetuan ata.
Libri《Shënime të historisë》prek më shumë fusha në krahasim me veprat e tjera të “historiografisë ortodokse” të shoqërisë feudale kineze. Sima Qian nuk ndali penën e tij vetëm në fushën politike, por krijoi një vepër historiografike me përmbajtje të larmishme, duke i lidhur ngushtë dhe duke i bashkuar në një të tërë fushat politike, ekonomike, ushtarake, kulturore si dhe fushat astronomike, gjeografike, humanitare e të tjera.
Për shkak të padrejtësisë shoqërore ndaj vetes së tij, Sima Qian tregoi kujdes të veçantë për trajtimin e vlerës së jetës së individëve. Ndryshe nga “historiografitë ortodokse” të dinastive të kaluara feudale, në librin《Shënime të historisë》shprehen dashuri dhe urrejtje të theksuara. Në të lëxojmë si përshkrime për demaskim dhe ironi ndaj klasës sunduese feudale, sidomos ndaj grupit sundues suprem të dinastisë Han, ashtu edhe përshkrime për pasqyrimin e rezistencës së masave popullore kundër politikës tiranike feudale. Në këtë vepër lavdërohen dhe trajtohen pozitivisht një numër njerëzish të shtresave të ulëta dhe heronjsh atdhedashës. Përshkrimet e shumë ngjarjeve në këtë vepër do të ishin të papranueshme për pikëpamjet ortodokse mbi historinë dhe mbi etikën, po Sima Qiani i konsideronte ato përshkrime si të domosdoshme dhe të vlefshme.
Libri《Shënime të historisë》ka vlerë shumë të madhe letrare. Vlera e tij artistike mishërohet në radhë të parë në portretizimin e figurave të shumta me karakter të theksuar, duke shfrytëzuar materialet e vërteta historike. Ndër figurat e personave të portretizuara në këtë vepër kishte persona që filluan luftën si kryengritës fshatarë dhe në fund morën fronin monarkik; kishte heronj që dukeshin si njerëz frikacakë dhe mediokër, por në fakt ushqenin ambicie; kishte kaçakë që nuk qëndronin në pushtet, por me famën e vet tronditnin edhe sundimtarët; kishte oficerë madhorë që tregoheshin si guximshëm dhe dilnin gjithnjë fitimtarë; kishte atentatorë që nuk trembeshin para gjakderdhjes; kishte edhe intelektualë që ndihmuan me mençurinë e vet komanduesit duke hartuar strategjinë brenda çadrës ushtarake; bile kishte edhe vejusha ose vajza të bukura, të cilat braktisën shtëpinë dhe u hodhën në anën e palës kundërshtare bashkë me dashnorët e vet. Të gjitha këto figura të gjalla përbëjnë pjesën më të rëndësishme tërheqëse të librit《Shënime të historisë》.
Në librin《Shënime të historisë》, ngjarjet janë përshkruar me qartësi dhe gjallëri, sidomos përshkrimi i tablove me karakter dramatik shton fuqinë tërheqëse të kësaj vepre. Nga ana gjuhësore, libri《Shënime të historisë》është shkruar me një gjuhë të thjeshtë, të pastër dhe të rrjedhshme, pra, kjo vepër është konsideruar gjithmonë si suksesi më i lartë i veprave prozatike kineze në kohën e lashtë.
Pesë periudhat e lulëzimit në historinë kineze
RedaktoNë historinë e gjatë feudale kineze, që zgjati më se 2000 vjet, pati disa periudha të dëshirueshme që u quajtën në historiografi “periudha të lulëzimit”, siç ishin periudha e lulëzimit në kulm e dinastisë Han Perëndimor nga vitet e perandorëve Wendi dhe Jingdi deri në vitet e perandorit Wudi; periudha e lulëzimit e dinastisë Tang nga vitet e perandorit Taizong deri në vitet e perandorit Xuanzong; periudha e lulëzimit e dinastisë Ming në vitet e perandorëve Çengzu dhe Shyanzong dhe periudha e lulëzimit e dinastisë Qing në vitet e perandorëve Kangsi, Yongzheng dhe Qianlong. Një periudhë tjetër e lulëzimit ka qenë “periudha e lulëzimit e Shteteve Ndërluftuese”, por ajo nuk është e njohur për shumë njerëz. Dy periudhat e lulëzimit të dinastive Tang dhe Qing janë vlerësuar më lart.
Secila nga 5 “periudhat e lulëzimit” lindi pas turbullirave të mëdha në vitet e fundit të një dinastie të mëparshme dhe arriti kulmin e lulëzimit në konën e ngritjes së një dinastie të re. Dinastia Han Perëndimor, një dinasti feudale e rikrijuar mbi gërmadhat e dinastisë Çin të përmbysur, arriti periudhën e saj të lulëzimit të plotë vetëm pas 170 vjet “pushimi dhe rimëkëmbje”. Periudha e lulëzimit e dinastisë Tang u duk vetëm atëherë kur vendi shkoi përsëri në binarin e qeverisjes stabël, duke kaluar një rrugë 100 vjeçare me zigzage pas turbullirave në vitet e fundit të dinastisë Sui. Dinastia Ming gjithashtu e krijoi gjendjen e “qeverisjes stabël në vitet e perandorëve Çengzu dhe Shyanzong” vetëm atëherë, kur mposhti militaristët e shumtë, përmbysi sundimin e dinastisë Yuan dhe u përpoq gjysmë shekulli për stabilizimin politik dhe ekonomik. Por, në vitet e mesme të perandorit Shenzong u dukën shenja të shumta të turbullirave. Pas perandorit Sizong, hipi në fron perandori Çongzhen dhe atëherë dolën turbullira në përmasa të mëdha, të cilat zgjatën gjysmë shekulli, derisa forcat e armatosura të dinastisë Qing hynë përkëtej Murit të Madh. Pasi u bë sundimtare në Kinën qendrore, dinastisë Qing iu deshën rreth 20 vjet për asgjësimin e dy ushtrive kryengritëse fshatare të Li Zi Çengtut dhe të Zhang Xian Zhongut dhe për zhdukjen e forcave të mbetura në jug të dinastisë Ming. Dinastia Qing ka qenë një dinasti e krijuar mbi bazën e turbullirave të mëdha në vitet e dinastisë Ming dhe doli nga turbullirat në qeverisjen stabël vetëm pas afro 70 vjetëve të tjerë.
Përsa i përket periudhës së “Shteteve Ndërluftuese”, ajo ka qenë diçka e veçantë. Na duket se ekzistenca e 7 fuqive në atë kohë ishte një gjendje e turbulluar, por në fakt ishte një strukturë e re politike e formuar pas “degjenerimit të riteve dhe muzikës” dhe pas një kohe të gjatë të aneksimit, pra të 7 fuqitë ruanin stabilitetin relativ për një kohë të gjatë dhe më në fund shteti Çin kreu bashkimin, duke arritur kulmin e qeverisjes stabël.
Të gjitha periudhat e lulëzimit në histori u karakterizuan nga bashkimi i vendit, lulëzimi ekonomik, stabiliteti politik, sigurimi i gjatë publik, fuqizimi i potencialit shtetëror dhe zhvillimi kulturor.
Periudha e Pranverës dhe Vjeshtës u bë periudhë e “degjenerimit të riteve dhe muzikës” dhe u konsiderua nga Konfuci si një “periudhë e turbullt”, por ajo tregonte se sistemi i vjetër shoqëror do të shembej dhe një sistem i ri shoqëror po lindte. Në fillim të periudhës së Shteteve Ndërluftuese, Li Kui bëri reformë në shtetin Wei dhe Wu Çi bëri reformë në shtetin Çu, kurse në vitet e mesme të periudhës së Shteteve Ndërluftuese, edhe shtetet Çin, Han, Çi, Zhao dhe Yan gjithashtu u fuqizuan në sajë të reformës, veçanërisht shteti Çin u bë më i fuqishëm se 6 shtetet e tjera si rezultat i reformës përfundimtare që bëri Shang Yang. Të gjitha ato shtete kryen përfundimisht ose në përgjithësi reformën dhe si rezultat, sistemi skllavopronar u zëvendësua me sistemin feudal.
Në periudhat e mëparshme zbatohej sistemi i ndarjes së territorit në principata, por, pas aneksimit reciprok gjatë periudhës së Pranverës dhe Vjeshtës, deri në periudhën e Shteteve Ndërluftuese mbetën vetëm disa dhe 7 prej tyre ishin shtete të fuqishme. Por ajo gjendje kishte dallim esencial me ndarjen e vendit që pati në disa peririudha të mëvonshme. Para themelimit të dinastisë Çin në vitin 221 para erës së re, dinastitë Xia, Shang dhe Zhou nuk kishin realizuar bashkim të vërtetë dhe ato ishin në fakt federata të fiseve patriarkale, të cilat e respektonin mbretin si qendër dhe e quanin “Tian Zi”, që do të thotë “biri i qiellit”. Shndërrimi i gjendjes nga “shtetet e shumta” të periudhës së Pranverës dhe Vjeshtës në “7 fuqitë ndër Shtetet Ndërluftuese” ishte një përparim i rëndësishëm. Bashkimi i tyre në një të tërë, duke u krijuar një perandori me pushtet të centralizuar qendror, ishte rezultat i zhvillimit të historisë së periudhës së Pranverës dhe Vjeshtës dhe të periudhës së Shteteve Ndërluftuese. Duke aneksuar 6 fuqitë e tjera, duke anulur sistemin e ndarjes në principata, duke zbatuar sistemin administrativ të qarqeve dhe distrikteve dhe duke krijuar sistemin e sundimit autokratik, perandori Çin Shi Huang për herë të parë e bëri realitet teorinë e “unifikimit të madh”. Duke filluar nga ajo kohë, çështja e bashkimit apo ndarjes u bë në mënyrë të pashmangshme një nga parimet për gjykimin e zhvillimit shoqëror.
Sigurisht, nga ana tjetër, kryengritjet fshatare të shpërthyera në histori prishën “bashkimin”, por nuk i konsiderojmë ato si “ndarje”, sepse ato shpërthyen në rrethanat kur sundimtarët e një dinastie feudale në vitet e saj të fundit ishin korruptuar në palcë, zhvillimi i forcave prodhuese ishte penguar seriozisht dhe masat popullore ishin katandisur në vuajtje të tmershme. Pikërisht për këtë arsye, Mao Ce Dun vlerësoi pozitivisht rolin pozitiv të kryengritjeve fshatare në historinë kineze. Por pas “ndarjes”, shoqëria prapë shkonte drejt bashkimit dhe kjo përputhet me ligjin e zhvillimit të shoqërisë kineze. Realizimi i “unifikimit të madh” u bë një nga kushtet e rëndësishme për vlerësimin e periudhave të lulëzimit.
Periudha e viteve të perandorit Wendi (179-157 para erës së re), të viteve të perandorit Jingdi (156-141 para erës së re) dhe të viteve të perandorit Wudi (140-87 para erës së re) ishte një periudhë e zgjerimit të territorit për dinastinë Han. Pas një lufte për gjysmë shekulli, ajo mposhti hunët dhe i dëboi ata në veri të shkretëtirës së madhe. Zonat në jug të shkretëtirës së madhe, dikur të zëna nga hunët, si dhe zonat Hexizoulang u përfshinë në hartën e dinastisë Han. Zonat në perëndim të kështjellës Yumen dhe pjesa jugore e Singjangut, e quajtur si “zona perëndimore”, u bënë territor i dinastisë Han. Në lindje, mposhti Korenë e familjes Wei, si rezultat, një pjesë e zonës Liaodong u përfshi në territoret e administruar nga dinastia Han. Si rezultat i zgjerimit drejt jugut, jugperëndimit dhe juglindjes, zonat e banuara nga pakicat kombëtare në Guangdong, Yunan, Zhejang, Fujian e të tjera u bënë pjesë të territorit të dinastisë Han. Kryesisht gjatë viteve të perandorit Wudi të dinastisë Han, u realizua “unifikimi i madh”, që i kaloi “unifikimit të madh” të dinastisë Çin.
“Unifikimi i madh” në kohën e dinastisë Tang ishte unifikim i mëtejshëm pas dinastisë Han. Dinastia Tang mposhti Turkye në zonën veriperëndimore dhe vendosi administratën Ansi; në verilindje mposhti përfundimisht Kaokouli dhe vendosi administratat Andong dhe Heishui për të administruar zonat verilindore. Deri në vitet e perandorit Xuanzong, dinastia Tang i kaloi dinastisë Han përsa i përket sipërfaqes se territorit.
Dinastia Han dhe dinastia Tang realizuan bashkimin e paparë të vendit dhe kanë qenë dy pariudha të rëndësishme historike të territoreve kineze.
Gjatë viteve të perandorëve Çengzu dhe Shyanzong, forcat e armatosura të dinastisë Ming sulmuan drejt veriut dhe veriperëndimit kundër pasardhësve të dinastisë Yuan, duke vënë nën kontroll zonat në veri dhe jug të shkretëtirës së madhe, kurse në zonat jugore dhe jugperëndimore, domethënë sot provincat Junan, Guizhou, Siçuan e të tjera, u zbatua sistemi i administratorëve lokalë, të cilët ishin nën administrimin nga qendra. Në zonat verilindore, domethënë nga Kaiyuan i sotëm deri në zonat në veri të maleve Xin-anling të jashtëm, deri në Kuvu, domethënë deri në ishullin Kuje në lindje, u vendosën shumë poste mbrojtëse, kurse në Telin të Heilongjangut u vendos drejtoria Nurgan, që drejtonte postet mbrojtëse. Vendet përreth, për shembull An-nan, Sianluo, Koreja e të tjera, u bënë shtete vasale të perandorisë Ming. Kurse pas perandorëve Çengzu dhe Shyanzong, zonat në veri të Murit të Madh dhe zonat veriperëndimore prapë u vunë nën kontrollin e Mongolisë, e cila herë luftonte me perandorinë Ming dhe herë pajtohej me të. Mongolia e atëhershme ekzistonte pothuajse paralelisht me perandorinë Ming dhe territori i dinastisë Ming ishte zvogëluar disi.
Përsa i përket gjerësisë së territoreve dhe unitetit të vendit, dinastia Ming ua kaloi dinastive Han dhe Tang. Në këtë drejtim, përveç dinastisë Yuan, vetëm dinastia Qing në vitet e lulëzimit të perandorëve Kangsi, Yongzheng dhe Qianlong mund të krahasohej me dinastinë Ming. Lidhur me ketë, perandori Yongzheng i dinastisë Qing thoshte: “Qysh nga kohët e lashta, fushat qendrore dhe zonat përreth kanë qenë si një familje, kurse sipas gjerësisë së territorit, asnjëra prej tyre nuk ka qenë si dinastia jonë.” Ai thoshte gjithashtu: “Sot ato janë bashkuar dhe janë bërë një botë unike, e cila përfshin lindjen, perëndimin, jugun dhe veriun dhe të gjitha ato respektojnë dhe duan njëra tjetrën. ” Por ai i tha këto fjalë herët. Në fakt, vetëm pas shtypjes përfundimtare të rebelimit të Zhungarit në perëndim në vitin 1759, krahinat Qinghai, Singjang dhe Tibet u vunë me të vërtetë nën administrimin nga qendra. Që nga ajo kohë, në zonat perëndimore, d.m.th. zonat deri në lindje të liqenit Balkhash, dhe në zonat veriore, d.m.th. zonat në jug dhe veri të shkretëtirës së madhe, filloi të zbatohet sistemi administrativ i qarqeve dhe distrikteve. Në Kinën jugperëndimore, u anulua sistemi administrativ i administratorëve lokalë me titull “Tusi”, sistem që u zbatua për mbi 1000 vjet. Territoret verilindore u shtrinë deri në veri të lumit Heilongjang, në jug të malit Sing-an të jashtëm dhe në lindje të lumit Usuri e deri në bregdet, duke u përfshirë edhe ishulli Kuje, rusisht Sahrin; Territoret juglindore u shtrinë deri në lindje të ishullit Taivan. Territori më në jug arriti në arkipelagun Nansha.
Në të gjitha territoret e sipërpërmendura, që u përfshinë në hartën e Kinës, u vendosën administratat e provincave, u emëruan zyrtarë përkatës dhe u dislokuan forca të armatosura për mbrojtje, pra, vetëm atëherë ishte realizuar bashkimi i vërtetë dhe më se 50 kombësitë kineze filluan të jetojnë së bashku nën të njëjtin pushtet. Perandorët Kangsi dhe Qianlong zhvilluan konceptin mbi “unifikimin e madh” dhe thyen konceptin tradicional që i konsideronte banorët e kombësisë Huasia (sot kombësia Han) si “të brendshëm” dhe pakicat kombëtare si “të huaj”. Duke filluar nga koha e perandorit Kangsi, Kina ka hequr dorë nga ndërtimi i Murit të Madh, gjë e cila zhduku mosmarrëveshjet që zgjatën 2000 vjet midis kombësive të ndryshme, e bëri realitet idealin që thoshte “fushat qendrore dhe zonat përreth kanë qenë si një familje”. Kjo hodhi bazë të shëndoshë për stabilizimin e territorit kinez dhe për formimin e një vendi shumëkombësh (sigurisht, sot harta e Kinës është zvogëluar një e katërt në krahasim me periudhën e lulezimit në vitet e perandorëve Kangsi dhe Qianlong, gjë që përbën një prapavajtje relativisht të madhe).
Gjatë çdo periudhe të lulëzimit, nën kushtet e “unifikimit të madh”, u bë realitet qeverisja stabël për një kohë të gjatë, u zhvillua prodhimi në mënyrë të qëndrueshme, u siguruan drithëra të mjaftueshme të bukës dhe u garantua bollëku i hambarit shtetëror. Siç janë shënuar në materiale historiografike, gjatë viteve të perandorit Udi të dinastisë Han, “gjatë më se 60 vjetëve të lulëzimit të dinastisë Han, të gjitha territoret ishin në qetësi dhe hambarët ishin plotë”. Gjatë viteve të perandorit Shyanzong të dinastisë Tang, çdo familje kishte rezervë drithërash për disa vjet, kurse “në hambarët shtetërorë kishte rezervë të tepërt, bile u kalbën drithëra në sasi të pallogaritshme”. Gjatë viteve të prandorëve Çengzu dhe Shyanzong të dinastisë Ming, “populli kishte drithëra me bollëk dhe rezervat e shtetit kishin kaluar masën”, “mbarë vendi ishte i pasur me drithëra; si populli ashtu edhe ushtria furnizohej me drithëra në bollëk”. Gjatë viteve të perandorit Kangsi të dinastisë Qing, rezervat e shtetit ishin edhe më të bollshme. Duke filluar nga viti i 50-të i perandorit Kangsi(1711), duke u ndarë cikli në 3 vjet, secilës province iu hoqën taksat vjetore një herë, kurse heqja e taksave rajonale bëhej çdo vit. Gjatë viteve të perandorit Kangsi, vëllimi i heqjes së taksave, i marrë së bashku, arriti 140 milionë liang argjend. Gjatë viteve të perandorit Qianlong, shteti ishte i pasur me rezerva të shumta, shteti 4 herë hoqi taksat me një vëllim prej 120 milionë liang argjend dhe 3 herë hoqi taksat me drithëra me një sasi prej 10 milionë kuintalë. Rezerva financiare shtetërore arriti maksimum në 80 milionë liang argjend, dhe arrinte në 60 milionë deri në 70 milionë liang në vitet e zakonshme. Edhe në vitet me luftë, kjo shifër arrinte në 30 milionë deri në 60 milionë liang argjend.
Referime
Redakto