Historia ekonomike e Evropës (1000 pas Krishtit – sot)
Zbulimet e mëdha gjeografike hapën rrugët edhe për zhvillimin ekonomik, zhvillimin e industrisë dhe tregtisë. Tani rolin e detit të rëndësishëm e mori oqeani Atlantik prej detit Mesdhe. Ky ndryshim bëri që Republika e Venedikut dhe Gjenova të dobësohen ekonomikisht.
Gjatë viteve 1450-1700 pati zhvillim të tregtisë mes vendeve evropiane dhe vendeve të kolonizuara. Nga kjo, vendet evropiane u pasuruan. Pasurimi bëri që edhe degët tjera të ekonomisë të zhvillohen. Bujqësia u zhvillua dhe interesimi i madh për mallra industriale e sidomos ato të copës shtonte nevojën për reformim bujqësor, nevoja për lesh, qumësht e nënproduktet e tyre mund të realizoheshin me reformim. Në Angli së pari filloi të zbatohej metoda me ferma ku fshatarët dëboheshin nga tokat e tyre, e feudalët krijonin ferma, ata panë se vetëm me dele mund të përparonin më shumë dhe tokat i shndërruan në kullosa. Kjo formë bëri që fshatarët të mbesnin pa ekzistencë, fermerët e vegjël falimentuan. Kjo bëri që të shpërthenin revolta shoqërore dhe po ndihej fillimi i shoqërisë së re kapitaliste. Lindja e kapitalizmit shkaktoi ndryshime në jetën ekonomike. Klasën e re borgjeze e kundërshtonin feudalët dhe mbreti sepse ajo po forcohej ekonomikisht dhe kishte kërkesa politike. Mënyra kapitaliste bazohej në ekzistencën e pronës private.
Kapitalizmi ka tri karakteristike kryesore :
1. Prona private
RedaktoÇdo individ ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë, paratë t’i deponojë në bankë etj. Veprimi i lirshëm i individit me pronën e tij në kapitalizëm quhet sistem i iniciativës së lirë.
2. Motivimi për fitim
RedaktoMeqenëse në kapitalizëm çmimi i mallrave caktohet nga kërkesat, atëherë motivimi për mallra cilësore rritet. Nëse ka prodhim në treg, çmimi është i ulët, nëse nuk ka çmimi rritet.
3.Ekonomia e tregut
RedaktoNë kapitalizëm çdo gjë varet nga tregu. çmimi i mallit përcaktohet nga sasia, cilësia dhe nga kërkesat e shitësit e blerësit. Kjo është arsye që kapitalizmi quhet ekonomia e tregut.