Hysen Efendi Kuqi (18631949) ishte një nga deputetët e Krujës, i 22 – ti, , i cili qëndroi e mori pjesë aktive e të matur në punimet e Parlamentit shqiptar në periudhën nga 1 qershori i vitit 1925 deri 7 qershor 1928 në Dhomën e 100 Deputetëve e cila drejtohej nga Koço Kota. Në replikat e tij me Musa Jukën sipas Fletores Zyrtare të ruajtur në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit, do të ndaleshim te fenomeni i shpronësimit të familjeve të të arratisurve nga Shqipëria mbas revolucionit të Fan Nolit dhe amnistisë së përgjithshme, si dhe masat mbrojtëse ndaj shfrytëzimit të pyjeve duke vendosur raporte të drejta mes pronarëve të ligjshëm dhe një shoqërive private. Këto fjalime i përkasin procesverbalit të 4 Nëntorit të vitit 1925 dhe 21 Marsit të vitit 1927.

DEPUTET , KRYESEKRETAR I DOGANES , PATRIOT Periudha e Republikës Shqiptare1925 – 1928

Mustafa Merlika Kruja thotë në librin me kujtimet e tij se: “Në Durrës ishte një tjetër intelektual krutan. Ky ishte Hysen Efendiu. Kryesekretar i doganës, që më vonë kur doli Shqipëria më vete, nga Perandoria Osmane, e kur drejtorit turk iu desh me u kthye në vendin e vet, ai pat zënë vendin e tij. Por ky ishte bërë një durrsak i vërtetë me gjithsej. Megjithatë pa dashur e pa e kërkuar, me gjuhën e tij të mprehtë ra në lak. Në vitin 1915 e kapi Esat Pasha dhe bashkë me mua e të tjerë, na internoi në Favinjana të Italisë. Banonim në një shtëpi me të. Në doganën e Durrësit ku kishte kaluar tërë jetën e pjekur të tij e në atë skelë deti pak a shumë kozmopolite ku ai kishte bërë mjaft njohje me të huaj sidomos italianë dhe austriakë.”

Në kujtimet e tij Eqrem Bej Vlora e përshkruan me rezervat personale atmosferën në të cilën u krijua shtresa e re politike me kthimin e Ahmet Zogut në drejtimin e shtetit. Te kapitulli ” Beu i fundit ” viti 1925 -1939, ai flet për Asamblenë Legjislative e cila e vijoi punën dhe brenda dy javësh mundi të hartojë një kushtetutë e cila duke shprehur parimet republikane dhe liberale, bënte njëkohësisht të pamundur rikthimin e shthurjes masono – demokratike të Fan Nolit.

“Në mbledhjen e mëngjesit të 31 Janarit 1925, Asambleja miratoi krijimin e një republike shqiptare, në atë të pasdites, në orën 3.50 ajo zgjodhi njëzëri Ahmet Zogun si President të kësaj republike.

“Më 7 Shkurt në Tiranë erdhën delegacione nga e gjithë Shqipëria për t’i shprehur Ahmet Zogut urimet e vendit për zgjedhjen e tij si President. Zgjedhja e Zogut si President u shoqërua shprehet Eqrem Bej Vlora në kujtimet e tij me një amnisti të gjerë për shumë njerëz, të cilët për motive politike, apo dhe civile ishin të burgosur, apo të arratisur. Qeveria përpiqej me të gjitha mënyrat të pajtonte të kaluarën me të tashmen.”

“Midis 9 Shkurtit dhe 2 Marsit 1925 ne, deputetët e Asamblesë Legjislative, plotësuam nenet që i mungonin ende Kushtetutës, miratuam marrëveshjen midis shoqërisë Anglo – Persiane të naftës dhe qeverisë shqiptare (duke diskutuar me këtë rast edhe fjalët e përhapura se kjo shoqëri kishte financuar kundër revolucjonin e Zogut ).” Eqrem Bej Vlora Kujtime, Vëllimi i dytë 1912 – 1925.



Burime

Redakto

[[https://web.archive.org/web/20201019132603/https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/11/Ligjvenesit-Shqiptar-1920-2005.pdf Arkivuar 19 tetor 2020 tek Wayback Machine]]