"IDGAF" (akronim për "I don't give a fuck") është një këngë e këngëtares angleze me origjinë shqiptare Dua Lipa nga albumi i saj fillestar i studios (2017). Ajo u lëshua në radio hit bashkëkohore në Mbretërinë e Bashkuar më 12 janar 2018 si tekja e nëntë dhe e fundit e albumit. Kënga arriti në numrin një në Grafikun e Tekeve Irlandeze dhe numrin tre në Listën e Tekeve në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe numrin 49 në Billboard Hot 100. Videoja e saj zyrtare muzikore mori një nominim për Koreografinë më të Mirë në MTV Video Music Awards 2018.[1]

"IDGAF"
Këngë

Kompozimi

Redakto

"IDGAF" zgjat tri minuta dhe 38 sekonda.[2] Ajo përmban një ritëm kitare elektrike me bateri të rënda snare. Sipas fletë muzikës të botuar në Musicnotes.com nga Sony/ATV Music Publishing, "IDGAF" është shkruar në çelësin e E minor. Vokali i Lipës sillet midis notave D3 dhe D5.[3] Natalie Maher nga Billboard thotë se "ajo i kujton me forcë ishit të saj se me siguri nuk po mendon për të".[4]

Referime

Redakto
  1. ^ Staff, Variety (16 korrik 2018). "Cardi B, Beyonce, Jay-Z Lead 2018 MTV VMA Nominations". Variety. Marrë më 16 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Dua Lipa by Dua Lipa on iTunes". iTunes Store. Marrë më 9 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Dua Lipa – Digital Sheet Music". Sony/ATV Music Publishing. 12 janar 2018. Marrë më 9 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Maher, Natalie (20 shkurt 2018). "Here Are the Lyrics to Dua Lipa's 'IDGAF'". Billboard. Marrë më 9 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto