Kënga

kompozim për zë
(Përcjellë nga Këngë)
This is the stable version, checked on 8 shkurt 2020. 1 pending change awaits review.

Kënga është gjinia më e thjeshte e muzikës vokale. Kënga bashkon poezinë me muzikën në një të vetme. Përcaktimi gjini vokale tregon se në këngë, vendi kryesor i takon zërit të njeriut. Ai shqipton fjalët dhe këndon melodinë duke i bere fjalët më shprehëse. Kënga mund të jetë soliste ose korale.

Kënga është recitimi i një vjershe të shkruar, të dëgjuar apo krijuar me ose pa shoqërimin e instrumenteve muzikore. Zakonisht kënga është një lloj kallëzimi fonik i një ngjarje të vërtetë apo të imagjinuar dhe të stolisur me fjalë zakonisht estetike (të bukura) e të rrjedhshme. Sidoqoftë, si çdo gjë, edhe kënga si e tillë ka rrugën e zhvillimit të saj që nga "recitimi" i thjeshtë deri tek kënga e instrumentalizuar.

Vlera e këngës edhe pse nuk është e saktë është se nëpërmjet saj popujt e vjetër kanë mbajtur kujtesën e përbashkët të një shoqërie. Kjo veti e këngës natyrisht që ka filluar të bjerë me arsimimin e shoqërive dhe ka marrë gjithnjë e më tepër anën argëtuese. Fenomeni e përshkrimit të ngjarjeve nëpërmjet këngëve është ende e pranishme tek shoqëritë me nivel të ulët arsimimi.

Shoqëritë e kulturuara në aspektin e artit (dhe jo të zhvilluara ekonomikisht) e kultivojnë edhe më tej traditën e të parëve në moton "çka thotë zemra nuk mund të shprehet me letër".

Llojet e krijimit të këngëve janë të nduar-durshme, nga shoqëria në shoqëri e nga populli në popull. Zakonisht në vendet e zhvilluar ekonomike krijimi i këngëve bëhet me qëllime komerciale ndërsa në vendet me tradita kulturore si p. sh. në Ballkan (rajoni i Rumelisë, polifonia e jugu shqiptar etj) krijuesit janë më tepër të orjetuar në drejtim të krijtaris ndërsa ana komerciale llogaritet vetëm si financim për krijimtari të mëtejshme por jo edhe si fitimprurës.

Si do që të jetë në trojet shqiptare në vitet 2000 edhe pse e "kërcënuar" nga krijuesit dhe kopjuesit e këngëve komerciale, kultivimi i këngës artistike është në një lloj baraspeshe me këngën komerciale.

Shiko dhe këtë

Redakto