Kënga e Karadakut
këngë
Kënga e Karadakut është një këngë e vjetër qytetare krijuar pas Lidhjes së Prizrenit që këndohej në tokat veriore shqiptare e që tregon ngujimin e forcave të armatosura të sunduesit të malazezve, të quajtur car Nikolla. Kënga bazohet në ngjarje të vërteta historike dhe e përshkruan betejën e Karadakut në Podguricë.
Deri në vitet 2007 në festat familjare të njohura si Bankete në Gjakovë është pjesë e repërtuarit standard të grupeve muzikore që përkujdesen për argëtimin e të ftuarve.
Teksti i nxjerrur nga kënga e dëgjuar në banket e kënduar nga Zenel Doli dhe Shkëlzen Jetishi:
- Elife, elife1 ije seljamet e tamon
- Gjithë shqiptart, o janë çu në kam
- Of, amon-amon
- Kush t`don hije, t`nimon me vdekë hej amon
- Karadag hajde t`bohet beja
- Kush t`don ije, nimon me vdekë hej amon
- Karadag hajde t`bohet beja
- T`ejten proma ije, en dy sahati amon
- Dojn me i ra o katunit t`ri
- Of amon-amon
- Lul Tiraja ije, Pogdgoricës amon
- ja rrethoj, hajde, fuqit n`kala
- Lul Tiraja ije, Pogdgoricës amon
- ja rrethoj, hajde, fuqit n`kala
- Moj kalaja ije, e Mendunit amon
- qe sa motë em ke met rrethum
- Of, amon-amon
- Mi ke shkambëzit ije, si gur mermeri amon
- S`munet shkau hajde, me ti zaptu
- Mi ke shkambëzit ije, si gur mermeri amon
- S`munet shkau hajde, me ti zaptu
- Çka i ka thon ije, shkina Nikollës amon
- se qishtu o se kem kujtu
- Of, amon-amon
- Asçer po vjen ije, prej Kosovës ije amon
- dita-ditë po vjen o t`uj u shtu
- Asçer po vjen ije, prej Kosovës ije amon
- dita-ditë po vjen o t`uj u shtu
- Ngul kadale ije, Kam-katili amon
- Se hala o s`ke vujt përgjyst
- Of, amon-amon
- Kur ta merr he ije, shqipja dlirimin amon
- Bjeshkë e male ka mej përmys
- Kur ta merr ije, shqipja dlirimin amon
- Bjeshkë e male hajde, ka mej përmys
1. Elif = është një pasthirrmë (Rape yeh) që përdoret në gazele (po ashtu Of, amon)