Instituti i Statistikave (Shqipëri)
Instituti i Statistikave (shkurt: INSTAT) është një person juridik i pavarur publik i ngarkuar me prodhimin e statistikave zyrtare në Republikën e Shqipërisë.[1]
Instituti i Statistikave | |
Agjenci qeveritare overview | |
---|---|
Formuar | 8 prill 1940 |
Juridiksioni | Kuvendi i Shqipërisë |
Selitë qendrore | Rr. Vllazën Huta, N. 35, H. 1, Tirana 1017, Albania |
Agjenci qeveritare executive |
|
Faqja e internetit | instat |
INSTAT-i organizohet në nivel qëndror, me zyra rajonale statistikore në nivel vendor që funksionojnë brenda strukturës së tij organizative, e cila miratohet me vendim të Kuvendit, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi për institucionet e pavarura.
Vështrim i përgjithshëm
RedaktoShërbimi statistikor në Republikën e Shqipërisë kryhet nga Instituti i Statistikave. Në vitin 1924 u krijua një zyrë statistikore që mbante të dhëna të ndryshme ekonomike pranë Ministrisë së Punëve Publike dhe Bujqësisë . Veprimtaria e kësaj zyre kufizohej në inventarët bujqësorë që përfshinin numrin e fermerëve dhe llojin dhe sasinë e përdorimit të tokës me bimë për përdorim bujqësor si dhe blegtoral, si dhe disa statistika të hollësishme për industrinë, tregtinë, eksport-importet dhe çmimet. Shërbimi statistikor u kthye në institucion me Dekretin nr. 121, dt. 8/04/1940.
Sistemi statistikor që pasoi, u krijua me Vendimin nr. 35, dt. 13.01.1945 me krijimin e Drejtorisë së Statistikave, institucion në varësi të Këshillit të Ministrave . Më vonë kjo drejtori kaloi në juridiksionin e Komisionit të Planifikimit Shtetëror.
Sot, në zbatim të ligjit nr. 17, datë 05.04.2018 "Për statistikat zyrtare", [2] ky sistem përbëhet nga një sërë institucionesh përgjegjëse për përpilimin e statistikave zyrtare dhe institucione të tjera, publike ose jo, të cilat prodhojnë statistika në fusha të ndryshme për mbikqyrjen ose zbatimin e politikave të tyre zhvillimore. Sistemi Kombëtar i Statistikave ushtron veprimtarinë e tij në përputhje me ligjin e sipërpërmendur dhe programin shumëvjeçar të statistikave, i cili miratohet me vendim të veçantë të Kuvendit.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Rreth INSTAT-it". Instituti i Statistikave. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2022. Marrë më 29 gusht 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ligji nr.17/2018 Për Statistikat Zyrtare" (PDF). Kuvendi i Shqipërisë. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 nëntor 2018. Marrë më 5 prill 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)