Ibrahim Hasnaj (Tiranë, 1911-2 - 1995) ka qenë satirist i njohur në vitet 1930' që shkruante në dialekt tirons dhe ndër poetët e mbramë të traditës bektashiane. Pas rënies së diktaturës komuniste u zgjodh Kryetar i Komitetit të përkohshëm të bashkësisë bektashiane, e cila u rithemelua me solemnitet në Tiranë më 27 janar 1991.

Është autori i tre vëllimeve ende të pabotuar me poezi mistike të frymëzimit bektashi: Unë dhe ndiesitë e mia, 1939, Lot skamnorësh, 1940, dhe Rreze të zjarrta, 1980.

Biografia

Redakto

U lind më 1911/2 në një familje qytetare tiranase, i ati quhej Mahmut.[1] U njoh për shkrimet publicistike me nofkat Hima, Bardhyl Nizami dhe Cen Qytyku,[2] duke qenë i pari rizbulues i bejtexhiut Zenel Bastarit me ndihmën e Hafiz Ibrahim Dalliu,[3] të cilit ia mblodhi veprën.[2] Mendohet se është po ashtu i pari autor që ka shkruajtur për Dervishe Hatixhenë.[4]

Më 1937 mori dorë në tarikatin bektashi, kur edhe nisi të shkruante poezi. U bë sekretar i përgjithshëm i Komunitetit Bektashi para luftës,[3] më pas qe anëtar i redaksisë të së përkohshmes Njeriu të organizatës "Drita Hyjnore".[2] Pas çlirimit qe redaktor i të përkohshmes Djersa të bashkësisë bektashiane, që doli në tetë numra deri më 1947.[3]

Në vitin 1947, do të dënohej me 10 vite burg, pastaj do të dënohej me 5 vite internim. U mbajt gjithë kohës nën mbikqyrje prej Sigurimit te Shtetit.[1] Pasi u lirua mblodhi dhe u kushtoi studime veprave të miqve të tij, H. Ibrahim Dalliut dhe Jusuf Myzyrit.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Ibrahim Hasnaj". kujto.al. Marrë më 20 mars 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b c d Najdeni, Marsida (17 dhjetor 2019). "Tirana intelektuale: shkrimtarët e përvojtur tiranas". radiandradi.com. Marrë më 20 mars 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b c Elsie, Robert (1997) [1995]. "Histori e Letërsisë Shqiptare" (PDF). elsie.de. Përkthyer nga Abdurrahim Myftiu. Tiranë: Dukagjini. fq. 105.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Hatibi, Elton (16 mars 2020). "Homazh Dervish Hatixhesë në kohën e COVID 19". e-zani.com. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2021. Marrë më 20 mars 2021.