Idriz efendi Demiri (serbokroatisht: Idriz Demirović) është imam shqiptar nga Ulqini, kryetar i Bashkësisë IslameMalin e Zi nga viti 1976 deri në vitin 2003.

Biografia

Redakto

Lindi më 14 mars 1947 në Kravar, në Komunën e Ulqinit, në Mal të Zi. Arsimin fillor e morri në Katërkollë, ndërsa medresenë e kreu në Prishtinë, ku edhe diplomoi në degën e OrientalistikësFakultetit Filozofik. Ai ndoqi studimet pasuniversitare në Departamentin e Historisë së Kulturës së Mesdheut në Qendrën Ndëruniversitare në Dubrovnik, ndërsa magjistroi në Zagreb.[1]

Më 26 maj 1976, u zgjodh kryetar i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi.[2] Në vitin 1994, me miratimin e kushtetutës së re të Bashkësisë Islame, titulli i ndërrohet në Reis.[3] Detyrën e reisit e ushtroi deri në vitin 2003.[2]

Shiko dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ radio, Skala. "Mr Idriz ef.Demirović, mudrac u teškom zemanu | Skala radio" (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2022. Marrë më 2022-06-21.
  2. ^ a b "Gani Karamanaga: TRE REISËT E BASHKËSISË ISLAME NË MAL TË ZI". Ulcinj info. 2020-11-07. Marrë më 2022-06-21.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Organizacija Islamske zajednice – Prvi Islamski Web Portal u Crnoj Gori" (në boshnjakisht). Marrë më 2022-06-21.