Ilaz Kurteshi
Ilaz Kurteshi (1927-2016), aktivist dhe luftëtar i Luftës së Dytë Botërore, shqiptar nga Kosova.
Kurteshi, më 7 maj 1969 u emërua në postin e Kryetarit të Kuvendit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, pas shkarkimit të Fadil Hoxhës. Në këtë post, si më i larti i deri më atëhershëm në Kosovë, qëndroi për katër vite, deri në mars të vitit 1974, kur u krijua Kryesia e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, e në krye të së cilës u emërua Xhavid Nimani.[1]
Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ndërroi jetë në datë 13 shkurt të vitit 2016.[2]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ b:Vitviteja/Presidenca e Rep. Kosovës
- ^ "Ndërron jetë Ilaz Kurteshi, një nga hartuesit e Kushtetutës së vitit 1974"[lidhje e vdekur]. Telegrafi. 13 shkurt 2016.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |