Ilda Mara; Drejtoreshë ekzekutive e organizatës franko-shqiptare, ARGJIRO dhe e Revistës periodike Art & Trashëgimi . E diplomuar në Paris nga Instituti i Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale (INALCO) në vitin 2000, dhe më pas nga Instituti i Shkencave Politike të Parisit (Sciences-Po Paris) në vitin 2001. Ajo është themeluese dhe drejtuese e organizatës franko-shqiptare, ARGJIRO, që prej vitit 2006, organizatë e cila synon të vendosë dhe zhvillojë shkëmbime kulturore dhe ndërtimin e urave lidhëse kulturore, si dhe të kontribuojë në ndërtimin e dialogut të kulturave mes Shqipërisë dhe Europës.

Ilda Mara filloi karrierën e saj në Paris si gazetare në vitin 1997 pranë gazetës javore franceze Courrier International, si përgjëgjëse e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, ku punoi deri në vitin 2008. Aktualisht ajo vazhdon të bashkëpunojë me revistën prestigjioze franceze Politique Internationale, si dhe bashkëpunon rregullisht me kanalet televizive franceze France 24, France Televisions dhe ARTE.

Ilda Mara ka një experience disa vjeçare Institucionet ndërkombëtare. Ajo ka shërbyer në UNESCO prej vitit 2002 deri në 2006, në një sërë projektesh në Azi, Afrikë dhe Karaibe, si koordiatore projektesh ndërkombëtare, si dhe përgjejgjëse për vënien në jetë te një prej projekteve kryesore të UNESCO-s në fushën e komunikimit dhe teknologjive të reja “Community Multimedia Centres Programme (CMC)”.

Ilda Mara ka një aktivitet të dëndur ndërkombëtar në fushën e shoqërisë civile, të drejtave të njeriut, mediave evropiane prej 17 vjetësh. Ajo është anëtare aktive dhe nismëtare e një sërë iniciativash, organizatash dhe rrjetesh ndërkombëtare: · European Service Network (ESN) me seli në Bruksel, Kolegji i Menaxhmentit Internacional "Globus", Prishtinë, Kosovë, · ARGJIRO e themeluar në Paris në qershor 2006, e me pas ne Tiranë ne vitin 2007, DCAF Young Faces Network, themeluar në Gjenevë në tetor 2004, Club Grande Europe, Paris, Le Club de Politique Internationale, Paris, Balkan-Transit, Basse-Normandie, France, TRANSITIONS, Institute d’Etudes Politiques të Parisit, Reporters without Borders (RSF), Paris, Union Internationale des Journalistes de la Presse de Langue française (UIJPLF), Paris, Helsinki Citizens Assembly (HCA) themeluar në Pragë në vitin 1990 nga Vaclav Havel.