Anija Iliria është anije patrulluese një nga 4 anijet e tipit Stan Patrol 4207Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë ka porositur për Brigadën Detare Shqiptare në kuadër të modernizimit të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë. E ndërtuar nga Damen Shipyards në Holandë dhe me numër bordi P-131 anija Iliria mbërriti në Shqipëri në gusht të 2008 dhe u ankorua në portin e Durrësit ku vazhdon të qëndrojë edhe sot dhe është pjesë e flotiljes së veriut me qendër bazën e Kepit të Palit (Durrës). Anija Iliria dhe tre simotrat e saj të cilat do të ndërtohen në kantierin e Pashalimanit në qytetin e Vlorës do të jene anijet kryesore të Brigadës Detare Shqiptare me mision kryesor atë të rojës bregdetare. Anija ka stabilitet të mirë ndaj dallgëve dhe është e pajisur me aparaturat dhe sistemet më moderne për lundrim dhe për kryerjen e misioneve civile dhe ushtarake. Për kryerjen e misioneve të kërkim shpëtimit, abordazhit ose kur nevojitet reagim më i shpejtë në bordin e saj gjendet një gomone rreth 7 metra e gjatë e cila ndodhet në pjesën e mbrapme të anijes dhe mund të lëshohet në ujë edhe kur anija është në lëvizje. Anija ka skaf çeliku dhe mbistrukturen përzierje alumini. Kjo lloj zgjidhje teknologjike konstruktive mundëson mbrojtje të lartë nga korrozioni dhe uljen e kostove të mirëmbajtjes. Anija është e pajisur me sistem që mundëson luftën kundra zjarreve me një kapacitet lëshimi prej 2000 litra në minutë.

Anija e patrullimit Iliria
Iliria, anije patrullimi Damen Stan e tipit 4207.

Të dhënat teknike

Redakto
  • Gjatësia e plotë: 42,8 m
  • Gjerësia e plote: 7,11 m
  • Lartësia nga fundi tek kuverta kryesore: 3,77 m
  • Zhytja: 2,52 m
  • Shtytja :
    • a) dy motorë Caterpillar 3516B DI-TA elec. Fuqia: 4200 kW ose 4712 kuaj fuqi ne 1600 rpm
    • b) dy kuti shpejtësie për secilin bosht me raport 3,5:1
    • c) dy helika 4 fletëshe me hap te ndryshueshëm
    • d) 1 tunel manovrues në bash për manovrime në porte ose mjedise me hapësirë të kufizuar
    • e) dy gjeneratorë 106 kWA
  • Shpejtësia ekonomike: 12 nyje (22 km/h),(Fn≈0,30)
  • Shpejtësia maksimale: 26 nyje (48 km/h)
  • Konstruksioni i skafit: Çelik
  • Konstruksioni i mbistruktures: Alumin
  • Largësia e veprimit: 1750 milje detare ose 3240 km (në shpejtësinë 12 nyje)
  • Autonomia: 14 ditë
  • Ekuipazhi: 12 vetë
  • Armatim: mungon