Imuniteti dhe alergjia
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Në biologji, imuniteti është aftësia e organizmave shumëqelizore për t'i rezistuar mikroorganizmave të dëmshëm. Imuniteti përfshin si komponentë specifik, ashtu edhe jospecifik. Komponentët jo specifikë veprojnë si barriera ose eleminuese të një game të gjerë patogjenësh, pavarësisht nga përbërja e tyre antigjenike. Komponentë të tjerë të sistemit imunitar përshtaten me secilën sëmundje të re të hasur dhe mund të gjenerojnë imunitet specifik të patogjenit.Në biologji, imuniteti është aftësia e organizmave shumëqelizore për t'i rezistuar mikroorganizmave të dëmshëm. Imuniteti përfshin si komponentë specifik, ashtu edhe jospecifik. Komponentët jo specifikë veprojnë si barriera ose eleminuese të një game të gjerë patogjenësh, pavarësisht nga përbërja e tyre antigjenike. Komponentë të tjerë të sistemit imunitar përshtaten me secilën sëmundje të re të hasur dhe mund të gjenerojnë imunitet specifik të patogjenit.Sëmundje infektive quhen ato sëmundje që përcillen prej një organizmi në tjetrin. Këto sëmundje i shkaktojnë bakteret, kërpudhat, parashtazorët dhe virusët. Shumë mikrobe nga trupi i tyre lirojnë helme-toksine, të cilat ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut. Si pasojë e veprimit të këtyre helmeve shfaqen shenjat e sëmundjes( temperatura e ngritur, dhembje në pjesë të ndryshme të trupit, humbja e apetitit etj). Koha që kalon prej momentit të depërtimit të mikrobeve në organizëm e deri te shfaqja e shenjave të para të sëmundjes quhet fazë e inkubimit. Organizmi ynë mbrohet nga mikrobet dhe helmet e tyre si dhe trupthat e tjerë të huaj në organizëm (antigjenet) me ndihmën e qelizave të gjakut si dhe duke prodhuar lëndë proteinike që quhen Antitruptha . Antitrupthat luftojnë vetëm ato sëmundje kundër të cilave janë formuar. Nga kjo kuptojmë se veprimi i tyre është specifik. Rezistenca që u bën organizmi sëmundjeve infektive përmes Antitrupthave quhet Imunitet. Imuniteti mund të jetë i lindur dhe i fituar.Gjatë evulucionit njerëzit janë bërë më të qëndrueshëm ndaj disa mikrobeve , ky imunitet quhet i lindur.Ndërsa imuniteti mund të fitohet edhe me rrugë artificiale përmes vaksinimit. Vaksinimi në realitet është një lloj infektimi i qëllimshëm i organizmit me mikrobe të dobësuara apo të vdekura të cilët organizmi pa vështirësi i lufton dhe me këtë rast prodhon antitruptha që e bëjnë organizmin imun (rezisent)...
Alergjia
RedaktoAlergjia është reagim i dëmshëm imunobiologjik i organizmit.Substancat që shkaktojnë alergji quhen alergjenë , p.sh : mjetet kozmetike , pluhuri i polenit , disa barna , nga ushqimi e nga shumë faktorë të tjerë.Alergjenet depërtojnë në organizëm me frymëmarje , lëkurë , ushqim etj.Në disa raste edhe alergjia mundë të përfundojë me vdekje.