In shaa’Allah, (arabisht: إِنْ شَاءَ ٱللَّٰهُ, transliterimi: ʾIn shāʾ Allāh) është shprehje urimi a shpresëdhënëse arabe që thuhet për të ardhmen. Në shqipe që nga Frang Bardhi është përkthyer "dhantë Zoti!", "Në dashtë Zoti".[1][2] Shprehi kjo që thuhet nga myslimanë si dhe nga krishterët e jehudët arabishtfolës.

Shpjegimi Islam Redakto

Kur'an, Allahu thotë:

Dhe, kurrsesi, mos thuaj për çkado qoftë, se: “Unë do ta bëj atë – me siguri, nesër!” – pa thënë (shtuar): “Në dashtë Allahu!” Dhe, kur të harrosh – kujtoje Zotin tënd – e thuaj: “Shpresoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme nga kjo.”

- (Surja 18, Ajeti 23 dhe 24)

Ibn Abazi ka thënë në lidhje me këtë ajet se është e obligueshme për myslimanin të thotë In shaa Allah kur dëshiron të bëjë diçka në të ardhmen.[1]

Referime Redakto

  1. ^ a b Dizdari, Tahir (2005). "Inshálla" në Fjalorin e Orientalizmave në Gjuhën Shqipe (në anglisht). Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 421.
  2. ^ Rebecca Clifta1; Fadi Helania2. "Language in Society - Inshallah: Religious invocations in Arabic topic transition - Cambridge Journals Online". Journals.cambridge.org (në anglisht). Marrë më 2016-07-07.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)