Si afera ose çështja e inceneratorëve njihet vargu i hetimeve për dhënien me koncesion të inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Prokurimet

Redakto

Qeveria e Shqipërisë i hapi rrugën ndërtimit me koncesion tre inceneratorëve, me argumentin se Shqipëria ndodhej në një "emergjencë mjedisore".

Inceneratori i Elbasanit (2014)

Redakto

Koncesioni i parë u dha në 2014 për inceneratorin e Elbasanit. Kompania Albtek Energy sh.p.k. bën ofertë të pakërkuar, qeveria brenda dy muajsh mori vendimin për ndërtimin e inceneratorit, bëri termat e referencës dhe shpalli garën. Në garë mori pjesë vetëm Albtek Energy, që fitoi kontratën me vlerë rreth 22 milionë euro. Draft-kontrata parashikonte ndërtimin e inceneratorit brenda 16 muajve, por në kontratën e nënshkruar, afati i punimeve është 7 vjet.

Inceneratori i Fierit (2016)

Redakto

Integrated Technology Services sh.p.k. me të njëjtën zyrë si Albtek Energy sh.p.k. dhe njësoj si ajo bëri ofertë të pakërkuar te Ministria e Mjedisit. Qeveria shpalli garën në vitin 2016 ku mori pjesë vetëm Integrated Technology Services dhe fitoi kontratë me vlerë 25 milionë euro. Draft-kontrata parashikonte përfundimin e punimeve për 2 vjet, ndërsa kontrata përfundimtare për 6 vjet.

Inceneratori i Tiranës (2017)

Redakto

Ministria e Mjedisit mori një letër me propozim të pakërkuar nga një kompani që ende nuk ekzistonte dhe tre muaj më vonë kompania u regjistrua në Holandë. Në vitin 2017, qeveria shpalli tenderin dhe kompania fitoi kontratën koncesionare 30-vjeçare, me vlerë 128 milionë euro.

Hetimet

Redakto

Hetimet filluan në vitin 2020.

Akuzat

Redakto

Gjatë procedurave të shpronësimit të tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit, Bllako në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi kanë falsifikuar dokumentet duke e cilësuar tokën arë si tokë truall për të rritur vlerën e dëmshpërblimit. Me vendim qeverie, shteti ka paguar 46 299 060 lekë për shpronësimin e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit. Si rrrjedhojë, ka rezultuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën 16 288.344 lekë.

Nga hetimet e SPAK kanë rezultuar të dhëna se deputeti Bllako, kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit, ka favorizuar shoqërinë koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë.

Të arrestuarit

Redakto

Arrestimet e para për inceneratorin e Elbasanit 2021. Vala e dytë e arrestimeve, kësaj radhe për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit bashkë, ndodhi në vitin 2022. Më 29 mars 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lëshuar 14 urdhër-arreste me kërkesë të SPAK-ut. U arrestuan 10 të dyshuar (4 me arrest shtëpie), teksa rëndohen sërish akuzat për Lefter Kokën dhe Klodian Zoton, i pari ndodhej në arrest burgu, ndërsa i dyti ndohet në arrati.

SPAK-u akuzon gjithashtu Alqi Bllakon (deputet-PS) për korrupsion dhe shpërdorim detyre kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Duke qenë se Bllako është deputet, SPAK-u duhet të autorizohet nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e tij.

Personi i dyshuar Detyra Akuza Masa e sigurisë Zbatimi masës
Lefter Koka Ministër i Mjedisit
  • Shpërdorimi i detyrës
  • Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale
Arrest në burg 14 dhjetor 2021
Alqi Bllako Sekretar i Përgj. (Ministria e Mjedisit)
  • Shpërdorimi i detyrës
  • Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Arrest në burg 1 prill 2022
Klodian Zoto Admistrator i Integrated Technology Services (Fier)
  • Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale
Arrest në burg në arrati
Stela Gugallja Administratore e Albtek Energy (Elbasan)
  • Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale
Arrest në burg në arrati
Arenc Myrtezani Administrator i inceneratorit të Fierit
  • Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
  • Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale
Arrest në burg 29 mars 2022
Pëllumb Abeshi Kryetar i Komisionit të Shpronësimit Shpërdorimi i detyrës Arrest në burg 29 mars 2022
Serafin Papa Nënkryetar i bashkisë Elbasan Shpërdorimi i detyrës Arrest shtëpie 29 mars 2022
Florjan Muçaj Nënkryetar i bashkisë Fier Shpërdorimi i detyrës Arrest në burg 29 mars 2022
Etleva Kondi Drejtore e koncesioneve (Min. Infra. dhe Energjisë) Shpërdorimi i detyrës Arrest shtëpie 29 mars 2022
Bardhul Çabiri Anëtar i Komisionit të Prokurimit (Elbasan) Shpërdorimi i detyrës Arrest në burg 29 mars 2022
Jonida Zeqo Shpërdorimi i detyrës Arrest shtëpie 29 mars 2022
Azem Shatëri Anëtar i Komisionit të Prokurimit (Fier) Shpërdorimi i detyrës Arrest në burg 29 mars 2022
Erjon Murataj Anëtar i Komisionit të Prokurimit (Fier) Shpërdorimi i detyrës Arrest në burg 29 mars 2022
Sabina Cenameri Anëtare e Komisionit të Prokurimit (Fier) Shpërdorimi i detyrës Arrest shtëpie 29 mars 2022
Arben Dervishaj[1] Mbikëqyrës i punimeve në Fier Arrest në burg 11 nëntor 2022
Regan Merdani[1] Administrator Arrest në burg 11 nëntor 2022
Gentian Zifla[1] Administrator Arrest në burg 11 nëntor 2022
Enver Sheshi[1] Administrator Arrest në burg 11 nëntor 2022
Robert Shabani[1] Përfaqësues ligjor & administrator Arrest në burg 11 nëntor 2022
Taulant Tusha Drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës Arrest me burg 8 dhjetor 2023
Bledar Karoli Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Arrest me burg 8 dhjetor 2023
Namik Simixhiu Drejtor i Menaxhimit të Mbetjeve Urbane Arrest me burg 8 dhjetor 2023
Jetmir Llapaj Ministria e Ekonomisë Arrest me burg 8 dhjetor 2023
Alba Thoma Ministria e Mjedisit Arrest shtëpie 8 dhjetor 2023
Valbona Ballgjini Ministria e Mjedisit Arrest shtëpie 8 dhjetor 2023
Sidita Kopliku Temali Anëtare e Komisionit për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës Arrest shtëpie 8 dhjetor 2023
Sidita Tola Arrest shtëpie 8 dhjetor 2023

Referime

Redakto

https://spak.al/2022/03/29/njoftim-46/ Arkivuar 12 prill 2022 tek Wayback Machine

https://euronews.al/vendi/aktualitet/2022/03/29/3-inceneratoret-qe-u-kane-marre-miliona-euro-shqiptareve/

https://euronews.al/vendi/aktualitet/2022/03/29/3-emrat-e-njohur-mes-te-arrestuarve-per-inceneratoret/

https://euronews.al/vendi/aktualitet/2022/03/29/spak-kerkon-arrestimin-e-deputetit-te-ps-se/

https://www.monitor.al/spak-tregon-abuzimet-me-inceneratoret-e-fierit-dhe-elbasanit/

https://www.reporter.al/2023/12/08/skandali-100-milione-euro-spak-leshon-15-masa-sigurie-per-incineratorin-e-tiranes/

  1. ^ a b c d e "Njoftim". spak.al. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2022. Marrë më 17 nëntor 2022.