Internet Information Server
Internet Information Services (IIS) [1] apo siç njihej deri vone si Internet Information Server eshte nje web server [2] qe perdoret per te pranuar gjithcka ne Web. Duke poseduar nje arkitekture te shkallezuar dhe te moduluar, Internet Information Services mund te perballoj detyra te ndryshme duke filluar nga kerkesat me te thjeshta deri ne web aplikacionet me komplekse. Verzionet e reja te IIS-se bejne zhvillimin, konfigurimin dhe menaxhimin e web aplikacioneve ne menyre shume te thjeshte. Pasi qe eshte dizajn i moduluar IIS i ofron administratoreve te web faqeve te marrin kontrolle mbi te gjithe serverin IIS. Duke zgjedhur modulet qe deshirojme dhe duke hequr modulet qe nuk na duhen, performanca eshte shume me e mire. Pasi instalohet IIS serveri, sigura eshte ne nje nivel shume me te larte. Kur ka rrezik, egzistojne disa menyra qe na ndihmojne te identifikojme problemet ne menyre te shpejte. Internet Information Server(IIS) i njohur edhe si Internet Information Services eshte nje program softuerik per web server. I krijuar nga Microsoft per perdorim ne produktet e veta. Fillimisht kur Windows-i instalohet, IIS nuk instalohet por duhet te instalohet manualisht. IIS versioni 7.0 [2] perkrahe HTTP-ne, HTTPs, SMTP, NNTP, FTP dhe FTPs-ne. IIS Express nje verzion i cunguar i IIS eshte i disponueshem si nje server pa pagese (FreeWare) dhe mund te instalohet ne Windows XP me Service Pack 3 ose verzione te mevonshme. IIS 7.5 Express perkrahe vetem protokolet HTTP-ne dhe HTTPs.
Zhvillues | Microsoft |
---|---|
Versioni i fundit | 8.0 / 4 shtator 2012 |
Sistemi operativ | Microsoft Windows |
Gjuhët e mundshme | Anglisht |
Përdoret për | Web server |
Faqja zyrtare | www |
Historia
RedaktoWeb serveri i pare i Microsoft ishte nje projekt hulumtimi ne Qendren Akademike Europiane te Microsoft Windows ( EMWAC ), pjese e univerzitetit te Edinburgut ne Skoci, dhe u shprenda si aplikacion pa pagese [3]. Por qe kur serveri i EMWAC u be i paafte per te procesuar trafikun qe kalonte ne Microsoft.com, Microsoft vendosi te zhvillonte web serverin e vet te quajtur IIS.[4] Verzionet e IIS-it qe u leshuan ishin:
- IIS 1.0 per Windows NT v3.51, qe u leshua per here te pare si shtese (add on) pa pagese.
- IIS 2.0 per Windows NT v4.0.
- IIS 3.0 perWindows NT v4.0, e cila u perfshi ne SP2.[5]
- IIS 4.0 per Windows NT 4.0, u perfshi si pjese e "Option Pack".
- IIS 5.0 per Windows 2000, e cila prezantoni metodat e autentikimit.
- IIS 5.1 u dizajnua per Windows XP Professional e cila ishte e njejte me IIS verzioni 5.0 per Windows 2000.
- IIS 6.0 i cili ishte i perfshire ne Windows Server 2003 edhe Windows XP mbeshteste IP v6 dhe shtoi nje model te ri qe rriste sigurine dhe besueshmerine.[6]
- IIS 7.0 i cili ishte i dizajnuar per Windows Vista dhe Windows Server 2008, ishte nje rikonstruktim komplet per platformen IIS. Ai verzion perfshiu nje dizajnim te ri qe reduktonte sulmet, rriste performancen dhe rriste mbeshtjetjen per .NET Framework-un.
- IIS 7.5 ishte i perfshire ne Windows 7 dhe Windows Server 2008, ai nuk startohet kur Windows instalohet por ai duhet ndizet permes panelit te programeve e cila mund te gjendet ne Control Panel.
- IIS 8.0 u dizajnua dhe eshte e vlefshme per Windows 8 dhe Windows Server 2012.
Komponentet
RedaktoFunksione te rendesishme per aplikacione qe punojne ne serverin IIS, jane te krijuara nga disa komponente IIS. Komponentet e ndryshme kane pergjegjesi te ndryshme si pershembull si ndegjimi i kerkesave, leximi i fajllave konfigurues dhe menaxhimi i proceseve. Disa nga lexuesit e protokoleve jane:
- HTTP.sys
- World Wide Web Publishing Service (WWW Service)
- Windows Process Activation Service
Duke perdorur ndegjuesit e protokoleve ne pranojme protokole apo me specifikisht kerkesa, i procesojme ato kerkesa ne IIS dhe dergojme pergjigje ne ato kerkesa.
HTTP.sys
RedaktoHTTP.sys apo i njohur si HTTP Protocol Stack eshte nje ndegjues HTTP ne nensistemin e rrjetes te sistemit operativ te Windows i cili implementohet si Kernel ose System Mode. Perveq procesimit te kerkesave HTTP.sys performon edhe detyra shtese si paraprocesimi, filtrimi i sigurise per kerkesat e ardhura (HTTP), radhitja e kerkesave per aplikacione, keshimi i pergjigjeve dalese. Figura ne te djathte tregon radhitjen dhe keshimin (Caching) e kerkesave te bera nga HTTP.sys[7]
World Wide Web Publishing Service
RedaktoNe verzionet e mehershme te IIS, World Wide Web Publishing Service ishte pergjegjese per menaxhimin e HTTP.sys, menaxhimit te procesit, monitorimin e performances dhe menaxhimin e konfigurimit.
Ne verzionet e reja keto funksione jane te ndara mes dy sherbimeve. Funksioni i monitorimit te performances dhe menaxhi i HTTP.sys behet nga World Wide Web Publishing Service, kurse funksoni i menaxhimit te proceseve, menaxhimi i konfigurimit dhe nderfaqja ndegjues adapter behet nga nje sherbim i ri i quajtur Windows Process Activation Service.[8]
Windows Process Activation Service
RedaktoKy sherbin egziston vetem ne verzionet e reja te IIS, duke filluar nga verzion IIS 7.0 dhe tutje. Siq e thame ky komponent kryen keto funksione:[9]
- Menaxhimi i konfigurimit
- Menaxhimi i proceseve
- Nderfaqja degjues adapter
Modulet
RedaktoModulet jane tipare individuale bazuar ne nevojat tuaja qe permiresojne IIS-ne ashtuqe nuk ka nevoje ti mbaje te gjitha funksionet ne server. Ne IIS ne mund te shtojme ose te largojme module per kerkesa te caktuara te proceseve. Disa nga perparesite e kesaj arkitekture jane: kontrolli i moduleve qe i deshirojme ne serverin tone, rregullimi i servereve per te kryer role specifike ne ambientin tone, zevendesimi i moduleve te vjetra me ato te reja. Modulet qe jane te disponueshme ne IIS verzioni 7 ose me larte jane: HTTP Modulet[10], Modulet e Sigurise, Modulet e Ngjeshjes, Modulet e Permbajtjes, Modulet Keshimit, Modulet e Qasjes dhe Diagnostifikimit si dhe Modulet mbeshtetese. Nje nga benefitet kryesore te perdorimit te moduleve eshte siguria. Deri ne verzionin 5.1 (2000) IIS-ja perballej me shume te meta qe qoi deri te nje numer i madh i viruseve ne internet siq eshte Code Red Worm.[11]
Konfigurimi
RedaktoDisa sisteme jane te krijuara per te punuar se bashku dhe ne menyre te pavarur. Sistemi konfigurues eshte i bazuar ne fajllat konfigurues XML. Ata permbajne te dhena XML te cilat permbajne informacione konfiguruese per IIS. XML konfigurimet jane te vendosura ne nje hierarki qe gjithashtu perfshijne fajllat konfigurues te .NET Framework.[12]
Hierarkia e fajllave konfigurues
RedaktoNe IIS verzioni 7.0 dhe me larte krahasuar me verzionet e mehershme te IIS, hierarkia e fajllave konfigurues perfshine shume fajlla konfigurues. Ne verzionet e mehershme ne kodonim gjithe URL-n ne nje fajll te vetem konfigurues, por tani ne verzionet e reja hierarkia e fajlla konfigurues perfshine edhe skemen e hierarkise URL ashtuqe cdo fajll definon konfigurimin e lidhur me nivelin specifik te URL-se. Fajllat konfigurues te perfshire ne IIS 7.0 jane : mache.cofing, root web.config, applicationHost.config, fajllat web.config te shprendara and fajllat pool.config te aplikacioneve te perkohshme.[13]
Referime
Redakto- ^ "The Official Microsoft IIS Site".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "What is web server?".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Windows NT Internet Serverat".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Histori e shkurt e Microsoft".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Microsoft ASP.NET 2.0". Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2009. Marrë më 12 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Te rejat e 6.0?". Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2013. Marrë më 12 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "HTTP.sys Protocol".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TN IIS World Wide Web Publishing Service".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Windows Process Activation Service Overview".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "HTTP Modulet, krijimi dhe menaxhimi".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "CA-2001-13 Buffer Overflow In IIS Indexing Service DLL".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "IIS 7 Fajllat e konfigurimit".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ASP.NET Fajllat konfigurues".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)