Microsoft Corporation (shqip: Korporata Mikrosoft, lexo: majkrosoft) (NASDAQMSFT, Stampa:Sehk2) është korporatë multikombëtare e teknologjisë së kompjuterave e bazuar në Shtetet e Bashkuara që zhvillon, prodhon, licenson, dhe përkrah një numër të madh të softuereve kompjuterike për mjete kompjuterike.[9] Me qendër në Redmond, Washington, ShBA, produktet më të shitura janë sistemi operativ Microsoft Windows dhe suita e softuerëve produktivë Microsoft Office.

Microsoft Corporation
LlojiPublike (NASDAQMSFT)
IndustriaSoftuer kompjuterik
Publikime
Hulumtim dhe zhvillim
Harduer kompjuterik
Video lojëra
Themeluar nëAlbuquerque, New Mexico (prill 4, 1975 (1975-04-04))[1]
ThemeluesiBill Gates
Paul Allen
Zyrat qendroreRedmond, Washington, United States
Zona e shërbimit
Në mbarë botën
Njerëzit kyç
Bill Gates (Chairman)
Steve Ballmer (CEO)
Ray Ozzie (CSA)
Craig Mundie (CRSO)
ProdhimiMicrosoft Windows
Microsoft Office
Microsoft Servers
Developer Tools
Microsoft Expression
Business Solutions
Games[2] & Xbox 360[3]
Windows Live[4]
Windows Mobile
Zune[5]
Fitimet US$ 60.420 billion (2008)[6]
US$ 22.492 billion (2008)[6]
US$ 17.681 billion (2008)[6]
Total assets US$ 72.793 billion (2008)[6]
Total equity US$ 36.286 billion (2008)[6]
Numri i punëtorëve
89,809 në 105 shtete (2008)[7]
Faqja e internetitmicrosoft.com

Fillimisht u themelua për të zhvilluar dhe shitur BASIC interpretues për Altair 8800, Microsoft tashmë dominon tregun e sistemeve operative të kompjuterëve personalë me MS-DOS në vitet 80', ndjekur nga linja Windows e sistemeve operative. Produktet e tij mund të gjinden pothuajse kudo në tregun e kompjuterëve desktop. Një komentator shënon se misioni origjinal i Microsoftit ishte "një kompjuter në çdo tavolinë dhe çdo shtëpi, duke operuar me softuerë të Microsoft."[10] Microsofti posedon footholds në tregje të tjera, me asete si rrjeti kabllor televiziv MSNBC, web-portalin MSN, dhe enciklopedinë multimediale Microsoft Encarta. Kompania shet si harduerë kompjuterikë, siç është IntelliPoint (Microsoft mouse), ashtu edhe produkte home entertainment (argëtim shtëpiak) si Xbox, Xbox 360, Zune dhe MSN TV. IPO-ja e kompanisë ishte më 1986; rritja pasuese e stoqeve kompanisë ka bërë katër miliarderë dhe përafërsisht 12,000 milionerë nga të punësuarit e Microsoftit.[11][12][13]

Përgjatë historisë së saj, kjo kompani ka qenë shënjestër kritikash, përfshirë praktikat monopoliste të biznesit dhe anti-konkurrencës. Departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara dhe Komisioni Evropian, mes tjerash, janë renditur kundër Microsoftit për shkak të disa thyerjeve të antitrustit.[14][15]

E nohur për atë që njihet si kulturë biznesi zhvillues-centrike (developer-centric), Microsofti historikisht ka dhënë përkrahje konsumatorëve përmes newsgrupeve të Usenetit dhe World Wide Web, dhe u dhuron statusin Microsoft MVP vullnetarëve që konsiderohen të dobishëm në përkrahjen e konsumatorëve.[16][13]

Historia

Redakto

1975–1985: Themelimi

Redakto

Pas hyrjes së Altair 8800, William Henry Gates III, (i njohur si Bill Gates) thirri krijuesit e mikrokompjuterit, Micro Instrumentation and Telemetry Systems (MITS), duke ofruar demonstrim të një implementimi të gjuhës programuese BASIC për këtë sistem. Pas demonstrimit, MITS u pajtua të distribuonte Altair BASIC.[17] Bill Gates u largua nga Universiteti Harvard, u shpërngul në Albuquerque, New Mexico ku gjindej MITS, dhe themeloi Microsoftin aty. Zyra e parë ndërkombëtare e kompanisë u themelua më 1 nëntor 1978, në Japoni, e quajtur "ASCII Microsoft" (tani quhet "Microsoft Japan").[17] Më 1 janar, 1979, kompania u zhvendos në Bellevue, Washington.[17] Steve Ballmer iu bashkangjit kompanisë më 11 qershor, 1980, dhe më vonë e zëvendësoi Bill Gatesin si drejtor ekzekutiv (CEO).[17]

Mes produkteve para-IBM-PC ishin paketa softuerike TASC (Përpiluesi AppleSoft), e cila përpilonte një program BASIC në gjuhën e makinave Apple, dhe harduerin Microsoft Softcard, një add-on Z80 kartë procesorike për Apple dhe kompjuterë kompatibilë që lejonin përdorimin e sistemit operativ CP/M në vend të Applesoft dhe Apple DOS.

DOS (Disk Operating System) ishte sistemi operativ që i solli kompanisë suksesin e parë të vërtetë. Më 12 gusht, 1981, pasi negociatat me Digital Research kishin dështuar, IBM i dhuroi një kontratë Microsoftit për të ofruar një version të sistemeve operative CP/M, që do të përdorej në IBM Personal Computer (PC). Për këtë marrëveshje, Microsofti bleu një klon të CP/M të quajtur 86-DOS nga Seattle Computer Products, të cilën IBM e riemëroi PC-DOS. Më vonë, tregu pati një vërshim të kloneve të IBM PC pasi Columbia Data Products klonoi me sukses "IBM BIOS", dhe duke e tregtuar agresivisht MS-DOSin tek prodhuesit e kloneve të IBM-PC, Microsofti u shndërrua nga një lojtar i vogël në një nga shitësit kryesorë të softuerëve në industrinë e kompjuterëve shtëpiakë.[18][19][20][21][22][23][24] kompania u zgjerua në tregje të reja me prezantimin e Microsoft Mouse më 1983, si dhe një divizioni publikues të quajtur Microsoft Press.[17]

1985–1995: IPO, OS/2 dhe Windows

Redakto

Në gusht 1985, Microsoft dhe IBM u bashkuan në zhvillimin e një sistemi operativ tjetër të quajtur OS/2.[25] Më 20 nëntor, 1985, Microsoft prezantoi versionin e parë të Microsoft Windows, orgjinalisht një shtesë grafike e sistemit MS-DOS.[17] Më 13 Mars, 1986, Microsofti u bë kompani publike me një "initial public offering" (IPO), me një ofertë fillestare prej $21.00 dhe duke përfunduar ditën e parë të tregtimit me US $28.00. Ngritja pasuese e çmimit të stoqeve ka bërë katër miliarderë dhe përafërsisht 12,000 milionerë nga të punësuarit e Microsoftit.[12][26][27] Më 1987, Microsofti eventualisht prezantoi versionin e parë të OS/2 tek OEM-ët.[28]

Initial Public Offering (oferimi i aksioneve për publikun) ndoshi më 14 Mars, 1986. Aksioni u mbyll me $27.75 për aksion pasi kishte arritur në $29.25 pak pas hapjes. Dy themeluesit e microsoftit, Gates dhe Allen, u bënë milionerë të menjëhershëm. Gates zotëronte 45% nga 24.7 milion aksionet e kompanisë ndërsa Allen thuajse 25%.[29] Gates tani kishte $234 milion dhe vlera totale i Microsoftit ishte $520milion, në atë kohë.[30]

Post-IPO

Redakto
 
Shenja në një hyrje kryesore në kampusin e Korporatës. Kampusi Redmond Microsoft sot ka rreth 750,000m² dhe mbi 30,000 të punësuar.[31]

Më 1989, Microsofti prezantoi suitën Microsoft Office. Ky softuer mblodhi aplikacione produktive për zyra, si Microsoft Word dhe Microsoft Excel.[17] Më 22 maj, 1990 Microsofti lëshoi Windows 3.0.[32] Versioni i ri i sistemit operativ të Microsoftit solli shumë karakteristika të reja si grafika të thjeshtësuara të ndërfaqes së përdoruesit dhe përmirësim e "mënyrës së mbrojtur" për procesorin Intel 386; u shitën mbi 100,000 kopje brenda dy javësh.[33] Në atë kohë Windows sillte më shumët të ardhura për Microsoftin se OS/2, kështu që kompania vendosi të lëvizte më shumë resurse nga OS/2 tek Windows.[34] Në vitet pasuese, popullariteti i OS/2 zbriti, dhe Windows shpejt u bë platforma e preferuar për PC.

Gjatë tranzicionit nga MS-DOS në Windows, suksesi i produktit Microsoft Office i mundësoi kompanisë të përballonte konkurrentën e prodhuesve të softuerëve aplikativ, si WordPerfect dhe Lotus 1-2-3.[35][36] Sipas The Register, Novell, një pronar i WordPerfect për një kohë, thoshte se Microsofti përdori njohuritë për brendësinë e DOS dhe Windows dhe për karakteristikat e padokumentuara të Application Programming Interface për ta bërë Office më të mirë se konkurrenca e tij.[37] Eventualisht, Microsoft Office u bë suita dominuese për biznes, zotëronte pjesën më të madhe të tregut, e tejkalonte konkurrencën.[38]

Më 1993, Microsoft lëshoi Windows NT 3.1, një sistem operativ për biznes me ndërfaqen e Windows 3.1 por një kernel krejtësiht tjetër.[35] Më 1995, Microsofti lëshoi Windows 95, një version i ri i sistemit operativ kryesor të kompanisë që ofronte një ndërfaqe krejt të re, përfshirë një novel start buton; mbi 1 milion kopje u shitën brenda katër ditëve të para.[35] Kompania gjithashtu lëshoi shfletuesin e rrjetit (web browser), Internet Explorer, me Windows 95 Plus! Pack në gusht të vitit 1995 dhe versione të ardhshme të Windows.[39]

1995–2005 : Interneti dhe çështjet ligjore

Redakto

Më 26 maj 1995, pas një memorandumi nga të brendshëm të Bill Gates, "Internet Tidal Wave memo"[40], Microsofti filloi të zgjeronte linjën e produkteve në rrjete kompjuterike dhe World Wide Web. Më 24 gusht, 1995, ajo lëshoi një shërbim online kryesor, MSN (Microsoft Network), si konkurrencë direkte me AOL. MSN u bë një shërbim ombrrellë për shërbimet online të Microsoftit.[17][35][41] Kompania vazhdoi të degëzonte në tregje të reja më 1996, duke filluar me një ndërrmarje të përbashkët me NBC për të krijuar një stacion kabllor të lajmeve 24/7, MSNBC.[35][42] Microsofti hyri në tregun e PDA-ve (personal digital assistant, asistend personal digjital) në nëntor me Windows CE 1.0, një version i krijuar nga fillimi i sistemit kryesor operativ, specifikisht të dizajnuar të operon në teorie të ulët, makina me performancë të ulët, si kompjuterë dore dhe kompjuterë të vegjël.[43] Më vonë më 1997, Internet Explorer 4.0 u lëshua për Mac OS dhe Windows, duke shënuar fillimin e marrjes së tregut të shfletuesve (browsers) nga rivali Netscape. Në tetor, Departamenti i Drejtësisë paraqiti Microsoftin para gjykatës federale të qarkut ku thoshte se Microsofti kishte shkelur një marrëveshje të nënshkruar më 1994, dhe i kërkoi gjykatës të ndalonte përfshirjen Internet Explorer në Windows.[17]

Viti 1998 ishte shumë i rëndësishëm në historinë e Microsoftit, ndërsa Bill Gates emëroi Steve Ballmerin si president të Microsoftit por qëndroi si kryetar dhe drejtor ekzekutiv vetë.[17] Kompania lëshoi Windows 98, një freskim të Windows 95 që solli disa karakteristika të fokusuara në Internet dhe përkrahje për vegla të reja.[17] Më 3 prill, 2000, një vendim gjyqësor u morr në çështjen Shtetet e Bashkuara kundër Microsoft,[14] duke e quajtur kompaninë një "monopol abuzues"[44] dhe duke e detyruar atë të ndahej në dy njësi të pavarura. Një pjesë e këtij vendimi u rrëzua më vonë nga një apel, dhe eventualisht u rregullua me Departamenti e Drejtësisë më 2001.

Më 2001, Microsofti prezantoi Windows XP, versionin e parë që përfshinte karakteristikat si të biznesit ashtu edhe të linjës së produkteve shtëpiake. Para se të lëshohej XP, Microsoft-it iu desh të mirëmbante kod-bazat e Windows NT dhe Windows 9x. XP solli një ndërfaqe grafike të re, ndryshimi i parë i këtij lloji qysh nga Windows 95.[17][45] Më 2001, me lëshimin e Xbox, Microsofti hyri në tregun multi-miliardësh të konzolave të video-lojërave, që dominohej nga Sony dhe Nintendo.[17] Microsofti përjetoi trazirë në Mars 2004 kur u ndërmorr aksion ligjor antitrust kundër tij nga Bashkimi Evropian për abuzimin e dominancës së tij me sistemin operativ Windows, eventualisht duke rezultuar me një vendim që të fillonte të prodhonte versione të reja të platformës Windows XP të quajtur "Windows XP Home Edition N" dhe "Windows XP Professional N"—e cila nuk përmbante Windows Media Player, si dhe një dënim prej 497 milion .[46][47]

Shiko edhe këtë

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Bill Gates: A timeline". news.bbc.co.uk. BBC News. 2006-06-15. Marrë më 2008-08-18. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ microsoft.com/games/
  3. ^ microsoft.com/xbox/
  4. ^ help.live.com
  5. ^ "zune.net". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2007. Marrë më 22 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c d e MSFT Investor Relations (2008-07-17). ""Microsoft Fourth Quarter FY 2008 Earnings Release: Microsoft's Annual Revenue Reaches $60 Billion"". microsoft.com. Microsoft. Marrë më 2008-07-25. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ ""Microsoft head count way up in last 11 months, nearing 90,000"". 2008-06-20. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2009. Marrë më 2008-06-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Company Profile for Microsoft Corp (MSFT)". Marrë më 2009-02-13. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Microsoft Corporation Annual Report 2005 - http://www.microsoft.com/msft/ar05/downloads/MS_2005_AR.doc
  10. ^ "- The rest of the motto". Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2009. Marrë më 22 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Chapman, Merrill R., In search of stupidity: over 20 years of high-tech marketing disasters (2nd Edition) , Apress, ISBN 1-59059-721-4
  12. ^ a b - The Microsoft Millionaires Come of Age
  13. ^ a b [url=http://www.boston.com/business/globe/articles/2005/06/13/somehow_usenet_lumbers_on/ -Somehow, Usenet lumbers on
    * [https://web.archive.org/web/20081027022037/http://mvp.support.microsoft.com/mvpfaqs Arkivuar 27 tetor 2008 tek Wayback Machine - Microsoft Frequently Asked Questions
  14. ^ a b - U.S. Department of Justice |accessdate=August 5
  15. ^ EUROPA - Rapid - Press Releases
  16. ^ John Charles - Indecent proposal? Doing Business With Microsoft
    * Jennifer Edstrom dhe Marlin Eller - Barbarians Led by Bill Gates: Microsoft from inside
    * Fred Moody - I Sing the Body Electronic: A Year With Microsoft on the Multimedia Frontier
    * Michael A. Cusumano dhe Richard W. Selby - Microsoft Secrets: How the World's Most Powerful Software Company Creates Technology, Shapes Markets and Manages People
  17. ^ a b c d e f g h i j k l m Information for Students: Key Events In Microsoft History
  18. ^ [url=http://www.smartcomputing.com/editorial/article.asp?article=articles/archive/r0304/09r04/09r04.asp&guid= -Booting Your PC: Getting Up Close & Personal With A Computer’s BIOS]
  19. ^ - What Is The BIOS?
  20. ^ "- Everything You Want or Need to Know About Your BIOS". Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2007. Marrë më 22 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Berkeley Center for Law and Technology" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2006. Marrë më 22 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ [url=http://www.computermuseum.li/Testpage/MSDOS-PCDOS.htm Arkivuar 24 qershor 2006 tek Wayback Machine - MS DOS and PC DOS ]
  23. ^ [1]
  24. ^ Microsoft to Microsoft disk operating system (MS-DOS)
  25. ^ Manek Dubash
  26. ^ Chapman, Merrill R., In search of stupidity: over 20 years of high-tech marketing disasters (2nd Edition), Apress, ISBN 1-59059-721-4
  27. ^ Somehow, Usenet lumbers on
    * title=Microsoft Frequently Asked Questions Arkivuar 27 tetor 2008 tek Wayback Machine
  28. ^ Microsoft Systems Journal — 1986–1994 Index
  29. ^ "Looking back: Microsoft IPO, March 1986". Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2009. Marrë më 22 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ Wired 7.09: The World's First Trillionaire
  31. ^ - Redmond council OKs Microsoft expansion
  32. ^ "Windows 3.0 is Here" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 mars 2009. Marrë më 23 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ A history of Windows - Microsoft Windows
  34. ^ "David Both". Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2006. Marrë më 23 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ a b c d e Microsoft Company September 15, 1975 - The History of Computing Project [2] Arkivuar 23 korrik 2005 tek Wayback Machine
  36. ^ "Steve Masters - Behind the Pearly Gates". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 23 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ Andrew Orlowski
  38. ^ "A Peek at Office Upgrade". Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2009. Marrë më 23 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ Sandi Hardmeier
  40. ^ Gates, Bill - The Internet Tidal Wave. Microsoft, May 26, 1995. Made publicly available at United States Department of Justice. United States v. Microsoft Trial Exhibits
  41. ^ MSN Historical Timeline: A brief history of milestone events in the life of MSN from the past ten years
  42. ^ "- Marketplace: News Archives for July 15, 1996". Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2004. Marrë më 23 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  43. ^ - The History of Microsoft Windows CS
  44. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura findingsoffact
  45. ^ [3][4]
  46. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2006. Marrë më 23 mars 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  47. ^ Commission Decision of 24.03.2004 relating to a proceeding under Article 82 of the EC Treaty (Case COMP/C-3/37.792 Microsoft) [5]

Lidhje të jashtme

Redakto