Internimet dhe burgimet e Seid Nursit

This is the stable version, checked on 18 dhjetor 2017. 1 pending change awaits review.
Kopertina e librit
Internimet dhe burgimet e Seid Nursit
Titulli origjinal i librit : Internimet dhe burgimet e Seid Nursit
Autor : Jusuf Zimeri
Recenzues : Abdurrahman Asllani
Lektor : Muxhteba Shehu
Botues : Sh.B. ASR - Tetovë
Viti i botimit : 1994
Numri i faqeve : 64
Përmbajtja:
- Ky libër flet për jetëpërshkrimin e Seid Nursit (Bediu Zeman), (1873-1960), njërit nga dijetarët eminent të Um-metit. Ky libër trajton çështjen e gjykimeve, internimeve e burgimeve të Seid Nursit, si: Gjykimi i parë i Seid Nursit më 21.03.1909, masat represive urrejtëse të Mustafa Qemal Pashës ndaj Seid Nursit, burgimi i Seid Nursit në burgun "Eski-Sheher", internimi i Nursit në Kastamuni, gjykimi i Nursit në Afijon, përndjekja e Nursit nga masoneria, hetimet e policisë.
Motoja jetësore e Seid Nursit ishte : "Shporru nga ajo që ta zhytë shpirtin". Në fund, sa për ilustrim po përmendim rastin që u zhvillua në mars 1909 ku Seid Nursin e nxorën para gjyqit ushtarak i cili në sallën e gjyqit kishte sjellë xhenazet e 15 myslimanëve të varur nga po ky gjyq, me qëllim që të frikësojnë Seid Nursin. Gjatë këtij momenti, Hurshid Pasha iu drejtua Nursit me fjalët : "A edhe ti apelon në fundamentalizëm Islam, në praktikimin e plotë të normave Islame dhe në formimin e Shtetit Islam" ?
Seid Nursi iu përgjigj : "Sikur t’i kisha 1000 shpirtra, pa u menduar fare, të gjitha do t’i kisha flijuar për një realitet të Islamit. Unë në jetën time nuk kam pranuar e as që do të pranoj sistem tjetër, përveç Islamit".