Jusuf Zimeri (20 prill 1962, Llojan, Kumanovë) është jurist i drejtësisë islame dhe autor i librave dhe punimeve shkencore në fushën e së drejtës islame. Që nga viti 2015 është Drejtor i Sektorit Fetaro-Arsimor pran Rijasetit të BFI-së Shkup, ku ushtron këtë post edhe sot e kësaj dite. Krahas shkrimeve autoriale të botuara, në veprimtarinë e tij ka publikuar edhe shumë artikuj të botuar nëpër gazeta dhe revista të ndryshme si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Në anën tjetër ishte mjaft aktiv edhe nëpër simpoziume, tryeza dhe konferenca si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit, si në Shkup, Tiranë, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë etj. Në disa raste ishte edhe organizator i disa konferencave dhe tryezave shkencore. Ishte aktiv edhe nëpër shumë tribuna e debate shkencore si në xhemate ashtu edhe nëpër mediume. Në vitin 2019 Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, duke vlerësuar veprimtarinë dhe kontributin e tij shkencor në interes të përgjithshëm të islamit dhe myslimanëve, e dekoron me çmimin më të lartë të BFI-së “MUFTI VEHBI DIBRA”.

Jusuf Zimeri
U lind në
Shtetësiashqiptar
Faqja në rrjethttp://jusufzimeri.com/

Biografia

Redakto

Prof. Jusuf Zimeri lindi më 20 prill të vitit 1962 në fshatin LlojanKumanovës, është jurist i drejtësisë islame. Shkollën Fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme Medresenë 'Alaudin'Prishtinë, ku diplomoi vitin 1982. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak vitin 1983, shkoi në Siri për të vazhduar studimet. Në Siri gjatë vitit 1984/85 përfundoi studimet në Institutin e gjuhës arabe. Më pas vitin akademik 1987/88 shkon në Kajro dhe regjistrohet në Universitetin "el-Az'har", në Fakultetin e Sheriatit dhe drejtësisë, ku me sukses përfundon studimet dhe diplomoi në vitin 1991. Pas diplomimit kthehet në vendlindje dhe fillimisht punësohet si ligjërues në fshatin e tij, dhe më pas transferohet si referent për çështje fetare në BIMShkup. Pas dy viteve transferohet si profesor i lëndëve të jurisprudencës islame në shkollën e mesme "Medreseja Isa Beu" në Shkup, ku tani ushtron edhe postin e sekretarit. Veprimtaria e tij është mjaft e gjerë, janë për tu përmendur disa punime shkencore nëpër revista të ndryshme.

Deri më sot Zimeri ka ushtruar këto funksione:

  • Në vitin 1992, në Kuadër të BFI-së, dërgohet në Shqipëri, si kuadër për të ndihmuar gjendjen e Islamit atje. Në Shqipëri qëndroi për tre muaj në jugun e Shqiprisë më konkretisht në Gjirokastër ku dha një kontribut të madh në sferën e thirrjes islame, dhe sërish u kthye në vendlindje.
  • Prej Shtatori i vitit 1992 e deri në Mars të vitit 1994, ishte si imam, vaiz, mualim dhe hatib në fshatin JabollçishtëVelesit, ku dha një kontribut të çmuar si në rrafshin fetar ashtu edhe kombëtar.
  • Prej 1 Prillit 1994, kthehet në vendin e tij të tij të lindjes dhe punësohet si Vaiz dhe Mualim në fshatin Llojan.
  • Vitin 1996 transferohet në Rijasetin e Bashkësisë IslameShkup, si referent Fetaro-Arsimor në nivel republikan.
  • Vitin 1997 ka qenë anëtar i Komisionit për themelimin e Fakultetit të shkencave islame dhe për hartimin e Planprogramit të Fakultetit të Shkencave Islame Shkup, dhe për përcaktimin e Kuadrit.
  • Vitin 1998 deri 2000 ishte Profesor i lëndëve të Fikhut dhe Usuli Fikhut në Medrese Isa Beu, ku brenda kësaj periudhe dy vjeçare hartoi edhe dispensat e fikhut dhe të ususli fikhut për të gjitha klasat e Medresesë.
  • Në vitin 2000 emërohet si sekretar i Medresesë ku ushtron këtë post deri vitin 2006.
  • Vitin 2006, emërohet Drejtor i Sektorit të Vakëfit pran Rijasetit të BFI-s Shkup, ku ushtron këtë post deri vitin 2009.
  • Nga viti 2009 deri vitin 2015, sërish ushtron postin e sekretarit të Medresesë Isa Beu Shkup.
  • Vitin 2015, emërohet Drejtor i Sektorit Fetaro Arsimor pran Rijasetit të BFI-së Shkup, ku ushtron këtë post edhe sot e kësaj dite.
  • Në vitit 2015 inicon formimin Mexhlisisit për Fetva pranë Rijasetit të BFI-së ku dhe formohet ky Mexhlis kurse Jusuf Zimeri zgjedhet kryetar i këtij Komisioni që e ushtron edhe sot e kësaj dite.

Veprat shkencore

Redakto

Krahas punës së përditshme Prof. Jusuf Zimeri është marrë edhe me veprimtari Shkencore në fusha të ndryshme të Islam, por me theks të veçantë në fushën e Jurisprudencës Islame. Me përkthime të literaturës nga Gjuha arabe në gjuhën shqipe është marrë që nga koha duke qenë student ku kishte përkthyer veprën e parë “E mira dhe e keqja” nga dijetari i shekullit Muhamed Muteveli Sha’ravi, vepër kjo që ishte botuar në gjuhën shqipe në Kajro vitin 1991.

Shkrime autoriale

Redakto
  1. Internimet dhe burgimet e Seid Nursit, SHB Furkan, Tetovë, 1994
  2. E drejta familjare, BIM, (bashkautor);1996
  3. E drejta e trashëgimisë në jurisprudencën islame, Sh. Ilmije, Shkup,
  4. Pesë shtyllat e fesë islame, - BIM-Shkup, 1998, (Bashkautor);
  5. Sistemi zgjedhor islam, BIM, Shkup, 2000;
  6. Gjykata në sistemin islam, Myftynia e Kumanovës
  7. Emancipimi i femrës dhe moda,- Sh. Ilmije, 2002.
  8. Shpjegimi i Sures El Fatiha, - 2010,
  9. Xhami e Duqanxhikut në Shkup,
  10. Fikhul Ibadat 1 tekst shkollor për nxënësit e Medresesë Isa Beu – Shkup,
  11. Fikhul Ibadat 2 tekst shkollor për nxënësit e Medresesë Isa Beu – Shkup
  12. Fikh- E drejta civile- Tekst shkollor për klasën e III-të në Medresenë Isa Beu Shkup.
  13. Fikh- E drejta penale islame – Tekst shkollor për klasën e IV-të në Medresenë Isa Beu Shkup,
  14. Usulul Fikh bazat e jurisprudencës, Tekst shkollor për klasën e IV-të në Medresenë Isa Beu Shkup,
  15. Hyrje në të drejtën penale, Islame, 2012
  16. Fikhu Islam, dispozita nga Namazi, agjërimi, zeqati dhe haxhi, 2012
  17. Pyetje Përgjigje, botim nga brezi i ri, 2014
  18. Përmbledhje punimesh, botim privat 2014
  19. Pak më ndryshe, botim privat, 2014
  20. 120 përgjigje rreth haxhit, 2014
  21. Namazi i Teravisë – 2015
  22. Mevludi Bidat i mirë apo sunet – 2015
  23. Medhhebi hanefij,(themelimi, dijetarët, literatura dhe terminologjia e tij, 2018
  24. Kontrata mbi shitblerjen, BFI- 2018
  25. Kolosët e medhhebit Hanefij, 2018
  26. Ilmihal i zgjeruar 2018 (Projekt kombëtar në Nivel të tri Bashkësive Islame Tiranë, Prishtinë Shkup)
  27. Kontrata e Qirasë, sipas jurisprudencës islame, 2019
  28. Kontrata e sigurimit sipas sheriatit islam, 2020

Vepra të përkthyera

Redakto
  1. E mira dhe e keqja nga autor, Muhamed Mutevli Sha’ravi, botuar në Kajro, 1992;
  2. Fetva bashkëkohore nga autor Dr, Jusuf el-Kardavi, 2003
  3. Vakëfi në Maqedoni prej vitit 1913-2000, nga autor Mr. Taxhedin Bislimi.
  4. Bija ime nga autor Ali Tantavi, 1997,
  5. Atributet e hipokritëve në suren Et-Teuvbe, nga autor Dr. Taxhedin Bislimi.
  6. Lutjet e haxhit dhe umres, BIM, 1996.
  7. Suneni i Ebu Davudit, 2015
  8. El Ihtijar li ta’lilil Muhart,2018 (pjesën e parë) nga Imam Mevsiliju, projekt ky i përbashkët mes tri bashkësive islame Tiranë-Prishtinë –Shkup.
  9. Kontrata e pajtimit, nga autor Dr. Taxhedin Bislimi, 2020.
  10. Multekal Ebhur, 2020 (pjesa e parë)

Lidhje të jashtme

Redakto