Llojani

fshat në Maqedoni
(Përcjellë nga Llojan)

Llojan, (maqedonisht: Лојане/Lojane) është fshat shqiptar i Komunës së Likovës, Maqedoni, i cili shtrihet në zonën kufitare me fshatin MiratocPreshevës.

Llojan
Лојане
Fshat
Llojani duke shikuar nga lindja kah perëndimi
Llojani duke shikuar nga lindja kah perëndimi
Popullsia
 • Gjithsej2,682
TargatKU

Gjeografia

Redakto

Në të kaluarën fshati ka qenë i vendosur në zonën kodrinore të shpatit të quajtur Kulishte, tani ka një pozitë rrëzë malore dhe fushore që e bë të afërt vetëm me nga 1 kilometër largësi me fshatrat të Preshevës në veri, Tabanockomunës së Kumanovës në lindje dhe Vaksincëkomunës së Likovës në jug. Llojani, shtrihet në pjesën thuajse më veriore të Republikës së Maqedonisë në kufirin maqedono-serb, në koordinatat 42° 13' 59" veri dhe 21° 39' 54" lindje, duke zënë një pozitë kodrinore, rrëzmalore e fushore. Gjeografikisht Llojani është pika lidhëse e fshatrave të Malësisë së Karadakut në pjesën e Serbisë dhe Maqedonisë, edhe përkundër asaj së kjo sot s'ka rëndësi për shkak të kalimit kufitar të mbyllur.

Fshati me shtëpi shtrihet në një diametër rreth tri kilometra duke krijuar afërsi 1.6 km me Miratocin (fshat në Serbi) në veri, gjithashtu 1,6 km me Vaksincën në jug, 2,2 km me Tabanocin në lindje dhe në largësi prej 2,9 km me Strazhën në perëndim.[1] Fshati gjendet në veri të qytetit të Kumanovës në një largësi prej 12 kilometrash.

Pjesa lindore e fshatit është hapësirë fushore, tokë e pjellshme për kultivime bujqësore, kurse pjesa perëndimore e fshatit është hapësirë kodrinoro malore.

Përmes fshatit, nga perëndimi kah lindja, rrjedh lumi i cili ndanë fshatin po thuajse në dy pjesë të njëjta.

Toponime

Redakto

Llojani nga pikëpamja gjeografike është i përbërë nga fusha dhe male. Pjesët gjeografike të fshatit janë emëruar përmes emrave autokton shqiptarë, por gjithashtu disa nga ato janë ndryshuar dhe emëruar nga federata monise e Jugosllavisë. Nga toponimet më të rëndësishme janë:

ARAT - rrafshinë në bjeshkë me kullosë, ku gjatë verës lopari i kullotë bagëtitë.
ARA SHEVËS - arë që gjendet në mal.
AVDI GROB - kompleks arash, ku gjendet varri i Avdiut.
BELLAVOD - burim i pasur me ujë, është emërtuar sllavisht që d.m.th. uji i bardhë.
BETHA SHTREMT - vend në mal ku gjendet një kthesë, në formë të lakut.
ÇESHMA SHAQIRIT - burim që e kishte hapur Shaqiri, gjendet në shpat të Lumit Thatë.
ÇESHMA E AMETALEJVE - burim që e ka hapur Ahmeti.
ÇESHMA TRLLAVE - burim që gjendet në bjeshkë.
ÇESHMA KUPINAVE - sipas shkurreve që rriten përreth burimit.
ÇESHMA GAT - burim që ka rrjedhje të gjatë.
ÇESHMA SHAHËS - sipas apelativit Shahë (Shehide ).
ÇESHMA BEQËS - burim që e ka hapur Beqiri, gjendet te vendi i quajtur Betha Shtemt.
ÇESHMA HAXHI ESATIT - burim që gjendet te Gura Gat.
ÇESHMA BACIT ADEM - Sipas Ademit i cili ka migruar në Turqi.
DRAGIDOLLI - kodër që gjendet në pjesën veriore të fshatit, nga fjalët sllave drag - i dashur dhe doll-luginë.
DUSHKI KEÇ - mal i pasur me ferra, driza, shkurre etj.
DUSHKI TRASH - mal i shpeshtë me gjethe të trasha.
GURI SHPELLVE - kodër me sipërfaqe të madhe, që ka vrima të thella në formë të shpellës.
GURI KRIST - shkëmb me plasa ose të çara në të.
GURI VOGËL - vend në mal ku gjendet ky gur.
GURI VERRISHTËS - gur i rrethuar me dru verri.
GURT E ZI - janë emërtuar sipas ngjyrës që kanë gurët.
GURRA GAT - është emërtuar sipas gjatësisë që kishte burimi.
KODRA VOGËL - kodër që gjendet në kufi me fshatin Vaksincë.
KODRA GAT - sipas gjatësisë që ka kodra.
KODRA SHAVARIT - sipas bimës që është rritur në atë vend.
KODRA REPT - kodër e zhveshur nga drunjët.
KOJRIA PLAK - vend në mal me dru të vjetër.
KULISHTA - kodër ku gjendet një pendë e vogël, prej këtu fshatarët e sjellin ujin nëpër shtëpitë e tyre.

LIVADHET E MDHAJA - livadhe me një sipërfaqe të madhe.
LIVADHET E VRELLËS - janë ara dhe livadhe, gjenden afër burimit.
LIVADHET E GROPËS - livadhe që gjenden në sipërfaqe të ulët të tokës.
LEDINA - lëndinë, vend kullosash.
LESNIKU - mal, mullar me degë e gjethe lisi e me dushk të thatë.
LUMI THAT - mal dhe përrua që më parë ka pasur rrjedhje uji.
LUGI PLEPAVE - vend i ulët mes dy brigjeve, i pasur me dru plepash.
LUXHT E BARIT GAT - vend në mal me kullosa, ku rritet bari me fije të gjata
MASGURI - lokalitet i pasur me gurë.
MULLINI SHAQIRIT - mulli i familjes Shaqiri.
MULLINI ALIES - sipas pronarit të mulliri.
MULLINI BRAHIMIT - muli që gjendej në trollin e (I)Brahimit.
PADINA - kodër me shkurre
POROVISHTE - kompleks arash.
PYLLA - sipërfaqe e madhe me drunj të shpeshtë e me shkurre, që ruan femëroren me a.
PUSI I ALI BEQIRIT - burim që ka marrë emrin e personit, që e kishte hapur bunarin. Në këtë rajon ka përdorim edhe leksema pus-që tregon vendin e ujit të shiut të mbledhur apo ndonjë buçill, gjirna uji.
RESULKA - livadhe dhe shelgje, emërtuar sipas antroponimit shqiptar Resul.
REKA THATË - janë ara, që më herët përreth kalonte lumi i cili tani është shterur.
RRASHI ALIS - vend i rrafshët në mal, pronë e Aliut.
RRASHI MADH - sipërfaqe e gjerë, e pasur me kullosa.
RRASHI TRLLAVE - vend ku i mbanin bagëtitë gjatë verës.
RROTLLAKI - kodër në formë rrumbullake. Të dhënat tregojnë se edhe tani gjenden gypa, tulla të ndryshme që nënkupton se ka qenë vendbanim i hershëm.
RREZA STANEVE - shpat malor ku mbaheshin bagëtitë.
STANDURAKI - vend në mal ku Duraku mbante kopenë e deleve.
SHPATI VNESHVE – vend i pjerrët malor që ka pasur vreshta.
SHPATI REKËS THAT - vend malor përreth lumit të thatë, i mbushur me dru e shkurre.
SHKOZA UKIT - mal i pasur me dru shkoze.
TE TRE KROJT - vend ku gjenden tre burime me rrjedhje uji.
TE MADENI - vend në bjeshkë ku gjendet miniera, e cila ka punuar një kohë të gjatë, tani është demuluar.
TOPTELI - mal me dru dhe shkurre.
VNESHTI - ara që kanë qenë vreshta.
VORRI HALILIT - vend në mal ku gjendet ky varr e që nuk dihet se kush ishte Halili.
VORRI PLAKËS - mendohej se vie emri nga varrimi i një plake ne atë vend, por sipas ngjarjes së vitit 1993 kur nga njerëz të pa njohur janë nxjerrur tri vorba Ari kuptohet se ka qenë vetëm emër identifikimi për pasuri të fshehur në kohën e osmanlinjve. Vendi edhe sot e kësaj dite quhet VORRI I PLAKËS
VEDHISHTE - mal i pasur me ferra.
TE GURI XHARPIJVE - vend shkëmbor që gjatë verës ka shumë gjarpërinj.
VRELLA - vend i pasur me burime ujit
PADINA - një kodrine mbi fshat[2]

Demografi

Redakto

Banori llojanas/i/e/it/et.

Sipas viteve fshati ka pasur këtë rritje popullsie :

  • Viti 1953 - 1593 banorë - shqiptarë 100 %
  • Viti 1971 - 1843 banorë - shqiptarë 98,8 %
  • Viti 1994 - 2274 banorë - shqiptarë 98,8 %
  • Viti 2002 - 2668 banorë - shqiptarë 100 %

Fshati renditet i katërti sipas madhësisë në Komunën e Likovës. Të dhënat e mësipërme janë të dhëna zyrtare të numërimit të popullsisë në Maqedoni.

Ekonomia

Redakto

Llojanasit merren me bujqësi dhe me blegtori, me ujë të pijshëm furnizohen prej bunarëve dhe burimeve të sjellur nga bjeshka. Në Llojan ka ekzistuar edhe xeherorja e cila ka pasur shumë metale si : hekuri, kromi, plumbi, nikeli, zinku, bakri, antimoni e të tjera.

Miniera

Redakto

Miniera afër fshatit Llojan që njihet si miniera e Llojanit ka punuar gati pa ndërprerë që nga viteve 1923-1979[3]. Tridhjetë vitet e para miniera ka përpunuar vetëm krom, që nga viti 1959 zgjerohet në përpunimin e antimonit dhe në vitin 1956 në përpunimin e arsenit sepse vendi është mjaft i pasur me këto tre elemente.

Kjo miniere përfshinë një sipërfaqe prej 10 km².

UNEP-i ka vizituar minierën e Llojanit dhe ka analizuar përbërjen e materialeve të nxjerra dhe ka vërtetuar një përmbajtje prej 8,093 mg/kgarsenit që nënkupton një sasi 50 (pesëdhjetë) herë më të madhe në përbërje se sa burimi i arsenit në Gjermani.

Që nga viti 1979 miniera është braktisur duke mbetur vetëm një roje gjer në fillim të viteve të nëntëdhjeta kur u tërhoq dhe teknologjia e mbetur. Pas tërheqjes së veprimtarisë dhe teknologjisë nga kjo minierë e gjithë struktura ndërtimore si dhe i gjithë deponimi me rreth 1 milion tonelata[3] mbetën të pa prekura nga strukturat shtetërore duke vënë në rrezik helmimin[4] e tokave të banorëve të fshatit.

Kultura

Redakto

Xhamia e fshatit, "Xhamia e haxhi Esatit", është e ndërtuar në vitin 1816, dhe është rinovuar në vitet 1971 dhe 1987.[5]

Historia

Redakto

Llojani është fshat i vjetër, i cili përmendet në shek. XIV, respektivisht në dokumentet e vitit 1332. Xhamia e fshatit është e ndërtuar në vitin 1816, e rinovuar në vitet 1971, 1987, dhe ka emrin “ Xhamia e haxhi Esatit ”.[5]

Personalitete

Redakto

Emra të njohur të fshatit Llojan (radhitur sipas shkronjës së parë).

Referime

Redakto
  1. ^ Falling Rain - Llojani
  2. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Fshatrat e komunës se Likovës
  3. ^ a b http://www.rec.org/REC/Programs/REREP/PEIP/docs/strategies/location_21.pdf[lidhje e vdekur]
  4. ^ BIRN - Miniera e Llojanit-bombë ekologjike maqedonase[lidhje e vdekur]
  5. ^ a b "Emri dhe historiku i fshatrave". Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2006. Marrë më 11 korrik 2006.

Lidhje të jashtme

Redakto

Multimedia

Redakto