Intesa Sanpaolo është shumë aktive në nivel ndërkombëtar, veçanërisht në Europën Qëndrore e Lindore dhe në basenin Mesdhetar, me një rrjet prej më shumë se 1700 degësh dhe rreth 8,3 milion klientësh të filialeve që operojnë në banka shërbimesh dhe banka tregëtare në 13 vende.[1] Fuqia e grupit në këto vende qëndron në përfshirjen e një rrjeti bankash lokale me rrënjë të fuqishme e pozicion të rëndësishëm në tregun financiar. Gjithashtu Intesa Sanpaolo ofron një gamë të gjërë shërbimesh e produktesh bankare, cilësore e inovative që kënaqin nevojat e të gjithë klientëve tanë. Identiteti ynë kozmopolitan është një ndihmë e paçmueshme jo vetëm për klientët individë por edhe për kompanitë që operojnë në nivel ndërkombëtar. Si për individët dhe për klientët korporatë ne ofrojmë ekspertizë, këshillim dhe shërbime financiare të një cilësie të lartë, përmes një rrjeti ndërkombëtar të shtrirë në rreth 40 vende me banka të posaçme për korporata, degë direkte dhe zyra përfaqësie.[2]

Filiali i bankës Intesa Sanpaolo në zonën e 9katsheve në Tiranë
Intesa Sanpaolo qëdnra, sheshi San Carlo, Torino
Intesa Sanpaolo qëndra e dytë. Ca' de Sass, Milano

Intesa Sanpaolo Bank Albania

Redakto

Intesa Sanpaolo Bank Albania është një bankë kryesore në vend që u ofron kompanive, klientëve institucionalë e privatë me të ardhura të larta si dhe klientëve individë e biznese të vogla e të mesme zgjidhje të arsyeshme përmes shërbimeve e produkteve të shkëlqyera. Banka i ofron shërbimet e saj përmes një rrjeti prej 30 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe vazhdon të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.[3] Për inovacionet në biznes dhe përmirësimin e shërbimit Intesa Sanpaolo Bank Albania frymëzohet nga klientët e saj. Banka përmes programit të saj “Ju Dëgjojmë 100%” dhe anketimit të përvitshëm për kënaqësinë e klientit merr të dhënat mbi të cilat ndërton strategjinë e saj të biznesit dhe planin e veprimit.[4]

Historia

Redakto

Intesa Sanpaolo Bank Albania lindi në 2008 nga shkrirja e dy bankave shumë të rëndësishme të vendit Banka Italo-Shqiptare - BIA (themeluar në 1993) dhe Banka Amerikane e Shqipërisë – ABA (Themeluar në 1998), të dyja u blenë nga Intesa Sanpaolo Group.

ABA - Banka Amerikane e Shqipërisë (BASH) u themelua në shtator 1998, nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN) një fond privat investimesh i themeluar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara nën Aktin SEED të vitit 1989, për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt një ekonomie tregu. Sipas shifrave të 30 dhjetorit 2007, BASH rezultonte me një total depozitash prej 93.4 miliard lekë, total kredish mbi 39.7 miliard lekë, dhe total aktivesh mbi 106.4 miliard lekë. Më 20 dhe 21 dhjetor 2006, FSHAN, në rolin e saj si aksioneri i vetëm i BASH-it, firmosi Marrëveshjen e Shitblerjes së Aksioneve si dhe Marrëveshjen e Aksionerëve për shitjen e 80% të aksioneve, sipas të cilës FSHAN mban kontroll të 20% të aksioneve deri në vitin 2009. Marrëveshja u finalizua më 29 qershor 2007, kur BASH u bë zyrtarisht pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo.

BIA - Banka Italo-Shqiptare u themelua në korrik 1993 si një ndër institucionet e para private në Shqipëri. Themelimi i saj u bë si një sipërmarrje e përbashkët (joint venture) ndërmjet Bankës Kombëtare Tregtare të Shqipërisë (aksionet e së cilës i’u transferuan Ministrisë së Financave) dhe Bankës italiane Banca di Roma. Më 7 dhjetor 2005, atëherë Sanpaolo IMI, firmosi marrëveshjen e blerjes së 80% të aksioneve të Bankës Italo-Shqiptare, nga Capitalia dhe Ministria e Financave (me 40% secila). Ndërsa Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH) mbajti aksionet e veta prej 20%.

Të dhënat kryesore

Redakto
  • Aktive LEK 129.1 miliard
  • Depozita LEK 104.5 miliard
  • Kredi LEK 49.2 miliard
  • Personeli 536
  • Njësi bankare 31

(Të dhëna sipas 31 mars 2011 )

Struktura Aksionere

Redakto

Subjekti % Pjesëmarrjes në Bankë Intesa Sanpaolo Group S.p.A. 98.61%

Società Italiana per le Imprese all’Estero S.p.A. 1.39%

Referime

Redakto
  1. ^ "Individë". Intesa Sanpaolo Bank Albania. Marrë më 2022-10-28.
  2. ^ "INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA (Ish Amerikan Bank of Albania)". opencorporates.al. Marrë më 2022-10-28.
  3. ^ "Intesa Sanpaolo Bank Albania vlerësohet si 'Banka e vitit përgjatë 2021, për ndikimin në komunitet nëpërmjet veprimtarive bankare' nga The Banker - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2022-10-28.
  4. ^ "Numri i bankave me rëndësi sistemike ulet në katër, hiqet banka Intesa Sanpaolo". Revista Monitor (në anglishte amerikane). 2022-10-18. Marrë më 2022-10-28.

Lidhje të jashtme

Redakto