Inxhinieria Fizike ka si objektiv për orientimin e studentëve në një përgatitje të gjerë inxhinierike në fushën e Fizikës moderne. Ne veçanti, për sektorët e teknologjisë së avancuar industriale, kursi i studimit përgatit në njohuri mbi optikë, lazeri, teknologji dhe instrumente fizike.

Kursi i Inxhinieria Fizike ofron një bazë të detajuar në Fizikën e aplikuar. Nje inxhinier fizikant mund të punojë si

- Inxhinier në aplikimin dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme.
- Inxhinier në paisjet lazer dhe për paisjet me fibra optike.
- Inxhinier në përdorimin e paisjeve të avancuara në spitale dhe laboratorët e klinikave për kryerjen e analizave dhe diagnostikimit mjekësor.
- Inxhinier që punojnë në sektorët e kërkim-zhvillimit për optikën inxhinierike, fotonikën, optoelektronikën, nanofotonikën, lazera, shkenca e materialeve.

Ndryshimi midis Fizikës dhe Inxhinierisë Fizike

Redakto

Kursi i studimin për Inxhinieri Fizike, në pjesën më të madhe përqendrohet në problemet aplikative. Kursi i studimit për Fizikë ka si objektiv kryesorë zhvillimin e shkencës së pastër, ndërsa kursi i studimit për Inxhinieri Fizike ka si detyrë gërshetimin e njohurive Fizike në aplikimet teknologjike.

Inxhinieria Fizike në Shqipëri

Redakto

Inxhinieri Fizike është degë në "Universitetin Politeknik të Tiranës" në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike. Për herë të parë është hapur në vitin akademik 2005-2006. Kjo diplomë është bazuar në eksperiencën e disa universiteteve të vendeve Evropiane e më gjerë. Planet dhe programet mësimore janë hartuar sipas modelit të "Universitetit të Torinos" dhe atij të "Universitetit Politeknik të Milanos".

Adresa

Redakto

"Ky fakultet ndodhet prane shkolles Vasil Shanto, Ngjitur me Entin e Banesave. Tirane.".