Irfan Lubijankiq
Irfan Ljubijankić (26 nëntor 1952 – 28 maj 1995) është kirurg i fytyrës, kompozitor, politikanë dhe diplomat boshnjak. Ai ishte ministër i punëve të jashtme nga viti 1993 deri në ditën kur u vra gjatë Luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.
Irfan Ljubijankić | |
---|---|
Ministri i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 30 tetor 1993 – 28 maj 1995 | |
Paraprirë nga | Haris Silajxhiq |
Pasuar nga | Muhamed Sacirbey |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 26 nëntor 1952 Bihaç, Bosnja dhe Hercegovina |
Vdiq më | 28 maj 1995 Cetingrad, Kroacia |
Partia politike | Partia e Aksionit Demokratik |
Arsimimi | Universiteti i Beogradit Universiteti i Zagrebit |
Biografia
RedaktoLjubijankić diplomoi në Universitetin e Mjekësisë së Universitetit së Beogradit dhe u bë doktor i specializuar në mjekimin e veshëve, hundëve dhe fytit.
Në vitin 1990, si boshnjak u përgatitë për t'u shkëputur prej Jugosllavisë, ai u zgjodh në parlamentin boshnjak dhe u bë anëtar i Partisë së Aksionit Demokratike. Ai u largua përkohësisht nga politika në vitin 1992 pas fillimit të luftës civile mes Boshnjakëve dhe Serbëve Boshnjakë, në mënyrë që të shërbej si mjekë në Bihaç. Pak para vdekjes së tij, ai morri pjesë në përvjetorin e 50-të të fundit të Luftës së Dytë Botërore në Londër më 1 maj 1995.
Vdekja
RedaktoLjubijankić vdiq më 28 maj 1995 kur helikopteri i tij u qëllua nga një raketë në Cetingrad, qytet kroat afër kufirit me Bosnjën e cila u mbajt nga rebelët serb të asaj kohe.[1] Gjashtë personat tjerë që ishin me të gjithashtu vdiqën. Ai u varros më 8 qershor 1995 në Bihaç.
Ljubijankić ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Referimet
Redakto- ^ Roger Cohen, Serbs Kill a Bosnian Leader and Take More Hostages; Copter Downed - 33 Britons Are Seized, The New York Times, 29 May 1995.