Irma Kurti
Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese.
Irma Kurti | |
---|---|
U lind më | 20 mars 1966 Tiranë |
Occupation | Poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese |
Nënshtetësia | Shqiptare, Italiane |
Edukimi | Universiteti i Athinës |
Shkollimi | Universiteti i Tiranës |
Gjinitë letrare | Poezi, romane, tregime të shkurtëra, tekste këngësh |
Prindërit | Hasan Kurti, Sherife Mezini Kurti |
Biografia
RedaktoLindi në 20 mars 1966 në Tiranë. Përfundoi studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988. Punoi si mësuese e gjuhës angleze dhe më vonë gazetare në disa organe shtypi si në gazetën “Mësuesi”, “Poli i Qendrës”, “Dita Informacion" etj.
Në shtator 1997 ndoqi në Universitetin e Athinës në Greqi kursin 1 vjeçar për mësimin e gjuhës dhe kulturës greke. Ka kryer kurse të ndryshme specializimi për gazetari në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, SHBA, Francë, Itali, Zvicër etj.
Irma Kurti nisi të shkruajë poezi në moshë të vogël. Krijimet e para i botoi në revistat “Fatosi” e “Pionieri” dhe në të njejtën periudhë këndoi në skenën e festivaleve për fëmijë në Elbasan, ku e kaloi fëmijërinë. Prindërit, Hasan Kurti e Sherife Mezini Kurti u bënë nxitja dhe inkurajimi i saj më i madh. I ati, me profesion mjek radiolog, lexonte shumë duke ia trasmetuar së bijës këtë pasion.
Në 1980 u nderua me çmimin e parë në Konkursin Kombëtar me rastin e 35-vjetorit të Revistës “Pionieri”. Në 1989 fitoi çmimin e dytë në Konkursin e organizuar nga Radio - Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut. Më pas, poezitë e saj u botuan në gazetat e revistat "Drita", "Zëri i Rinisë", "Nëntori”, “Shqiptarja e re”.
Irma Kurti njihet nga publiku i gjerë si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere përpara dhe pas viteve ‘90-të. Shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime dhe poezitë e tyre kanë mbetur ende tek dashamirësit e muzikës së lehtë. Ka shkruar rreth 150 tekste këngësh. Plot lirika të suksesshme poetja i shkroi që në bankat e Universitetit. Përmendim: “Urimi yt”, “Mbrëmja që mban dashurinë time”, “Pranë të kaltrit det”, “Letër malli”, “Një çast në kujtesën tënde”, “Shikomë në sy”, për të vazhduar në vitet e mëvonshme me: “E njejta ëndërr”, “Larg nga vetvetja”, “Dhe prapë jam kthyer”, “Trokite tek dera”, “Të jem për ty Number 1”, “Imazh i largët”, ”Nën dritën e qirinjve”, "Befas zgjohem", "Ndjehem ndryshe" etj.
Irma Kurti është përfshirë në disa Antologji të Librarisë Ndërkombëtare të Poezisë në Maryland, në USA: “Forever spoken”, “The best poems and poets of 2007” etj. Krijimet e saj në poezi e prozë bëjnë pjesë në shumë antologji në Itali: “Il Federiciano” publikim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore 2010, "Diffusione Autori” 2011 i GDS Edizioni, “Lingua Madre - Racconti di donne straniere in Italia 2012/2013”, “Enciklopedia Universale e Autorëve Italianë”- 2013/2014/2015/2016, Premio Napoli Cultural Classic 2010/2011/2013/2016, Premio Prato Città Aperta 2016, “Adriatico. Emozioni tra parole d’onde e sentimenti”, - projekt humanitar i Shoqatës Kulturore Euterpe, "Il corpo, l'eros" i botuesit Giuliano Ladolfi së bashku me poetesha të tjera italiane e botërore, "365 pagine da scrivere- Agenda 2018", "Unione Mondiale dei Poeti 2018 - World Uinion of Poets" botim i Shtëpisë Botuese Kimerik etj.
Ka fituar 80 çmime dhe vlerësime të ndryshme në konkurse ndërkombëtare letrare në Itali, në Zvicër e më gjerë.
Në vitin 2013 fiton çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për Letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.
Shpallet “Poetja Shqiptare e vitit 2015” nga Qendra P.E.N e Shqipërisë.
Në vitin 2020, për kontributin në fushën e poezisë, nderohet me titullin “Akademike dhe Presidente Nderi” e Enciklopedisë Poetike Italiane.
Në 2021 nderohet me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali. Po ashtu, i akordohen çmimet “Leonardo da Vinci”, 2021 dhe “Giacomo Leopardi” nga Shoqata Kulturore “Chimera” në Lecce.
Në vitin 2022 nderohet me çmimin “Ambasadore Europiane” për arritje të rëndësishme në fushën e letërsisë si dhe “Poetja më e mirë e vitit 2022”. Në të njëjtin vit emërohet Ambasadore për Shqipërinë nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari. I jepet titulli “Damë e Urdhërit të Dante Alighierit” nga Republika e Poetëve. Është nderuar me diplomën e meritës dhe medaljen Grazia Deledda nga Komiteti Kombëtar brenda Enciklopedisë Poetike WikiPoesia me rastin e 150 vjetorit të lindjes së poetes së madhe italiane. Është nderuar me çmimin e Karrierës 2023 nga Universum Academy Switzerland në Zvicër.
Është anëtare jurie në disa konkurse letrare në Itali, si dhe përkthyese pranë Fondacionit “Ithaca” në Spanjë.
Irma Kurti është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara në shtete të ndryshme të botës. Librat e saj, përveçse në Shqipëri, janë botuar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Francë, Itali, Holandë, Belgjikë, Rumani, Turqi, Kosovë, Filipine, Kamerun, Indi, Kili dhe Serbi.
Irma Kurti jeton në Bergamo, Itali.
Thënie mbi Irma Kurtin
Redakto- Poezitë e Irma Kurtit janë të strukturura qartë, përshkohen nga një ritëm melodik, janë të rimuara për të krijuar maksimumin e një akustike të brëndshme të krejt figurave stilistike. Nga kjo pikëpamje, sinqeriteti i poetes është metafora e saj më autentike. Poezitë e Irma Kurtit lexohen me një frymë, sepse janë ndërtuar mbi motivet e dhembjes njerëzore. Kjo dhembje shpesh ështe e ankthshme dhe shqetësimndjellëse. Në të vërtetë është një monolog i dhembjes që kërkon të kthehet në dialog.Poezitë e saj janë një klithmë për dashuri dhe respekt të ndërsjelltë, një apel për mostjetërsimin e njerëzve në sende.
Grazia Pia Licheri, gazetare:
- Me një gjuhë të thjeshtë e të drejtpërdrejtë, poetja Irma Kurti na ofron edhe një herë një shumëllojshmëri ndjesish, një lloj ditari në vargje që hap dyert e reflektimit ndaj temave intime dhe ekzistenciale. Irma Kurti arrin drejt e në zemrën e lexuesit, duke hedhur poshtë si gjithmonë idenë se poezia është një mjet i zgjedhur për disa, sepse format narrative të mbushura me zbukurime dhe artifice letrare nuk i përkasin aspak stilit të saj. Atëherë është emocioni vetë që e merr fjalën përmes një kujtimi, një imazhi, një mendimi, të përshkruara në mënyrë kaq të saktë saqë ta lejojë lexuesin të hyjë në majë të gishtave në jetën e autores, duke ruajtur ndërkohë identitetin e tij. (Nga parathënia e librit: “Senza patria”- Pa atdhe)
Veprat
Redakto- Këtë natë me ty, poezi, 1999;
- Shihemi në një tjetër botë, poezi, 2002;
- Qirinjtë janë fikur, poezi, 2003;
- Bëj sikur fle, poezi, 2005;
- Puthja e fundit, poezi, 2007;
- Midis dy brigjeve, roman autobiografik, 2010;
- Një vjeshtë pa kthim, tregime, 2013;
- Nën bluzën time, poezi 2013;
- Copëza shënimesh nëpër rrugët e shkreta, publicistikë, 2013;
- Njeriu që fliste me pemët, roman, 2015;
- Nuk është ky deti, poezi, 2016;
- Lajmet vijnë edhe këtu, tregime, 2016;
- Krahët rreh një flutur, poezi për fëmijë, 2016;
- Në pragun e një dhimbjeje, poezi, 2016;
- Pa atdhe, poezi, 2017;
- Në borxh me dashurinë, poezi, 2018;
- Mesazhe nga lart, poezi, 2018;
- Kohë për t’u dashur, poezi, 2019;
- Dallgët thërresin emrin tënd, roman, 2020;
- Zëri yt tretet në erë, poezi, 2020;
- Grimca gëzimi, poezi, 2020;
- Kujtimet e një mjeku, me bashkautor Hasan Kurti, 2021;
- Shelgu lotues, poezi, 2021;
- Humbur mes ngjyrash, poezi, 2022;
- Ti je loti im, poezi, 2022;
- Ditët e fundit të një qyteti, roman, 2022;
- Hijet e qytetit tim, poezi, 2023.
Libra në gjuhën italiane
Redakto- Tra le due rive, roman biografik, 2011;
- Risvegliare un amore spento, poezi, 2011;
- Un autunno senza ritorno, tregime, 2012;
- Sotto la mia maglia, poezi, 2013;
- Le notizie arrivano anche qui, tregime, 2014;
- Non è questo il mare, poezi, 2014;
- Sulla soglia di un dolore, poezi, 2016;
- Senza patria, poezi, 2016;
- In assenza di parole, roman, 2017;
- Le pantofole della solitudine, poezi, 2018;
- Il sole ha emigrato, poezi, 2019;
- In una stanza con i ricordi, poezi, 2019;
- Nella mia anima piove, poezi, 2020;
- I ricordi di un medico me bashkautor Hasan Kurti, kujtime, 2020;
- Messaggi dall'alto, poezi, 2021;
- Briciole di gioia, poezi, 2021;
- Le onde chiamano il tuo nome, roman, 2021;
- Un immenso cielo d’estate, poezi, 2022;
- Persi tra i colori, poezi, 2022;
- Un giorno mi racconterai, poezi & fotografi nga Biagio Fortini, 2022;
- La tua voce nel vento, poezi, 2023;
- “Met de ogen van een kind - Con gli occhi del bambino” (Holandisht-Italisht), poezi, 2023.
Libra në anglisht
Redakto- I knew the gray sky, poezi, 2014, USA;
- Under my blouse, poezi, 2015, USA;
- A cottage in the forest, poezi për fëmijë, 2016, Itali;
- Without a homeland, poezi, 2019, USA;
- Within a sorrow, poezi, 2021, Filipine;
- In every raindrop, poezi, 2021;
- Love, you don't know, poezi, 2022, Kanada;
- The last days of a city, roman, 2022, Filipine;
- Vanished loves, poezi, 2022, Indi;
- It’s ranining in my soul, poezi, 2022 (Anglisht -Turqisht), Turqi;
- Your image between my fingers, poezi, 2023 (Anglisht- Spanjisht), Kili;
- We met in a tear, poezi, 2023 (Anglisht- Urdu), Pakistan;
- It's raining in my soul, poezi, 2023 (Anglisht- Urdu), 2023;
- One day you will tell me, poezi, 2023, USA;
- Lost in the colors, poezi, 2023, Indi.
Përkthime
Redakto- Dialogu i dimrit, Tomas Venclova, 2019, Shtëpia Botuese “Shkupi”, Maqedoni.
- I ricordi di un medico, Hasan Kurti, 2020, “Kimerik”, Itali.
- Përtej fjalëve, Rosy Gallace, “Ada”, Tiranë.
- Loja e djallit, Grigory Kanovich 2021, “Shkupi”, Maqedoni.
- Jetë paralele, Rosy Gallace, Shqip - Rumanisht, Bukuresht, Rumani.
- Hije në shkretëtirën e akullit, Dalia Grinkeviciutė, 2021, “Shkupi”, Maqedoni.
- Petals of light, Rosy Gallace, 2021, “Poetry Planet Book”, Filipine.
- Fragments from a doctor's diary, Hasan Kurti, 2022.
- Tra le righe di un diario, Hasan Kurti, Youcanprint, Itali, 2022.
- Alba Rossa - Agim i purpurt, Laura Ficco, libër dygjuhësh Italisht - Shqip, 2022, Prishtinë, Kosovë.
- Rrëzohet një gjethe, Grazia Deledda, 2022, libër i botuar nën kujdesin e Enciklopedisë Poetike, Wikipoesia, Kosovë.
- A leaf falls, Grazia Deledda, 2022, libër i botuar nën kujdesin e Enciklopedisë Poetike, Wikipoesia, Kanada.
- Imazh qielli, Germain Droogenbroodt, 2022, Prishtinë, Kosovë dhe Youcanprint Edizioni, Itali, 2022.
- Love can wait – Dashuria mund të presë, Naila Hina, (Anglisht-Shqip), 2023.
- La miracolina – Mrekullibërësja, Vesna Andrejevic, (Italisht-Shqip),Youcanprint Edizioni, Itali, 2023.
- Lulja jetëshkurtër e kohës, Germain Droogenbroodt, Prishtinë, Kosovë, 2023.
Çmime
Redakto- Çmimi i parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2011 “Napoli Cultural Classic”, në kategorinë e autorëve te huaj.
- Çmimi i parë ne seksionin e prozës në Konkursin Ndërkombëtar “Lago Gerundo - Europa e Cultura” edicioni i 9-të, në Paullo, Milano për librin “Midis dy brigjeve”.
- Çmimi i parë në Konkursin Letrar “Città di Treviglio” për tregime.
- Çmimi i parë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar “Europa” 2015 në Lugano, Zvicër, për librin me poezi: “Nën bluzën time”.
- Çmimi i parë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar: “Posedonia Paestum” 2015 Salerno, në kategorinë e autorëve te huaj me poezinë: “I dashur, ti nuk mund ta dish”.
- “Poetja shqiptare e vitit 2015” nga Qendra P.E.N e Shqipërisë.
- Teksti më i mirë i "Festivalit të fëmijëve Vihuela 2016”, në Prishtinë, Kosovë me titull: “E dua vendin tim”.
- “Libri më i mirë” për përmbledhjen me poezi: “Sulla soglia di un dolore” (Në pragun e një dhimbjeje) në Konkursin Ndërkombëtar Poem Academy Awards organizuar nga Akademia e Artistëve në Napoli.
- Çmimi i parë në Seksionin e Poetëve të Huaj për librin: “Pa atdhe” në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë “Poseidonia - Paestum”, Edicioni XXIII.
- Çmimi i parë në Poezi. Për ciklin më të mirë poetik paraqitur në Konkursin: "Ditët e Letërsisë Shqipe" organizuar nga Revista “Kuvendi” për vitin 2017 në Michigan, USA.
- Fituese për cikël poezish botuar në Revistën Obelisk, Tiranë 2017.
- “Teksti më i mirë i këngës” në Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve në Gjakovë, Kosovë, nëntor 2018.
- "Teksti më i mirë i këngës" në Festivalin e Fëmijëve: "Tingujt e Adriatikut, 2018" në Durrës.
- Çmimi i parë në Konkursin letrar Ndërkombëtar: “Scriptura” në seksionin e autorëve të huaj me poezinë: “E zakonshme”.
- Çmimi i parë në Konkursin Letrar Kombëtar “Leandro Polverini” në Anzio, Romë për librin: “Il sole ha emigrato”.
- Çmimi i parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Universum Switzerland” 2020 për librin me poezi: “In una stanza con i ricordi” (Në një dhomë me kujtimet).
- Teksti më i mirë për këngën “Më mungon vendi im” në Festivalin e fëmijëve “Vihuela 2020” në Prishtinë, Kosovë.
- Çmimi i parë në seksionin e autorëve të huaj në Konkursin Ndërkombëtar të Artit Letrar: “La citta della rosa”, 2020 për romanin "In assenza di parole".
- Çmimi i parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar Italo-Rumeno Picàturi de suflet, 2020, në seksionin Poezia në gjuhë të huaj.
- Çmimi i parë në Konkursin Letrar "L'arte in versi" (Arti në vargje) me poezinë “The weeping willow”, 2021.
- Çmimi i parë në Konkursin Letrar "Letërsia" të shpallur nga Instituti Italian i Kulturës në Napoli, në seksionin e romanit të pabotuar.
- Çmimi i parë në Konkursin Letrar "Frazat më të bukura të dashurisë", në seksionin e poezisë, 2022.
- Çmimi i parë Poetry Thymes Award Contest, SHBA.
Lidhje të jashtme
Redakto- http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51735
- http://www.albanianews.it/notizie/flashnews/irma-kurti
- http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046842632/titulli/Rrefimi-ne-proze-i-nje-poeteje
- https://web.archive.org/web/20120328035129/http://www.marta-ajo.it/vis_dettaglio.php?id_livello=3335
- http://www.paroleinfuga.it/display-text.asp?IDopera=43110
- http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51735
- http://www.reportonline.it/2011040244796/cultura/pubblicato-il-libro-tra-le-due-rive-un-coinvolgente-romanzo-di-kurti-irma.html
- http://www.panorama.com.al/irma-kurti-nje-roman-per-emigracionin/
- https://archive.today/20151126073744/http://topbusinessmagazine.com/le-notizie-arrivano-anche-qui-di-irma-kurti/
- https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=531929
- https://web.archive.org/web/20150901104706/http://www.gruajashqiptarenebote.com/#!suksese-te-reja-/c1059
- https://www.kultplus.com/libri/poetja-shqiptare-irma-kurti-shpallet-akademike-dhe-presidente-nderi-e-enciklopedise-poetike-italiane/
- https://alb-spirit.com/2020/09/12/poetja-shqiptare-irma-kurti-e-ftuar-ne-manifestimin-poetik-ne-itali/
- http://www.gazetatema.net/2020/08/07/poetja-shqiptare-irma-kurti-shpallet-akademike-dhe-presidente-nderi-e-enciklopedise-poetike-italiane/
- https://diasporashqiptare.al/2023/02/22/poetja-shqiptare-irma-kurti-botohet-ne-serbi/
- https://www.botasot.info/zvicra-diaspora/1386800/poetja-shqiptare-irma-kurti-fituese-e-konkursit-universum-academy-ne-zvicer/
- https://diasporashqiptare.al/2023/02/08/poetja-shqiptare-irma-kurti-botohet-ne-gjuhen-spanjolle-ne-kili/
- https://www.kultplus.com/tag/irma-kurti/
- https://katror.info/irma-kurti-poetja-me-e-mire-e-vitit-2022-ne-itali/