Ndërtesa e Arkivit të Vjetër në Vushtrri

monument kulture në Kosovë

Ndërtesa e Arkivit të Vjetër në Vushtrri është një monument i trashëgimisë kulturore në Vushtrri, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër X022 (1140/101010).

Arkivi i Vjetër Historik në Vushtrri
LlojiArkitekturore
VendndodhjaVushtrri, Kosovë
NdërtuarShek. XX
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencësX022 (1140/101010)

Historiku

Redakto

Në qytetin e Vushtrrisë, përballë objektit të Komunës, gjendet shtëpia e ish-Arkivit Historik. Koha e ndërtimit të këtij monumenti i takon shek. XX. Objekti me etazhe P+K, me bazament guri, është ndërtuar nga tullat e argjilës së pjekur. Në katin përdhese ka ndërhyrje në fasadën perëndimore, ku është hapur vitrina për veprimtari tregtie, ndërsa kati i sipërm ka ruajtur origjinalitetin si në enterier ashtu edhe në eksterier. Në fasadat ballore (perëndimore dhe veriore) hapësirat e ndriçimit me korniza druri dhe parmakë metalikë si dhe kurora e fasadës e gdhendur në formë dhëmbëzoresh ruajnë autenticitetin e objektit. Në përdhese, në fasadën veriore ndodhet hapësira e mbyllur, sot e derës hyrëse, e cila sipër përfundon me gjysmëhark. Arkivi Historik Komunal në Vushtrri është themeluar më 3 mars 1968. Në fillim me këtë shërbim ka punuar në kuadër të Drejtorisë për Punë Administrativo – Juridike dhe të Përgjithshme të Kuvendit Komunal në Vushtrri.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto