Ismail Lulani
Ismail Lulani (Tuz, 26 mars 1933 — Shkoder, 6 tetor 2002) ka qenë arsimtar dhe piktor, nje nga emrat me te shquar te artit shqiptar.
Biografia
RedaktoNë moshën 9 vjeçare së bashku me familje vendoset në qytetin e Shkodrës. Në vitin 1967 mbaron Akademin e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës "Ded Gjo Luli me trima", u vlersua mjaft nga kritika e kohës. Emrohet dhe punon si profesor në Akademin e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijmtari të lirë. Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike "Prek Jakova") në qytetin e Shkodrës. Ai ishte antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktoret më origjinal e më të fuqishëm në historin e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejsazh, portret, natura të qeta. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojrat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.
Ndërroi jetë në moshen 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri.
Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë
- Në vitin 1979 i jepet titulli "Piktor i Merituar"
- Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë "Piktor i Popullit"
- I është akorduar titulli "Naim Frashri i klasit të Parë"
- Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt)
- Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli "Krenaria e Shkodrës" i cili iu dorzua të shoqes së artistit.
Ismail Lulani morri pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si Frascat, Romë, Paris, Linz (Austri), New York, Boston, Toronto, Athinë, Pekin, Shangai, Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd, Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin, Prishtinë, Aleksandri, Turqi , Tunizi, Hungari, duke marë vlersimet më të larta nga krtika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.
Ismail Lulani ishte një nga piktorët e shquar shqiptarë të shekullit XX-të, Lulani ishte një nga artistët që ndikuan fuqishëm në modernizimin e artit shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX. Piktori Ismail Lulani kreu studimet e mesme për mjekësi, por shumë shpejt do ti kushtohej plotësisht pasionit të tij të fëmijërisë – pikturës. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, gjatë viteve 1964 - 1968. Në veprat e tij sidomos rreth viteve ’80, ndjehet prirja drejt pasurimit të paletës piktorike e që gradualisht nga tabloja në tablo, e bën Lulanin të evidentohet si një artist me një stil të veçantë piktorik, i cili priret drejt dekorativitetit, motiveve të veçanta. Ismail Lulani dallohet koloriti i pasur dhe mënyra e vizatimit të personazheve. Krijimtaria artistike e piktorit Ismail Lulanit është e shumë e gjerë dhe e larmishme (mbi 30 vjet krijimtari). Ai ishte portretist, peizazhist dhe realizues i tablove kompozicionale me temë historike e sociale.
Vepra e tij e parë e ekspozuar në publik ishte peizazhi nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës (1969). Më tej Lulani do të ishte prezent me tablotë e tij në të gjitha ekspozitat, konkurset lokale dhe kombëtare. Temat e tablove piktorikë të Lulanit ishin të inspiruara nga ciklet e kreshnikëve (Muji dhe Halili), Gjergj Elez Alia, nga baladat shqiptare (Kostandini dhe Duruntina), nga historia e popullit shqiptar (Figura e Skënderbeut, Ali Pashë Tepelena, Shote dhe Azem Galica).Lulani realizoi tablo për disa figura, ngjarje të luftës nacionalçlirimtare, dhe nga periudha e ndërtimit të socializmit, veçanërisht nga jeta dhe puna e njerëzve të thjeshtë. Në pikturën shqiptare artisti Lulani veçohet dhe vlerësohet si një kolorist i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë, ai ka krijuar personazhe (figurat e malësorëve) që vizatohen në mënyrë të stilizuar. Piktori Lulani ishte një artist që tërhiqej nga jeta e njerëzve të thjeshtë të zonës së veriut të Shqipërisë.
Pas viteve ’90 Ismail Lulani i kushtohet kryesisht peizazhit të zonave veriore shqiptare, që edhe më parë e tërhiqnin artistin. Lulani ka krijuar cikle të tëra tablosh me këto motive që mund të grupohen dhe sipas stinëve të vitit: cikli i peizazheve të vjeshtës, cikli i peizazheve të dimrit, cikli i bariut me dhi. Ai mund të konsiderohet si piktori i Shqipërisë së Veriut.
Ismail Lulani krijoi në dy sisteme shoqërorë të ndryshëm, por ai mbetet një nga përfaqësuesit e rëndësishëm të artit shqiptar të shekullit të XX-të. Mund të kujtojmë disa nga tablotë e tij në vite: “Skënderbeu në betejë”, (1968); “Ded Gjo Luli me trimat”, (1969, GKA,Tiranë); “Në hidrocentralin Mao Ce Dun” (GKA, Tiranë), “Peizazh malor”, (GKA, Tiranë) si dhe tabloja “Ndërtuesit e hidrocentralit” (1974, GKA, Tiranë).
Tabloja “Ndërtuesit e Hidrocentralit”, 1971, u realizua nga artisti për ekspozitën e 30 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në tablo janë pikturuar imazhet e tri punëtorëve , (portretet e tyre) janë paraqitur në plan të parë. Dy portretet e planit të parë janë me pamje përballë e me kapele letre dhe shami të lidhur mbi krye kurse punëtori i tretë shikon jashtë tablosë në anën e majtë të saj. Në sfondin prapa janë pikturuar strukturat e makinerive të ndërtimit të hidrocentralit (vinça) dhe struktura ndërtimore.Pikturimi i peizazhit është realizuar me dritë të fuqishme dhe me një gjuhë piktorike dekorative, ndërsa portrete pikturohen me ngjyra të ngrohta e me kalime tonesh dhe gjysëm tonesh delikatë që japin karakteret dhe fizionominë e veçantë të secilit prej tyre. Piktori Lulani nëpërmjet kësaj tabloje evidenton artistikisht vlerën dhe kontibutin e njerëzve të thjeshtë në ndërtimin e veprave të mëdha siç janë hidrocentralet. Pikturimi nga ana e artistit Lulani i tablosë “Ndërtuesit e Hidrocentralit”,është mbajtur i ekuilibruar si tonalitete koloristike dhe tabloja ka dritë të fuqishme. Piktori Ismail Lulani ka ekspozuar në shumë vende të Europës duke marrë vlerësimet më të larta nga kritika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve në Francë, Austri, Itali, SHBA, Gjermani, etj. Në fondin e GKA,Tiranë ndodhen njëzetenëntë vepra të piktorit Ismail Lulani. Vepra të Lulanit ndodhen dhe në fondin e GA, Shkodër dhe të mjaft koleksionistëve privatë në Shqipëri e jashtë saj. Familja ka koleksion me të rëndësishëm te vepra të piktorit Ismail Lulani. Shoqata Kulturore VIZart ne Biennalet Nderkombetare te Akuarelit qe zhvillon , ka akorduar cmimin e madh Nderkombetar "Ismail Lulani International Award ", ne nder te artistit te madh. Nje nga rruget e Shkoders ku ai jetoi , mban gjithashtu emrin e tij.