Qyteti i Itakës (en: Ithaca  /ˈɪθəkə/) është një qytet që ndodhet në rajonin Jugperëndimor të shtetit të New York-ut dhe është kryeqendra e Qarkut Tompkins, i cili përfshin gjithashtu edhe qytezën e Itakës, fshatin e Cayuga Height, e qyteza e fshatra të tjera.  Qyteti është vendosur në bregun jugor të liqenit Cayuga, në Nju Jorkun Qendror. Ajo është emëruar në nder të ishullit grek të Itakës.[1]

Vila Clinton, një godinë e shekullit të 19-të në qendër të qytetit
Cornell University nga Kulla McGraw
Ujvara e përrojit Cascadilla

Në Itakë ndodhet Cornell University, një Universitet kërkimor me mbi 20,000 studentë dhe anëtar i grupimit të universiteteve elitare amerikane "Ivy League".[2] Universiteti shtrihet në kodrat në lindje të Qytetit, duke u kufizuar në jug nga lagjia "Collegetown", e njohur si zonë e frekuentuar kryesisht nga studentët e Cornellit, çka i shton atmosferën e të qenit një "qytet universitar" Itakës.

Politika

Redakto

Banorët e qytetit kanë prirje politike liberale dhe qytetit konsiderohet si bastion i Partisë Demokratike.

Në vitin 2010, qyteti i Itakës kishte një popullsi prej 30,014 banorë. Në vitin 2004, Gayraud Townsend, një student 20-vjeçar në Shkollën e Marrëdhënieve Industriale dhe të Punës të Cornell University, u zgjodh si anëtar i Këshillit Bashkiak, duke u bërë kështu i pari mashkull me ngjyrë që zgjidhet në këshillit dhe Afrikano-Amerikani më i ri i zgjedhur ndonjëherë për një rol publik në historinë e Shteteve të Bashkuara.[3]  

Në vitin 2011, Svante Myrick, alumni i klasës së 2009-ës në Cornell u zgjodh si kryetar i Bashkisë së Itakës, duke u bërë kryebashkiaku më i ri në historinë e qytetit.[4]

Referime

Redakto
  1. ^ Gannett, Henry (1905). The Origin of Certain Place Names in the United States. Govt. Print. Off. fq. 167. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Carol Kammen. "History of Ithaca and Tompkins County". City of Ithaca. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2007. Marrë më 2007-08-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ [ "Gayraud Townsend"], Young Elected Officials Network, Inaugural National Convening, Washington, DC, January 13–15, 2006, People of the American Way Foundation
  4. ^ Teri Weaver, "Svante Myrick: How a child of modest means became Ithaca's youngest mayor-elect", Syracuse.com, 20 November 2011, accessed 14 September 2014