Iveta Radičová (Shqiptimi sllovak: [ˈiʋeta ˈraɟitʃoʋaː]; lindur më 7 dhjetor 1956) ishte Kryeministrja e parë grua e Sllovakisë, nga viti 2010 deri 2012. Ajo udhëhoqi një qeveri të koalicionit, në të cilën ajo po ashtu mbajti në një kohë të shkurtër postin e Ministre e Mbrojtjes në pesë muajt e fundit të koalicionit. Më parë, ajo ka shërbyer si Ministre e Punës nga viti 2005 deri 2006 në qeverinë e dytë Dzurinda[1].

Iveta Radičová
Lindi7 dhjetor 1956 (68 vjeçe)
ParardhësiĽubomír Galko
PasardhësiMartin Glváč
Partia politikePartia Demokratike - Bashkimi Kristian dhe Demokratik Sllovak

Në zgjedhjet presidenciale të Sllovavisë, Iveta Radičová konkurroi por pa sukses të marrë postin e Presidentit të Sllovakisë. Në mars 2012, ajo deklaroi se ajo pensionohet nga politika[2].

Jeta personale

Redakto

Radičová ka lindur në Bratislavë më 7 dhjetor 1956. Ajo ka një vajzë dhe është e veja e Stano Radič, një komedian dhe aktor i njohur sllovak i cili vdiq në vitin 2005. Përveç gjuhës së saj amtare sllovake, Radicova flet rusisht rrjedhshëm dhe ka njohuri të mirë të gjuhës angleze, gjermane dhe polake [3]

Karriera akademike

Redakto

Radicova filloi karrierës e saj akademike duke studiuar sociologjinë në Universitetin Comenius në Bratislavë, duke fituar titullin PhD në Akademinë e Shkencave Sllovake në vitin 1981 [4]. Radičová punoi si sociologe në Akademi në periudhën 1979–1989, duke koordinuar një ekip kërkimor për rregullat e familjes. Në vitin 1990, ajo vazhdoj studimet e post-doktoraturës për një vit në Universitetin i Oksfordit [5]. Pas kthimit të saj në Sllovaki në vitin 1991, Radicova themeloi Qendrën për Analiza të Politikave Sociale, një nga OJQ-të e para të Sllovakisë, dhe ka shërbyer si drejtore ekzekutive deri në vitin 2005 [6]. Gjatë kësaj periudhe, Radicova gjithashtu ka ligjeruar në departamentet e sociologjisë, shkencave politike, dhe punës sociale në Universitetin Comenius [6]. Në vitin 2005, ajo u emërua Profesore i Sociologjisë nga Fakulteti i Filozofisë në Universitetin Comenius, duke e bërë atë Profesoren e parë femër e sociologjisë në Sllovaki [6]. Në semestrin Pranveror 2013, ajo u kthye në Oxford, si Visiting Fellow [4].

Karriera politike

Redakto

Botimet

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Skard, Torild (2014) "Iveta Radičová" në Women of power - half a century of female presidents and prime ministers worldwide, Bristol: Policy Press, ISBN 978-1-4473-1578-0, pp. 364-5
  2. ^ http://www.sme.sk/c/6362700/iveta-radicova-odisla-z-sdku.html
  3. ^ Radičová dostala poverenie zostaviť vládu SME, accessed 23 June 2010
  4. ^ a b "Iveta Radičová," Arkivuar 14 mars 2016 tek Wayback Machine Department of Politics and International Relations, University of Oxford. Accessed: May 17, 2013.
  5. ^ "Zivotopis (CV)". Official Website of Iveta Radicova. 2009. Marrë më 13 korrik 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c "Iveta Radičová". The Slovak Spectator. Marrë më 12 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Slovak ex-PM: Czechoslovakia's split was politicians' swindle," Prague Daily Monitor, May 15, 2013. Accessed: May 17, 2013.

Lidhje të jashtme

Redakto
Parardhësi 
Robert Fico
Kryeministre e Sllovakisë
2010–2012
Pasardhësi 
Robert Fico