Izet Abdyli
Tema e këtij artikulli mund të mos plotësojë kriteret e Wikipedisë për shquarësinë e përgjithshme. |
Izet Abdyli u lind më 26 shkurt 1961 në fshatin Dobroshec të Drenasit.
Shkollimi: Shkolla fillore ,,Rilindja” Dobroshec, Gjimnazi ,,Gjergj - Kastrioti Skënderbeu” Gllogoc, Fakulteti Juridik, në Prishtinë,
Fakulteti Filozofik - Master i Arkivistikës.
Është prezantuar në shumë antologji poetike, të poetëve shqiptarë.
Gjatë luftës në Kosovë 1998-1999, ka raportuar për QIK-un dhe RTSH, përmes redaksisë së TVP-së, në Prishtinë.
Nga viti 2014, kryetar i Asociacionit të letrarëve dhe artistëve, Art Club ,,Rifat Kukaj” Drenas
Krijimtaria letrare dhe publicistike:
1. “Fjalë Zemre” poezi, 1995
2. “Kur vjeshta shkund pikëllimin” poezi, 2005
3. ,,Ne mes jetës dhe vdekjes-Fletëza ditari lufte”
publicistikë, 2008
4. ,,Zogu i dritës” poezi për fëmijë, 2012
5. ,,Ata që panë vdekjen me sy “ (publicistikë),
2014
6. ,,Farfuri dashurie” poezi, 2015
7. ,,Magjia e artit dhe fjalës” vështrime dhe
recensione, 2016
8. ,,Lirinë dikush po e vret” poezi, 2017
9. ,,Gri” poezi, 2018
10. ,,Fundi i perandorëve” poezi, 2018.
11. ,,Biblioteka, Arkivi dhe Trashëgimia
kulturore” 2019
12 ,,Siari” poezi për fëmijë
13. ,,Rituale të paturpshme", poezi(satira) 2021
14. ,,Shprush kujtimet, poezi 2021
16. ,,Leksiokoni i shkrimtarëe t Drenics” Botues Art Club “Rifat Kukaj”, 2022
17. ,, Udhpershkrime, rrefime, tregime” Botues Art Club “Rifat Kukaj”, 2022
18. ,,Përvijime letrare" (Veshtrime, recensione) Botues Art Club ,,Rifat Kukaj" 2024
19. ,,Pa strukturë" poezi, Botues Art Club ,,Rifat Kukaj", 2024[1]
POEZIA QË FITOI ÇMIMN E DYTË NË MANIFESTIMIN ,,ORA E MADHE LETRARE NË 25 VJETORIN E MASAKRËS SË REÇAKUT" NË SHTIME
ME TRASTËN E KUJTIMEVE
Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur
E në copa shpirtrash dhimbjen kam pjesëtuar
Në supe kam ngarkuar peshën e atyre që nuk janë
E zemra sa nuk ka pëlcitur nga acari kallkan
Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur
Luginave, shpateve e krojeve që rridhnin gjak
Atje ku ende ndiheshin gjamet, rënkimet e të plagosurve
E në majëmali një shqiponjë drejt qiellit valonte në bajrak
Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur
Gjurmëve të atyre që u bënë rreze lirie
Të atyre që në degëlisash u mbetën ëndrrat e v(arura)rara
Të atyre që u kthyen në yje përjetësie
Me trastën e kujtimeve stinëve kam ngarendur
E më janë përzier vaje, zëra kushtrimi e këngë
Si feniks prej hiri të rënët janë ringjallur
Pastaj në gurë muranash janë kthyer e kanë zënë vend
7-9 dhjetor 2023
Shifra: ,,Wokeri po vjen”
- ^ Camară, Gabriel (2024-06-21). "Housing in the Margins. Negotiating Urban Formalities in Berlin's Allotment Gardens Housing in the Margins. Negotiating Urban Formalities in Berlin's Allotment Gardens , Hanna Hilbrandt, Hoboken, Wiley, 2021, ix+175 pp., ISBN 9781119540915 (hardback), €22.60 (paperback), ISBN 9781119540939 (paperback), ISBN 9781119540960 (pdf), ISBN 9781119540908 (epub), €20.99 (e-book), ISBN 9781119540946 (ebook)". Housing, Theory and Society: 1–3. doi:10.1080/14036096.2024.2370683. ISSN 1403-6096.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Te parametri|title=
ndodhet simboli i padukshëm "line feed character" - Pozicioni: 84 njësi duke numëruar nga e majta (Ndihmë!)