Wikipedia:Shquarësia
Kjo faqe dokumenton një udhëzim në Wikipedia shqip. Është një standard i pranuar përgjithësisht që redaktorët duhet të përpiqen ta ndjekin, megjithëse trajtohet më mirë me sens të përbashkët, dhe përjashtime të rastit mund të zbatohen. Çdo editim thelbësor në këtë faqe duhet të reflektojë konsensus. Kur jeni në dyshim, diskutoni së pari në faqen e diskutimit. |
Në Wikipedia, shquarësia është kushti kryesor i cili përdoret nga redaktorët për të vendosur nëse një temë ka nevojë për një artikull të veçantë.
Informacioni në Wikipedia duhet të jetë i vërtetueshëm; nëse nuk mund të gjenden burime të besueshme të palës së tretë në një temë, atëherë nuk duhet të ketë një artikull të veçantë. Koncepti i shquarësisë në Wikipedia zbaton këtë standard bazë për të shmangur grumbullimin pa dallim të informacionit. Temat e artikullit dhe të listave duhet të jenë të shquara, ose "të vlefshëme për t'u njohur". Përcaktimi i shquarësisë nuk varet domosdoshmërisht nga gjëra të tilla si fama, rëndësia apo popullariteti – edhe pse ato mund të rrisin pranueshmërinë e një subjekti që plotëson udhëzimet e shpjeguara më poshtë.
Një temë supozohet të meritojë një artikull nëse:
- është në marrëveshje me udhëzimin e përgjithshëm të shquarësisë i cili gjendet më poshtë, ose përmbush kriteret e përshkruara në udhëzimet të veçanta sipas lëndëve
- nuk përjashtohet nga udhëzimi: çfarë Wikipedia nuk është.
Kjo nuk siguron domosdoshmërisht lirinë e krijimit të një artikulli të veçantë për një temë. Redaktorët mund të arsyetojnë për të bashkuar dy ose më shumë tema të lidhura në një artikull të vetëm. Këto udhëzime përshkruajnë vetëm se sa e përshtatshme është një temë për artikullin ose listën e vet. Ata nuk e kufizojnë përmbajtjen e një artikulli apo liste, megjithëse shquarësia përdoret zakonisht si kriter i përfshirjes për listat. Për udhëzimet e Wikipedia-s në lidhje me përmbajtjen, shikoni pikëpamjen neutrale, vërtetueshmërinë, hulumtimet vetjake, çfarë Wikipedia nuk është, dhe biografitë e personave të gjallë.
Udhëzimi i përgjithshëm i shquarësisë
RedaktoNëse një temë ka marrë një përshkrim të rëndësishëm në burime të besueshme që janë të pavarura nga subjekti, ajo supozohet të jetë e përshtatshme për një artikull ose listë të veçantë.
- "Supozohet" do të thotë se përshkrimi i rëndësishëm në burime të besueshme krijon një supozim, jo një garanci, që një subjekt meriton artikullin e vet. Një diskutim më i thellë mund të përfundojë se tema në të vërtetë nuk duhet të ketë një artikull të pavarur – ndoshta sepse shkel atë që Wikipedia nuk është, veçanërisht rregullin që Wikipedia nuk është një grumbullim pa dallim të informacionit.[1]
- "Përshkrimi i rëndësishëm" trajton temën në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në detaje, në mënyrë që mos të nevojitet hulumtimi vetjak për nxjerrjen e përmbajtjes. Përshkrimi i rëndësishëm është më shumë se një përmendje e parëndësishme, megjithatë, nuk ka nevojë që të jetë tema kryesore e materialit burimor.
- "Shquarësia" do të thotë se burimet kanë nevojë për integritetin editorial për të lejuar vlerësimin e vërtetueshmërisë së shquarësisë, për një udhëzim burimesh të besueshëm. Burimet mund të përfshijnë veprat e publikuara në të gjitha format dhe mediat, dhe në çdo gjuhë. Disponueshmëria e burimeve dytësore që mbulojnë subjektin është një provë e mirë për shquarësinë.
- "Burimet"[2] duhet të jenë burime dytësore, pasi ato ofrojnë dëshmi më objektive të shquarësisë. Nuk ekziston një numër fiks i burimeve të kërkuara pasi që burimet ndryshojnë në cilësinë dhe thellësinë e përshkrimi, por në përgjithësi priten burime të shumëfishta.[3] nuk ka nevojë që burimet të jenë në dispozicion në internet ose të shkruara në gjuhën shqipe. Publikimet e shumëfishta nga i njëjti autor apo organizatë zakonisht konsiderohen si burim i vetëm për qëllime të përcaktimit të shquarësisë.
- "Pavarësia nga subjekti" përjashton veprat e prodhuara nga subjekti i artikullit ose dikush i lidhur me të. Për shembull, reklamat, njoftimet për shtyp, autobiografitë dhe faqja e internetit e subjektit nuk konsiderohen të pavarura.
Nëse një temë nuk i plotëson këto kritere, por ende ka disa fakte të vërtetueshme, mund të jetë e dobishme të përshkruash atë brenda një artikulli tjetër.
Udhëzimet e shquarësisë nuk zbatohen për përmbajtjen brenda një artikulli
RedaktoKushtet e vendosura për krijimin ose mbajtjen e një artikulli nuk janë të njëjta me ato të vendosura për përmbajtjen brenda tij. Udhëzimet e shquarësisë nuk zbatohen për përmbajtjen e artikujve ose listave (me përjashtim të disa listave, të cilat kufizojnë përfshirjen në subjekte ose njerëz të shquar). Trajtimi i përmbajtjes brenda një artikulli ose listeje të caktuar (dmth. nëse diçka vlen të përmendet sa duhet për t'u përmendur brenda artikullit ose listës) qeveriset nga parimi i rëndësisë së duhur dhe udhëzimet të tjera të përmbajtjes.
Përmbajtja e artikullit nuk përcakton shquarësinë
RedaktoShquarësia është një veçori e një subjekti dhe jo e një artikulli të Wikipedia-s. Nëse tema nuk është përshkruar jashtë Wikipedia-s, asnjë llojë përmirësimi të përmbajtjes së Wikipedia-s mund ta bëjë subjektin të shquar. Nga ana tjetër, në qoftë se materiali burimor ekziston, edhe se përmbajtja dhe referencat brenda një artikulli të Wikipedia-s janë të dobëta, nuk do të zvogëlojë shquarësinë e subjektit.
Shquarësia kërkon dëshmi të vërtetueshme
RedaktoTema e përbashkët në udhëzimet e shquarësisë është se duhet të ketë dëshmi të vërtetueshme dhe të paanshëme që subjekti ka marrë vëmendje të rëndësishme nga burime të pavarura për të mbështetur një pohim të shquarësisë.
Asnjë subjekt nuk është automatikisht ose vetvetisht i shquar thjesht për shkak se ekziston: dëshmia duhet të tregoj se tema ka fituar një përshkrim apo njohje të rëndësishme të pavarur dhe se kjo nuk ishte thjesht interes afatshkurtër, as rezultat i veprimtarisë promovuese ose të publicitetit pa dallim, as tema nuk është e përshtatshme për ndonjë arsye tjetër. Burimet për dëshminë të shquarësisë përfshijnë botime të mirënjohura, libra të besueshëm dhe autoritarë, burime të mediave të njohura dhe burime të tjera të besueshme në përgjithësi.
Shquarësia bazohet në ekzistencën e burimeve të përshtatshme, jo në gjendjen e referencave në një artikull
RedaktoMungesa e burimeve ose citimeve në një artikull (që dallon nga mosekzistimi i burimeve) nuk tregon që një subjekt nuk është i shquar. Shquarësia kërkon vetëm ekzistencën e burimeve të përshtatshme të pavarura dhe të besueshme, jo praninë e menjëhershme të tyre ose të citimeve në një artikull. Redaktorët që vlerësojnë shquarësinë duhet të marrin parasysh jo vetëm burimet e emërtuara faktikisht në një artikull, por edhe mundësinë të ekzistencës së burimeve që tregojnë shquarësinë e subjektit megjithëse nuk janë të përmendura në artikull. Kështu, përpara se të propozohet ose të emërohet një artikull për grisje, ose të ofrohet një opinion i bazuar në shquarësi në një diskutim fshirjesh, redaktorët këshillohen fuqimisht që të përpiqen të gjejnë burime për subjektin në fjalë dhe të shqyrtojnë mundësinë e ekzistencës së burimeve nëse nuk mund të gjenden nga një kërkim.
Shënime
Redakto- ^ Për më tepër, jo të gjithë përshkrimet në burime të besueshme përbën dëshmi të Shquarësisë për qëllime të krijimit të artikullit; për shembull, drejtoritë dhe bazat e të dhënave, reklamat, kolonat e njoftimeve dhe lajmet e vogla janë të gjitha shembuj të përshkrimeve që në fakt nuk mund të mbështesin shquarësinë kur shqyrtohen, pavarësisht ekzistencës së tyre si burime të besueshme.
- ^ Të përfshirë por pa u kufizuar në gazetat, librat dhe e-librat, revistat, dokumentarët e televizionit dhe të radios, raporte nga agjencitë qeveritare dhe revistat akademike. Në mungesë të burimeve të shumëfishta, duhet të jetë e mundur të vërtetohet se burimi pasqyron një pikëpamje neutrale, është e besueshme dhe jep detaje të mjaftueshme për një artikull të plotë.
- ^ Mungesa e burimeve të shumëfishta këshillon që tema mund të jetë më e përshtatshme për t'u përfshirë në një artikull mbi një temë më të gjerë. Është e zakonshme që gazetat ose revistat e shumëfishta të botojnë të njëjtën histori, ndonjëherë me ndryshime të vogla ose tituj të ndryshëm, por një histori nuk përbën vepra të shumëfishta. Disa revista që botojnë njëkohësisht artikuj të ndryshëm nuk përbëjnë gjithmonë vepra të shumëfishta, sidomos kur autorët po mbështeten në të njëjtat burime dhe vetëm duke riparë të njëjtat të dhëna. Po ashtu, një seri botimesh nga i njëjti autor apo në të njëjtën periudhë revistë normalisht llogaritet si një burim.