Wikipedia:Përdorues të shumëfishtë

Wiki-marionetë në aksion (sock-puppet in action)

Përdoruesi i shumëfishtë ose wiki-marioneta (italisht: utenza multipla, anglisht: sock puppet) është një llogari tjetër e përdoruesit të Wikipedias. Si e tillë mund të quhet zakonisht vetëm ajo llogari, e cila nuk është deklaruar hapur se i përket llogarisë kryesore. Disa raste janë pshm. përdorimi i dy ose më shumë nofkave për të votuar më shumë se një herë në një votim, ose për t'ju shmangur rregullave të wikipedisë.

Të gjithë wikipedianët mund të regjistrojnë një emër përdoruesi nga e cila mund të redaktojnë. Me kalimin e kohës llogaria e hapur prej tij do të bëhet identiteti i atij personi në Wikipedia, duke ndihmuar p.sh. edhe Wikipedianë të tjerë që të kontaktojnë me të.

Edhe pse jo e zakonshme, disa Wikipedianë mund të krijojnë llogari alternative. Një llogari alternative është një nofkë shtesë e një Wikipediani që ka pasur një llogari më parë. Në këtë rast llogaria kryesore normalisht vetëkuptohet se është ajo me më shumë redaktime të kryera.

Ka disa kufizime për pranimin e përdorimit të këtyre llogarive alternative, dhe një numër përdorimi janë jashtzakonisht të ndaluara: në veçanti, përdorimi i tyre për të shmangur hetimin, për të gënjyer të tjerët duke bërë redaktime shkatërruse me një llogari dhe redaktime normale me një tjetër, ose ndryshe ngritja trazirave nuk është e pranuar.

Përdorimi i gabuar i llogarive alternative mund të sjellë bllokimin ngaj redaktimit, për të gjithë llogaritë e atij përdoruesi. Në qoftë se dikush përdor llogari alternative, është e kshillueshme që të vendosen lidhje midis llogarive në mënyrë që një individ i vetëm të bëhet mbajtës i tyre. Kjo do të bënte më pas të mundur që të shmangej ndonjë dyshim nga përdorues të tjerë.