Izet Mexhiti lindi më 8 janar 1977 dhe është politikan si dhe kryetar i Komunës së Çairit. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, kurse fakultetin e ka kryer në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Menaxhim financiar dhe kontabilitet.

Izet Mexhiti
U lind në* janar 1977
KombësiaShqiptar
Profesionipolitikan

Momentalisht është duke ndjekur studimet post-diplomike, në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup, me specializim në lëmin e menaxhimit publik.

Eksperiencën profesionale të punës e ka filluar në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, duke ligjëruar lëndët ekonomike nga viti 2001 deri në 2003. Më pas vazhdon si bashkëpunëtorë ekonomik në Postën e Maqedonisë deri në vitin 2005.

Që nga prilli i vitit 2005 zgjidhet për kryetar i komunës Çair, me çka me sukses të jashtëzakonshëm fillon të ushtrojë këtë detyrë, pozicion ky që mban aktualisht.

Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës Kryetari i parë Shqiptar i Komunës Çair, implementon me sukses mbi 100 projekte me çka i ndryshon imazhin kësaj pjese të Shkupit, gjithnjë duke mos hezituar ti përballojë edhe sfidat më të rënda të cilat u paraqitën në këtë periudhë. Është promotor i ideve për bashkëpunim me sektorin civil, me shoqatat e ndryshme, gjithnjë duke marrë mendimin dhe sugjerimet pozitive që shprehin këto.

Gjatë periudhës së kaluar prej katër vitesh, veçohet me atë që filloi dhe përfundoi mjaft iniciativa, duke filluar nga ato të infrastrukturës komunale, rrugëve, ndriçimit, e poashtu me zbatimin dhe përkrahjen e shumë manifestimeve dhe vlerave kulturore dhe shpirtërore të qytetarëve të Çairit. Menaxhimi i tij me këtë komunë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për faktorizimin e fjalës së shqiptarëve në Shkup.

Ne zgjedhjet Komunale 2009, Izet Mexhiti u rizgjodh si Kryetar i Komunes se Cairit.

Referime Redakto