Aparteidi në Izrael
Izraeli dhe analogjia e aparteidit është një qasje kritikuese ndaj qeverisë izraelite, qasje e cila akuzon Izraelin për ushtrimin e aparteidit ndaj palestinezëve, veçanërisht për pushtimin e Bregut Perëndimor; termi aparteid në këtë kontekst i referohet nocionit që ky term mbart në ligjin ndërkombëtar, ose mund t'i referohet analogjisë krahasuese me aparteidin në Afrikën e Jugut.[1] Disa studiues përfshijnë brenda termit aparteid edhe trajtimin diskriminues ndaj qytetarëve arab të Izraelit, duke e përshkruar statusin e tyre social si qytetarë të klasit të dytë.[2] Ithtarët e kësaj analogjie nënvizojnë një seri elementësh historikë që i përkasin asaj që cilësohet si “sistem kontrolli” në territoret e zaptuara palestineze, që përkon me përkufizimin e aparteidit në ligjin ndërkombëtar ose janë të ngjashme me karakteristikat që dominuan përgjatë regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut. Këto karakteristika përfshijnë sistemin e mjeteve identifikuese, vendbanimet izraelite në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar në tokat e uzurpuara palestineze, rrugë të ndara për izraelitët dhe palestinezët, pikat e kontrollit kufitaro-ushtarak izraelit, muri izraelit në Bregun Perëndimor (i cilësuar nga izraelitët si mburojë kundër terrorizmit palestinez), përdorimi i palestinezëve si krah pune i lirë, pabarazi në të drejtat ligjore, infrastrukturë, aksesin ndaj tokës dhe burimeve midis palestinezëve dhe izraelitëve të ardhur.[3] [4]
Kjo analogji ka shkaktuar polemika në rrethet akademike, hetuesit në OKB,[5] Kongresi Kombëtar Afrikan,[6] grupet e të drejtave të njeriut,[7][8] si dhe midis politikanëve izraelitë.[9] Izraeli, mbështetësit e tij si dhe një numër akademikësh dhe studiuesish e hedhin poshtë këtë analogji. Kritizierë të analogjisë shprehen se krahasimi është nga ana faktike dhe morale i gabuar dhe ka për synim deligjitimimin e Izraelit. Kundërshtarët e analogjisë e mohojnë krahasimin e uzurpimit të rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor nga Izraeli me aparteidin në Afrikën e Jugut, duke argumentuar se të dyja këto territore nuk janë pjesë e sovranitetit izraelit dhe qeverisen nga Autotitetet palestineze dhe qeveria e Hamasit në Gaza,si dhe ato nuk mund të krahasohen me politikat e brendshme të aparteidit në Afrikën e Jugut. Mbështetësit i krahasojnë territoret e rrethuara me Bantustanin, të themeluar në Afrikën e Jugut, që klasifikoheshin si “vetë-qeverisje” ose “të pavarura”.[10][11]
Në dhjetor 2019, Komiteti për Eleminimin e Diskriminimit Racor dha vendimin se ankesa e paraqitur nga Shteti i Palestinës kundër Izraelit për shkelje të detyrimeve të tij sipas Konventës Ndërkombëtare për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor është legjitime dhe tani do të shqyrtohet ankesa mbi regjimin e aparteidit nga Izraeli në Bregun Perëndimor.[12][13] Në janar 2021, organizata izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem publikoi raportin ku nënvizoheshin gjetjet që plotësonin ankesën për cilësimin e regjimit të Izraelit si aparteid.[14] Në prill 2021 Human Rights Watch u bë organizata e parë ndërkombëtare që deklaroi se Izraeli kishte kaluar pragun, pas dekash të tëra paralajmërimesh,[15] dhe ngriti akuza ndaj zyrtarëve izraelitë për instalimin e regjimit të aparteidit dhe persekutimit nën ligjin ndërkombëtar duke bërë thirrje për investigim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Palestinë, duke u shndërruar në organizatën e parë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që mban këtë qëndrim.
Mbështetës të analogjisë shprehen se disa prej ligjeve diskriminojnë në mënyrë direkte dhe indirekte mbi bazën racore, duek privilegjuar qytetarët izraelit. Këtu përfshihet Ligji i Rikthimit, si dhe shumë ligje të tjera që lidhen me sigurinë, aksesin ndaj tokës, shtetësinë, përfaqësimi politik në legjislacion, edukim dhe kulturë. Projektligji i Shtetit-komb të Izraelit është cilësuar ndërkombëtarisht si diskriminues,[16] dhe është konsideruar nga pjesëtarë të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, deputetë opozitarë si legjitimues të regjimit të aparteidit.[17][18]
Referime
Redakto- ^ "Israel approves 'Jewish nation state' law". BBC News (në anglisht). 19 korrik 2018. Marrë më 19 korrik 2018.
- ^ Uri Davis, Apartheid Israel: Possibilities for the Struggle Within, Zed Books, London 2003 Stampa:Isbn pp.51f
- ^ Peteet, Julie (dimër 2016). "The Work of Comparison: Israel/Palestine and Apartheid". Anthropological Quarterly. 89 (1): 247–281. doi:10.1353/anq.2016.0015. JSTOR 43955521. S2CID 147128703.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ e.g. Report of the Special Rapporteur on the situation of human rights in the Palestinian territories occupied since 1967, John Dugard, A/HRC/4/17, 29 January 2007, pp. 3, 23 "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2012. Marrë më 3 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Omar H. Rahman, From confusion to clarity: Three pillars for revitalizing the Palestinian National Movement. Brookings Institute 12 December 2019:'The debate about whether the apartheid label applies to the Israel-Palestine case is already happening. Legal scholars and academics around the world have been taking up the issue for at least a decade.'
- ^ "UN report: Israel has established an 'apartheid regime'". www.aljazeera.com. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Davis, Uri (2003). Apartheid Israel: possibilities for the struggle within. Zed Books. fq. 86–87. ISBN 1-84277-339-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shimoni, Gideon (1980). Jews and Zionism: The South African Experience 1910–1967. Cape Town: Oxford UP. fq. 310–336. ISBN 0-19-570179-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Top Israelis Have Warned of Apartheid, so Why the Outrage at a UN Report?, Mehdi Hassan, The Intercept, 23 March 2017.
- ^ Farsakh, Leila (2005). "Independence, Cantons, or Bantustans: Whither the Palestinian State?". Middle East Journal (në anglisht). 59 (2): 230–245. doi:10.3751/59.2.13. ISSN 0026-3141. JSTOR 4330126. Marrë më 25 nëntor 2020.
- ^ EidEid, Haidar. "Declaration of a Bantustan in Palestine". Al-Jazeera (në anglisht). Marrë më 25 nëntor 2020.
- ^ "Palestine files complaint against Israel under anti-racism treaty". The Guardian (në anglisht). 23 prill 2018. Marrë më 26 dhjetor 2019.
- ^ "UN Committee on the Elimination of Racial Discrimination publishes findings on Cambodia, Colombia, Ireland, Israel and Uzbekistan". UN OHCHR. 13 dhjetor 2019. Marrë më 26 dhjetor 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "A regime of Jewish supremacy from the Jordan River to the Mediterranean Sea: This is apartheid" (në anglisht). B'Tselem. 12 janar 2021. Marrë më 12 janar 2021.
A regime that uses laws, practices and organized violence to cement the supremacy of one group over another is an apartheid regime. Israeli apartheid, which promotes the supremacy of Jews over Palestinians, was not born in one day or of a single speech. It is a process that has gradually grown more institutionalized and explicit, with mechanisms introduced over time in law and practice to promote Jewish supremacy. These accumulated measures, their pervasiveness in legislation and political practice, and the public and judicial support they receive – all form the basis for our conclusion that the bar for labeling the Israeli regime as apartheid has been met.
- ^ Oliver Holmes, 'Israel is committing the crime of apartheid, rights group says,' The Guardian 27 April 2021.
- ^ "Knesset: Israel verabschiedet Gesetz zu "jüdischem Nationalstaat"". ZEIT ONLINE (në gjermanisht). 19 korrik 2018.
- ^ "Israel passes Jewish nation law branded 'racist' by critics". The Independent (në anglisht). Marrë më 23 korrik 2018.
- ^ "Nation state bill moves Israel towards 'apartheid state'". Sky News (në anglisht). 20 korrik 2018.