Jack Andrew Garry Wilshere Lindi më 1 janar 1992, është lojtar profesionist anglez , luan për klubin e Arsenalit dhe [[Kombëtarja angleze e futbolli t|Kombëtaren Angleze]].Ai luan si mesfushor qendror. Jack Wilshere është lojtar i akademisë së Arsenalit.Debutimin per ekipin e parë e bëri më 2008. Duke u bërë si lojtar më i ri që debuton në Premier League më vetëm 16 vjet e 256 ditë. Ai luan edhe për kombëtaren e Anglisë ku debutoi kur ishte 18 vjet e 222 ditë kundër Hungarisë. Ai ka luajtur edhe për grupmoshat e reja si: U-16 , U-17, U-19, U-21.

Jack Wilshere
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJack Andrew Garry Wilshere[1]
Datëlindja (1992-01-01) 1 janar 1992 (32 vjeç)
VendlindjaStevenage, Angli
Gjatësia1.72[2]
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
West Ham United
Numri19
Karriera me të rinjtë
2001Luton Town
2001–2008Arsenal
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2008–2018Arsenal125(7)
2010Bolton Wanderers (huazim)14(1)
2016–2017A.F.C Bournemouth (huazim)27(0)
2018–West Ham United14(0)
Karriera ndërkombëtare
2006–2007Anglia U162(0)
2007–2009Anglia U179(1)
2009Anglia U191(0)
2009Anglia U217(0)
2010–Anglia27(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21:12, 9 qershor 2015 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 9 qershor 2015

Arsenal Redakto

Wilshere ju bashkua akademisë së Arsenalit në tetor të vitit 2001 në moshën 9-të vjeçare. Ai bëri pjesë në të gjitha grupmoshat e Arsenalit. Në moshën 15 vjeçare ai u bë kapiten i grupmoshave U-16. Në shkurt 2008, ai bëri debutimin e tij për rezervat e Arsenalit në moshën 16 kundër Reading, dhe shënoi golin e vetëm për Arsenalin, e cila përfundoi në një barazim [1-1]. Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger në sezonin 2008/09 e ftoi në ekipin e parë të Arsenalit ku ai morri edhe fanellën me numër 19-të. Ai në shtator 2008 beri debutimin per ekipin e Arsenalit ku hyri si zëvendësues i Van Persie në minutën e 84-të. 10 ditë më vonë Wilshere e shënoi golin e tij të parë për Arsenalin kundër Sheffield United.

Bolton Wanderers (huazim) Redakto

Më 29 janar 2010 Wilshere ju bashkua Boltonin si huazim për një sezon. Më 9 shkurt ai debutoi kundër Manchester City, ndërsa golin e parë për Bolton e shënoi më 6 mars kundër West Hamit. Skuadra e Boltonin kërkoi edhe një vit tjetër huazim mirëpo skuadra e Arsenalit e refuzoi këtë.

Referime Redakto

  1. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" [FIFA Kupa e Botës Brazil 2014: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 11 qershor 2014. fq. 14. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 gusht 2017. Marrë më 11 qershor 2014.
  2. ^ "Player Profile: Jack Wilshere" [Profili i lojtarit: Jack Wilshere] (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2016. Marrë më 31 janar 2012.

Linke shtesë Redakto