Jane Jacobs
Jane Jacobs (lindur në 4 maj 1916- 25 prill 2006) ishte një gazetare amerikano-kanadeze, autore dhe aktiviste që influencoi studimet urbane, sociologjinë dhe ekonominë. Libri i saj me titull “The Death and Life of Great American Cities” (1961) kritikon aspektin e rivitalizimit urban, i cili sipas saj nuk merr në konsideratë nevojat e banorëve të qytetit. Gjithashtu prezanton Jacobs konceptin e “kapitalit social”.[1][2]
Jane organizoi protesta për të mbrojtur lagje të tëra nga fenomeni urbanistik i “pastrimit të lagjeve të varfra”, veçanërisht planet e Robert Moses për të ndërhyrë në lagjen “Greenwhich Village”. Aktivizmi i saj ishte i rëndësishëm në parandalimin e ndërtimit të Lower Manhattan Expressway, i cili do të kalonte përmes Soho dhe Little Italy. Ajo u arrestua në 1968 për nxitjen e një grupi protestuesish gjatë një dëgjese publike për këtë projekt. Pasi u shpërngul në Toronto në 1968, ajo iu bashkua opozitës që lobonte kundër ndërtimit të autostradave të shpejta.
Si një mama dhe shkrimtare e cila kritikonte ekspertët në fushën e planifikimit urban, të dominuar nga meshkujt, Jacobs u përball me forma të ndryshme të kritikës nga personalitete të njohura. Ajo nuk kishte një diplomë në degën e planifikimit urban, dhe kjo mungesë akademike shërbente si argument i kritizierëve kundër figurës së Jacobs.
References
Redakto- ^ Douglas Martin (26 prill 2006). "Jane Jacobs, Urban Activist, Is Dead at 89". The New York Times. Marrë më 17 shkurt 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jacobs, Jane. The Death and Life of Great American Cities. fq. 138.
If self-government in the place is to work, underlying any float of population must be a continuity of people who have forged neighborhood networks. These networks are a city's irreplaceable social capital. Whenever the capital is lost, from whatever cause, the income from it disappears, never to return until and unless new capital is slowly and chancily accumulated.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)