Jasët
Jasët ( lat Iasi ) ishin një fis iliro - kelt që banonte në të dy brigjet e lumit Drava në kohërat antike. Kontakti i parë i Jasëve me Romakët u bë gjatë pushtimit romak të vendbanimit të Segesticas (Sisakut), në vitin 159 ose 156 para Krishtit. Pas shtypjes së kryengritjes së Batos (6-9), romakët krijuar një kamp ushtarak në luginën e Daruvarit, në vendin e një opidumi të dikurshëm të Jasëve. Gjatë procesit të Romanizimit, vendbanimi kryesor i tyre fitoi statusin e Res Publike Jasorum. Gjatë mbretërimit të Hadrianit, emigrantët italianë, veteranët dhe përfituesit e huaj të të drejtave qytetare Romake, së bashku me popullsinë vendase, organizuan të ashtuquajturin Municipium Jasorum në vendin e një opidumi antik. Qyteti ishte qendra administrative e Jasëve, në territorin e madh të të cilit u formuan vendbanime të tjera, të tilla si Aquae Iasae dhe Civitas Iovia (Ludbreg).