Jean-Luc Godard, lexohet Zhan-Lyk Godar (Paris, 3 dhjetor 1930 - 13 shtator 2022) është një regjisor filmi franko-zviceran, njëri prej autorëve më me influencë në historinë e kinematografisë botërore.[1]

Jean-Luc Godard (1968)

Disa nga filmat e tij të viteve 60, "Pa frymë" (Au bout de souffle), "Të jetosh jetën e saj" (Vivre sa vie), "Përçmimi" (Le mèpris) apo "Pierroti i çmendur" (Pierrot le fou) konsiderohen klasikë të kinemasë.

Godardi ishte ndër regjisorët e kinemasë franceze të viteve gjashtëdhjetë të njohur si La nouvelle vague, "Vala e re" (bashkë me François Truffaut, Éric Rohmer, Claude Chabrol dhe Jacques Rivette, dhe në një grup tjetër, Alain Resnais, Agnès Varda, dhe Jacques Demy, të cilët që revolucionarizuan atë medium.

Ndër ta, Godardi vlerësohet si regjisori më i pakompromis. Godardi është cituar si influencë nga shumë kineastë të rëndësishëm, përfshi Bernardo Bertoluccin dhe Quentin Tarantinon.

Jean-Luc Godard ai vdiq në moshën 91-vjeçare më 13 shtator 2022.

"Çdo histori duhet të ketë një fillim, një mes dhe një fund, jo domosdoshmërisht në atë rend."


J.-L. Godard

Referenca

Redakto
  1. ^ https://www.dw.com/en/nouvelle-vague-filmmaker-jean-luc-godard-at-90/a-55793767