Jean Castex
Jean Castex ( Frëngjisht: [ʒɑ̃ kastɛks] ; Shqip: Zhan Kasteks; i lindur më 25 qershor 1965) është një politikan francez i cili ishte Kryeministri i vendit nga 3 korriku 2020 deri më 16 maj 2022. [1] Ai ishte anëtar i Republikanëve (LR) deri në vitin 2020, kur iu bashkua La République En Marche! (LREM). [2] Castex shërbeu për dymbëdhjetë vjet si kryebashkiak i qytetit të vogël të Pradesit përpara emërimit të tij si Kryeministër nga Presidenti Emmanuel Macron . Ai dha dorëheqjen nga posti i tij në maj 2022. [3] [4]
Jean Castex | |
---|---|
President i RATP | |
Titullar | |
Në detyrë 28 Nëntor 2022 | |
Paraprirë nga | Catherine Guillouard |
Kryeministri i Francës | |
Në detyrë 3 July 2020 – 16 May 2022 | |
Presidenti | Emmanuel Macron |
Paraprirë nga | Édouard Philippe |
Pasuar nga | Élisabeth Borne |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 25 qershor 1965 (59 vjeç) Vic-Fezensac, Gers, Francë |
Partia politike | LREM/Renaissance (2020–present) |
Lidhjet e tjera politike | UMP (deri në 2015) Republikanët (2015–2020) |
Bashkëshortja/et | Sandra Ribelaygue |
Fëmijët | 4 |
Shkollimi | Universiteti i Tuluzës 2 Sciences Po Shkolla kombëtare e administrimit |
Nënshkrimi | |
Karriera politike
RedaktoI zgjedhur në vitin 2008 si kryetar i bashkisë së Pradesit, Pirenejtë-Orientalë, [5] Castex shërbeu nën Ministrin e Shëndetësisë Xavier Bertrand si Shef i Stafit në ministrinë e François Fillon nga 2010 deri në 2011. Ai pasoi Raymond Soubie si Sekretar i Përgjithshëm i Elizesë nën Presidentin Nikolas Sarkozi midis 2011 dhe 2012. Në zgjedhjet parësore të UMP 2012, ai mbështeti kandidatin Fillon.
Në nivel vendor, Castex ishte një këshilltar rajonal i Languedoc-Roussillon nga 2010 deri në 2015, dhe ka shërbyer si këshilltar departamenti i Pirenejve-Orientalë që nga viti 2015. Në shtator 2017, Castex u emërua delegat ndër-departamental në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2024; u emërua edhe kryetar i Agjencisë Kombëtare të Sportit. [6] Më 2 prill 2020, ai u emërua koordinator i heqjes së masave të bllokimit të zbatuar gjatë pandemisë COVID-19 në Francë .
Castex ishte anëtar i Republikanëve deri në fillim të vitit 2020, parti në të cilën ai konsiderohej si konservator social . [7] [8] Pas dorëheqjes së Édouard Philippe më 3 korrik 2020, Castex u emërua Kryeministër nga Presidenti Emmanuel Macron . [9] Emërimi i tij u përshkrua si një "vazhdim i një kursi ekonomik që shihet gjerësisht si i qendrës së djathtë". [10] Kasteksi më pas emëroi qeverinë e tij më 6 korrik. [11] [12]
Më 25 prill 2022, pas rizgjedhjes së Makronit si President, Kasteksi ra dakord të jepte dorëheqjen si Kryeministër. [4] Ai ishte zotuar më parë se do ta bënte këtë nëse Makroni rizgjidhej. [13] [14] Pas dorëheqjes së tij, qeveria e Kasteksit dha dorëheqjen gjithashtu, vendim që hyri në fuqi më 16 maj. [4] [3]
Jeta pas politikës
RedaktoPas largimit nga detyra, Castex u emërua nga pasardhësja e tij Élisabeth Borne si kryetar i bordit të drejtorëve të Agjencisë së financimit të infrastrukturës së transportit në Francë (AFITF). [15]
Jeta personale
RedaktoKasteks, emri i të cilit do të thotë 'kështjellë' në Gaskonisht, vjen nga departamenti i Gersit . Ai është i martuar me Sandra Ribelaygue; ata kanë katër vajza. [16]
Një folës i rrjedhshëm i katalanishtes, Kasteksi konsiderohet si një mbrojtës i identitetit katalanas në Francën Jugore dhe ndjeshmërive të tjera rajonale. [17] Ai është gjithashtu mik me ish-udhëheqësin e sindikatave Jean-Claude Mailly dhe mjekun Patrick Pelloux, një ish-shkruajtës në Charlie Hebdo .
Nderimet
RedaktoShirit fjongo | Nder | Data dhe komenti |
---|---|---|
Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës | 2006 | |
Kalorësi i Legjionit të Nderit | 2020 | |
Kryqi i Madh i Urdhrit Kombëtar të Meritës | 2020 (ex officio) |
Referime
Redakto- ^ Mallet, Victor (3 korrik 2020). "Macron names Jean Castex as new French prime minister". Financial Times. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2020. Marrë më 3 korrik 2020.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Jean Castex, un premier ministre sous les radars". Le Monde.fr (në frëngjisht). 2021-09-25. Marrë më 2022-01-23.
- ^ a b "Élisabeth Borne named France's new prime minister". The Local France. thelocal.fr. 16 maj 2022. Marrë më 16 maj 2022.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "resignsstill" defined multiple times with different content - ^ a b c "Macron set to name France's next PM as focus moves to legislative elections". 25 prill 2022. Marrë më 4 maj 2022.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Gabim referencash: Invalid<ref>
tag; name "resigns" defined multiple times with different content - ^ Paul Turban (7 prill 2020). "Coronavirus: who is Jean Castex, the "Mr. Déconfinement" of the government?". RTL Group. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2020. Marrë më 3 korrik 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Qui est Jean Castex, le nouveau Premier ministre?". BFMTV (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2020. Marrë më 3 korrik 2020.
- ^ "Macron appoints new PM after Philippe resigns" (në anglishte britanike). BBC News. 3 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2020. Marrë më 3 korrik 2020.
- ^ "Jean Castex named as new French prime minister". The Daily Telegraph. 3 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2020. Marrë më 3 korrik 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "French president names Jean Castex, who coordinated France's virus reopening strategy, as new prime minister". Associated Press. 3 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2020. Marrë më 3 korrik 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Momtaz, Rym (3 korrik 2020). "Picking low-profile French PM, Macron bets big on himself". Politico. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2021. Marrë më 17 maj 2021.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Government of the French Republic (7 korrik 2020). "Decree on the composition of the Government". legifrance.gouv.fr (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2020. Marrë më 27 korrik 2020.
- ^ Pascale Davies & Alasdair Sandford with AFP (6 korrik 2020). "New French government named under Prime Minister Jean Castex in Macron reshuffle". Euronews. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2020. Marrë më 11 korrik 2020.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "French PM announces he will resign if Macron is re-election". thelocal.fr. 19 prill 2022. Marrë më 4 maj 2022.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "French PM Castex announces government resignation if Macron re-elected". Le Monde. 19 prill 2022. Marrë më 4 maj 2022.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Arthur Berdah (7 July 2022), Macron veut nommer Castex à la tête de l'Agence de financement des infrastructures de transport de France Le Figaro.
- ^ Braun, Elisa. "5 things to know about France's new PM Jean Castex". POLITICO (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2020. Marrë më 4 korrik 2020.
- ^ "Le Premier ministre français, défenseur de l'identité catalane". Equinox (në frëngjisht). 3 korrik 2020. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2020. Marrë më 4 korrik 2020.