Jetëshkrimi
Jetëshkrimi (Biografia nga greqishtja e lashtë) në kuptimin përshkrim i jashtëm, mental si dhe zhvillimit shpirtëror të një njeri. Fjala biografi është e përbërë nga : bios që do të thotë jetë dhe graphia që do të thotë shkrim, që bashkuar ka kuptimin Shkrimi i jetës. Si biografi përkufizohet përshkrimi i jetës së një njeriu, të dhënat për jetën dhe për veprimtarinë e tij. Sipas këtij këndvështrimi mund të ketë shënime (të dhëna) biografike; një studim (artikull) biografik apo vepër biografike. [1] Për përshkrimin e jetës së njerëzve zakonisht merren Biografët të cilët ndjekin mësime të posaçme mbi përshkrimin e jetës (Biografika).
Biografia përfshin më shumë se faktet themelore (arsimi, puna, marrëdhëniet, dhe vdekja) - një biografi gjithashtu portretizon përvojën e personit rreth këtyre ngjarjeve. Ndryshe nga një profil apo kurrikulum vitae (përmbledhje), një biografi paraqet një subjekt të historisë jetësore, duke theksuar aspekte të ndryshme të jetës së tij apo të saj, duke përfshirë detaje intime të përvojës, dhe mund të përfshijë një analizë të personalitetit të subjektit. Veprat biografike janë zakonisht jo-trillime, por fiksioni mund të përdoret gjithashtu për të portretizuar jetën e një personi. Biografia e autorizuar është e shkruar me leje, me bashkëpunim në të njëjtën kohë me pjesëmarrjen e vetë subjektit apo të trashëgimtarëve apo të dëshmitarëve të një subjektit. Një autobiografi mund të shkruhet nga vetë personi, por nganjëherë me ndihmën e një bashkëpunëtori.
Historia
RedaktoEpoka klasike
RedaktoNjëri prej biografëve më të hershme ishte Plutarku, me veprën e tij Vitae parallalae, botuar rreth vitit 80 M.K., në të cilin paraqiten figura të shquara të botës klasike. Në vitin 44 P.K., Kornelius Nepos botoi një vepër biografike të tij, Imperatorum Vitae ("Jetët e komandantëve").
Mesjeta
RedaktoGjatë Mesjetës së hershme (AD 400-1450) u vëzhgua një rënie e vetëdijes dhe kulturës klasike në Evropë. Gjatë kësaj kohe, bartës i vetëm i dijes dhe të dhënave te historisë së hershme në Evropë ishin ato të Kishës Katolike Romake. Eremitët, murgjit dhe priftërinjtë e përdorën këtë periudhë historike për të shkruar biografitë e para moderne. Subjektet e tyre janë të kufizuara zakonisht në dëshmorë, papë, dhe të figurave të shenjtërve. Veprat e tyre ishin menduar si vepra frymëzuese për popullin por dhe si mjete për konvertimin në krishterim (shih Hagiography). Një shembull i rëndësishëm i një biografie laike nga kjo periudhë është jeta e Charlemagne nga oborrtari i tij, Einhard.
Në qytetërimin mesjetar islamik (AD c. 750-1258), biografitë filluan të prodhohen në një shkallë të madhe, sidomos me ardhjen e letrës dhe fillimit të traditës së biografisë profetike. Kjo çoi në futjen e një zhanri të ri letrar atë të fjalorit biografik. Fjalorët e parë biografike janë shkruar në botën islame nga shekulli i 9-të. Fjalorët e hershëm biografikë u përqendruan fillimisht në jetën e profetëve të Islamit dhe shoqëruesve të tyre. Një nga veprat e biografive fetare përfaqësuese e kësaj periudhe është Libri i klasave kryesore nga Ibn Sad el-Bagdadi. Më vonë u vëzhgua fillmi i dokumentacionit të jetës së shumë figurave të tjera historike të cilët jetonin në botën mesjetare islame.
Nga Mesjeta e vonë, biografitë në Evropë, u bënë më pak të orientuara përkundrejt Kishës. Në Evropë shëmbuj të tillë janë biografitë e mbretërve, kalorësve, dhe të sunduesve. Biografitë më të famshme të kësaj epoke janë: Le Morte d'Arthur nga Sir Thomas Malory. Libri është një rrëfim i jetës së sajuar të Mbretit Arthur dhe kalorësve e tij të Tryezës së Rrumbullakët. Pas Malory, theksi i ri për humanizmin gjatë Rilindjes promovoi një fokus mbi tema laike, të tilla si artistë dhe poetë, dhe inkurajoi shkrimin në gjuhën e folur.
Jeta e një artisti e Gjergj Vasarit më 1550, konsiderohet si biografi historike, e para duke u fokusuar në jetën laike të një subjekti. Zhvillime të tjera të rëndësishëm të njëkohshme të kësaj ngjarje janë edhe zhvillimi i shtypshkronjës në shekullin e 15-të dhe rritja graduale në shkrim-lexim. Biografitë në gjuhën angleze filluan të shfaqeshin gjatë mbretërimit të Henry VIII. Akte dhe monumente më 1563, i njohur dhe si Foxe's Book of Martyrs i autorit John Foxe, përbën, në thelb, fjalorin e parë të biografisë në Evropë, të ndjekur nga vepra e Thomas Fuller, The History of the Worthies of England më 1662. Me ndikimin në formësimin e konceptimeve popullore të piratëve, vepra General History of the Pyrates, më 1724 i Charles Johnson, është burimi kryesor për biografitë e figurave të piratëve.
Epoka romantike
RedaktoPikëpamje dhe interpretime të ndryshme u përplasen dhe u diskutuan nga biografët e epokës romantike duke përcaktuar fillimin e formave të biografisë. Rrëfimet e Zhan Zhak Ruso më 1781-1782, sollën një still rrëfyes dhe më romantik të përmbajtjes, ndërsa stili rrëfyes dhe dëshmues të hartimit biografik u soll nga kujtimet dhe mbajtësit e ditareve puritanë.
Burime
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |