Xhetavana
Jetavana ishte një nga viharat ose manastiret budiste më të famshme në Indi. Ajo ishte vihara e dytë e dhuruar për Gautama Budën pas Veluvanas së Rajgirit. Jetavana është e vendosur pak jashtë qytetit të vjetër të Savatthit. Por përveç kësaj ka pasur edhe një viharë të rëndëësishme të quajtur Jetavana në Sri Lanka. Jetavana ishte vendi ku Buda dha shumicën e mësimeve dhe fjalimeve të tij, duke pasur qëndruar në Jetavana nëntëmbëdhjetë nga 45 vassat (periudhë tërheqjeje e praktikuar në budizëm prej tre muajsh në vit), më shumë se në ndonjë manastir tjetër.[1][2][3] Është thënë se pas Migāramātupāsādas, një vihara e dytë e ngritur në Pubbarama, pranë Savatthit, Buda do të banonte në mënyrë alternuese si te Jetavana ashtu dhe te Migāramātupāsāda, shpesh duke kaluar ditën te njëra dhe natën te tjetra.[4]
Jetavana | |
---|---|
Emri amëtar Stampa:Lang- | |
Jetārāma | |
Lloji | Vihara (manastir i lashtë budist) |
Etimologjia | korija e Jetas, manastiri i Anathapindikas |
Vendndodhja | Distrikti Shravasti, divizioni Devipatan, shteti i Uttar Pradeshit, Indi |
Qyteti më i afërt | Balrampur |
Koordinatat | 27°30′34.08″N 82°2′24.26″E / 27.5094667°N 82.0400722°E |
Themeluar më | Shekulli i VI |
Themelues | Anathapindika |
Ndërtuar për | Budën |
Stili arkitekturor | Arkitektura Budiste |
Dhurimi i Jetavanas
RedaktoKur Buda pranoi ftesën e Anathapindikas për të vizituar Sāvatthin, duke kërkuar një vend të përshtatshëm për qëndrimin e Budës, zbuloi këtë park që i përkiste Jetakumāras.[5] Kur ai i kërkoi që ta lejonte ta blinte atë, përgjigjja e Jetas ishte: "Jo, edhe nëse ti do ta mbuloje të gjithë vendin me para". Anāthapindika tha se ai do ta blinte atë me këtë çmim dhe kur Jeta iu përgjigj se ai nuk kishte ndër mend të bënte një shitje, çështja shkoi në gjykatë, që vendosi se nëse çmimi i përmendur do të paguhej, Anāthapindika kishte të drejtën ta blinte. Anāthapindika solli karroca me ar dhe e mbuloi Jetavanan me copa të vendosura njëra pas tjetrës. Kjo ngjarje është ilustruar në një baso-reliev në Bharhut Tope.[6] Paratë e sjella në udhëtimin e parë u konsideruan të pa mjaftueshme për të mbuluar një sipërfaqe të vogël pranë portikut. Kështu Anāthapindika dërgoi shërbyesit e tij për të sjell më tepër, por Jeta, i frymëzuar nga sinqeriteti i Anāthapindikas, kërkoi që të lejohej ta jepte këtë vend. Anāthapindika pranoi dhe Jeta ngriti një portik, me një dhomë sipër tij. Anāthapindika ndërtoi në terren dhoma banimi, dhoma pushimi, dhoma magazinimi dhe salla shërbimi, salla me vende zjarri, banja, shëtitore manastirore, salla ushtrimesh, puse, pellgje, tenda të hapura dhe të mbyllura, etj.[7] Thuhet[8][9] se Anāthapindika pagoi 180 milionë në monedha ari për të blerë vendin, të cilat Jeta i shpenzoi për të ndërtuar portikun që dhuroi. Portiku ishte dukshëm një strukturë imponuese[10] Jeta dha gjithashtu, shumë pemë të çmuara për dru. Anāthapindika vetë shpenzoi 540 milionë në monedha ari në lidhje me blerjen e parkut dhe ndërtesës së ngritur në të. Ceremonia kushtimore ishte një nga më madhështoret. Jo vetëm Anāthapindika vetë, por mori pjesë e gjithë familja e tij: djali i tij me pesëqind të rinj të tjerë, gruaja e tij me pesëqind gra të tjera fisnike dhe vajzat e tij Mahā Subhaddā dhe Cūla Subhaddā me pesëqind shërbyese. Anāthapindika u ndoq nga pesë qind të tjerë. Festimet në lidhje me inaugurimin kushtimor zgjatën nëntë muaj.[11] Vihara është pothuajse gjithmonë e përmendur si Jetavane Anāthapindikassa ārāma (në gjuhën pali, që do të thotë: korija e Jetas, manastiri i Anathapindikas). Komentarët[12][9] thonë se kjo ishte e vetëdijshme,[13][14] në mënyrë që emrat e të dyve, si pronarit të vjetër ashtu dhe të ri mund të regjistroheshin dhe njerëzit mund ti kujtonin të dy, të dy shumë bujarë në çështjen e besimit, kështu që të tjerët të ndiqnin shembullin e tyre. Vihara ndonjëherë përmendet si Jetārāma.[15]
Përshkrimi i Jetavanas së lashtë
RedaktoBrendësia e Jetavanas
RedaktoDisa prej ndërtesave kryesore të bashkangjitura me Jetavanan janë përmendur në libra me emrat e veçantë Mahāgandhakuti, Kaverimandalamāla, Kosambakuti dhe Candanamāla.[16] Janë përmendur edhe ndërtesa të tjera – si psh.: Ambalakotthaka-āsanasālā.[17] Sipas burimeve tibetiane vihara u ndërtua sipas një plani të dërguar nga devat e Tusitas dhe përmbante gjashtëdhjetë salla të mëdha dhe gjashtëdhjetë të vogla. Dulva (Vinaya-pitaka në gjuhën tibetiane) jep gjithashtu edhe detajet e skemës dekorative të viharës.[18] Të gjitha këto u ndërtuan nga Anāthapindika; kishte edhe një tjetër ndërtesë të madhe të ngritur nga Pasenadi dhe të quajtur Salalaghara.[19] Mbi portik thuhej se jetonte një hyjni gardiane për të parandaluar të gjithë keqbërësit që të hynin.[20] Pak janshtë manastirit ishte një pemë rājayatana, rezidenca e perëndisë Samiddhisumana.[21][22][23] Në tokë duket se ka qenë një pellg i madh që u quajt Jetavanapokkharanī,[24] ku thuhet se Buda u la shpesh.[25][26][27] Ky është pusi pranë të cilit Devadatta u gëlltit në Avīci.[28] Terreni vetë ishte i mbuluar në mënyrë të dendur me pemë, që i jepnin pamjen e një korije pemësh (arañña).[29] Në rrethinat e manastirit ishte një korije mangosh.[30] Përballë portikut ishte Pema Bodhi e mbiellë nga Anāthapindika, që më vonë u quajt Pema Anandabodhi.[31] Jo larg nga portiku ishte një shpellë që u bë e famshme si Kapallapūvapabbhāra që ka të bëjë me një ndodhi të lidhur me Macchariyakosiyan.[32] Sipas Divyāvadānas,[33] stupat e Sāriputtas dhe Moggallānas ishin në terrenin e Jetavanas dhe ekzistonin deri në kohën e Ashokës. Si Fa Hieni[34] ashtu dhe Houien Thsangu[35] japin përshkrime të ndodhive të lidhura me Budën, që ndodhën në zonën e Jetavanas – si psh.: vrasja e Sundarikās, shpifja e Ciñcās, përpjekja e Devadattas për të helmuar Budën etj.
Gandhakuti: banesa e Budës në Jetavana
RedaktoHapësira e mbuluar nga katër shtrate të Gandhakutit të Budës në Jetavana është një nga katër avijahitatthānānit; të gjithë Budat zotërojnë të njëjtin, megjithëse madhësia e viharës së tanishme ndryshon në rastin e Budave të ndryshëm. Për Vipassī Budën, Setthi Punabbasumitta ndërtoi një manastir që shtrihej në një legë të plotë, ndëdrsa për Sikhī Budën, Setthi Sirivaddha bëri një që mbulonte tre gavuta. Sanghārāma e ndërtuar nga Sotthiya për Vessabhū Budën ishte gjysëm lege në shtrirje, ndërsa ajo e ngritur nga Accuta për Kakusandha Budën mbulonte vetëm një gāvuta. Manastiri i Koṇāgamana Budës, i ndërtuar nga Setthi Ugga, shtrihej për një gjysëm gāvute, ndërsa ai i Kassapa Budës i ndërtuar nga Sumangala mbulonte gjashtëmbëdhjetë karīsa. Manastiri i Anāthapindikas mbulonte një hapësirë prej tetëmbëdhjetë karīsa.[36][37][38] Sipas një përshkrimi të bërë nga Faxiani,[39] vihara ishte fillimisht në shtatë seksione (kate?) dhe ishte e mbushur me të gjitha llojet e ofertave, banderola të qëndisura, tenda etj, si dhe kandila që digjeshin nga mbrëmja deri në agim. Një ditë një mi, duke mbajtur në gojën e tij një fitil kandili, i vuri zjarrin banderolave dhe tendave, dhe të shtatë seksionet u shkatërruan tërësisht. Vihara u rindërtua më vonë në dy seksione. Kishte dy hyrje kryesore, një në lindje dhe një në perëndim, dhe Faxiani gjeti stupa të ngritura në të gjitha vendet e lidhura me Budën, secila me emrin e saj të mbishkruar.
Pranë Jetavanas
RedaktoPranë Jetavanas ishte me gjasa një manastir i heretikëve, ku Ciñcāmānavikā kaloi netët e saj, ndërsa përvijonte konspiracionin e saj kundër Budës.[40] Një herë heretikët korruptuan Pasenadin për ti lënë ata të bënin një vendbanim rival mbrapa Jetavanas, ku ishte një vend ku Ajivakat praktikonin agjërimet e tyre vetëmohuese,[41] por Buda i prishi planet e tyre.[42] Duket se ka qenë një terren lojërash pak jashtë Jetavanas i përdorur nga fëmijët e zonës, që kur ishin të etur, do të shkonin në Jetavana për të pirë.[43] Rruga e gjatë për në Sāvatthi kalonte nga skaji i Jetavanas dhe udhëtarët do të hynin në park për të pushuar dhe për tu freskuar.[44]
Zbulimi dhe gjendja e tanishme
RedaktoMbetjet e Jetavanas dhe Savatthit ishin të njohura vendorisht si Sahet-Mahet. Alexander Cunningham përdori përshkrimet e vjetra (shekulli i VI i e.s.) të murgjëve udhëtarë kinezë për të përcaktuar se Sahet-Mahet në fakt i referohet Jetavanas dhe Savatthit.[45] Jetavana është tashmë një park historik, me mbetje të shumë ndërtesave të lashta si manastire, banesa (siç është Gandhakuti dhe Kosambakuti) dhe stupa. Në Jetavana gjendet gjithashtu pema e dytë më e shenjtë e Budizmit: Pema Anandabodhi. Një vizitë në Savatthi dhe Jetavana është pjesë e Itinerarit të pelegrinazhit budist në Indinë Veriore. Vendi më i adhuruar në Jetavana është Gandhakuti, ku qëndronte vetë Buda. Jetavana është e vendosur në kordinatat 27°30′34″N 82°02′24″E / 27.509466°N 82.040073°E.
Galeri pamjesh
Redakto-
Pema Anandabodhi në manastirin Jetavana.
-
Stupa e Anathapindikas në manastirin Jetavana
-
Stupa e Angulimalas në manastirin Jetavana
-
Tempulli dhe ujëmbledhësi i Jetavanas
-
Pamje e manastirit Jetavana
-
Pamje e manatirit Jetavana
-
pamje e Gandhakutit në Jetavana
-
Murgj budistë (bhikkhu) në Gandhakutin e Budës në Jetavana
-
Tempulli Shobhnath në Jetavana
-
Pamje e Jetavanas.
-
Pamje e Jetavanas, që paraqet disa stupa të vogla.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Dhammapadatthakathā; publikuar nga Pali Texts Society; volumi I, 3
- ^ Buddhavamsa Commentary; publikuar në Simon Hewavitarne Bequest Series (Colombo), 3
- ^ Manorathapūranī, Anguttara Commentary; Simon Hewavitarne Bequest Series (Colombo), volumi I, 314
- ^ Sutta Nipāta Commentary; publikuar nga Pali Texts Society; volumi I, 336
- ^ Papañca Sūdanī, Majjhima Commentary, Aluvihāa Series, Colombo; volumi I, 471 thotë se ishte në jug të Sāvatthit
- ^ Cunningham, Sir Alexander (1879). The Stûpa of Bharhut: a Buddhist monument ornamented with numerous sculptures illustrative of Buddhist legend and history in the third century B.C. (në anglisht). Londër: W. H. Allen. fq. 84–6.
- ^ Vinaya Pitaka; ed. Oldenberg (Williams and Norgate); volumi II, fq. 158
- ^ Papañca Sūdanī, Majjhima Commentary, Aluvihāa Series, Colombo; volumi I, 50
- ^ a b Udāna Commentary; publikuar nga Pali Texts Society; 56
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi II, 216
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I, fq. 92
- ^ Papañca Sūdanī, Majjhima Commentary, Aluvihāa Series, Colombo; volumi II, fq. 50
- ^ Hsüan-tsang (1906). Samuel Beal (redaktor) (red.). Si-yu-ki: Buddhist Records of the Western World (në anglisht). Vëll. 2. Kegan Paul, Trench, Trübner & Company. fq. 5.
- ^ William Woodville Rockhill; Ernst Leumann; Bunyiu Nanjio (1884). The Life of the Buddha and the Early History of His Order (në anglisht). K. Paul, Trench, Trübner. fq. 49.
- ^ Apadāna; volumi I (the Buddhāpadāna), publikuar nga Pali Texts Society; fq. 400
- ^ Sutta Nipāta Commentary; volumi II, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 403
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi II, fq. 246
- ^ William Woodville Rockhill; Ernst Leumann; Bunyiu Nanjio (1884). The Life of the Buddha and the Early History of His Order (në anglisht). K. Paul, Trench, Trübner. fq. 48.
- ^ Sumangala Vilāsinī; volumi II, publikuar nga Pali Texts Society; 407
- ^ Sāratthappakāsinī, Samyutta Commentary; volumi I, fq. 239
- ^ Mahāvamsa, ed. Geiger; volumi I, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 52
- ^ Mahāvamsa Tika; publikuar nga Pali Texts Society; fq. 105
- ^ Dhammapadatthakathā; volumi I, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 41; këtu gardiani i portës është quajtur Sumana
- ^ Manorathapūranī, Anguttara Commentary; volumi I, Simon Heëavitarne Bequest Series (Colombo); fq. 264
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I, fq. 329
- ^ Anguttara Nikaya; volumi III, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 345
- ^ Samyutta Nikaya; volumi V, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 220
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi IV, fq. 158
- ^ Samantapāsādikā; volumi III, publikuar nga Pali Texts Society; fq. 532
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi III, fq. 137
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi IV, fq. 228
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I, fq. 348
- ^ Divyāvadāna, ed. Cowell and Neill; Cambridge, fq. 395
- ^ Faxian (2012). Herbert Allen Giles (redaktor) (red.). The Travels of Fa-hsien (399-414 A.D.), Or Record of the Buddhistic Kingdoms (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 33. ISBN 1-107-68532-X, 9781107685321.
- ^ Hsüan-tsang (1906). Samuel Beal (redaktor) (red.). Si-yu-ki: Buddhist Records of the Western World (në anglisht). Vëll. 2. Kegan Paul, Trench, Trübner & Company. fq. 7.
- ^ Buddhavamsa Commentary; volumi 2, Simon Hewavitarne Bequest Series (Colombo); fq. 47
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I, fq. 94
- ^ Sumangala Vilāsinī; volumi II, publikuar nga Pāli Text Society; fq. 424
- ^ Faxian (2012). Herbert Allen Giles (redaktor) (red.). The Travels of Fa-hsien (399-414 A.D.), Or Record of the Buddhistic Kingdoms (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 31, 33. ISBN 1-107-68532-X, 9781107685321.
- ^ Dhammapadatthakathā; volumi III, publikuar nga Pāli Text Society; fq. 179
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I, fq. 493
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi II, fq.170
- ^ Dhammapadatthakathā; volumi III, publikuar nga Pāli Text Society; fq. 492
- ^ Jātaka, ed. Fausboll; volumi I. 203, 341; ne volumin VI, fq. 70 përmenden dy rrugët
- ^ Archeological Survey of India, 1907-8, fq. 81-131
Bibliografia
Redakto- Faxian (2012). Herbert Allen Giles (redaktor) (red.). The Travels of Fa-hsien (399-414 A.D.), Or Record of the Buddhistic Kingdoms (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 1-107-68532-X, 9781107685321.
- Hsüan-tsang (1906). Samuel Beal (redaktor) (red.). Si-yu-ki: Buddhist Records of the Western World (në anglisht). Vëll. 2. Kegan Paul, Trench, Trübner & Company.
- William Woodville Rockhill; Ernst Leumann; Bunyiu Nanjio (1884). The Life of the Buddha and the Early History of His Order (në anglisht). K. Paul, Trench, Trübner.
- Cunningham, Sir Alexander (1879). The Stûpa of Bharhut: a Buddhist monument ornamented with numerous sculptures illustrative of Buddhist legend and history in the third century B.C. (në anglisht). Londër: W. H. Allen.