Joann Aalfs
Joann Aalfs (lindur në 29 mars 1923 [1]) është një aktiviste amerikane për të drejtat e grave si dhe të drejtat LGBTIQ+.
Aktivizmi
RedaktoJoann Aalfs lindi në 1923 në Minnesota. Ajo përfundoi kolegjin Bennington College në 1945, përpara se të niste studimet në Union Theological Seminary në Nju-Jork. Atje ajo shërbeu në pozicione të ndryshme së bashku me ish-bashkëshortin e saj në ministri të ndryshme si ajo e Salemit, Nju-Jork, si dhe në Kasur, Pakistan gjatë 1951-1952. Aalfs nisi në 1963 të organizonte tubime politike dhe aktivitete sociale me gratë në New Bedford, Masaçusets, ku dhe themeluan grupimin Women’s Awareness Group, së bashku me një buletin informativ të titulluar Rough Draft, që rrëfente historitë e grave brenda kësaj lëvizjeje. Ajo do të vijonte punën me qendrën New Bedford Women’s në 1972, me qendrën tjetër Women and Violence gjatë periudhës 1976 deri në 1977, si dhe me qendrën për gratë në Southeastern Massachusetts University nga 1972 deri në 1978.[2]
Në 1980 Aalfs i dha fund martesës ku ishte abuzuar fizkisht dhe kërkoi strehim në Masaçusets. Ajo ka katër fëmijë, duke përfshirë këtu aktivisten Janet Aalfs.
Të dalurit hapur si lezbike
RedaktoNë 2004 Aalfs doli hapur si lezbike si dhe kishte nisur të ofronte kosnulencë psikologjike për gra dhe vajza të tjera lezbike në New Bedford, Masaçusets. Arkivat e saja personale janë bërë pjesë e Koleksionit Sophia Smith Collection pranë Smith College.[3]
References
Redakto- ^ Aalfs, Joann W. "United States Public Records, 1970–2009". FamilySearch. Marrë më 25 korrik 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Barbara J. Love (2006). Feminists who changed America, 1963–1975. University of Illinois Press. fq. 1. ISBN 978-0-252-03189-2. Marrë më 3 janar 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Lesbians and Bisexual Women". Collections by subject. Smith College. 2005. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2011. Marrë më 3 janar 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)