John Watson
John Broadus Watson (9 janar 1878 - 25 shtator 1958). Është psikolog amerikan.
Emri | John Broadus Watson |
---|---|
Lindja | 9 janar 1878 |
Vendlindja | Greenville Karolina Jugore |
Vdekja | 25 shtator 1958 |
Era | Shekulli XIX-XX |
Rajoni | Psikolog Amerikan |
Jeta e hershme
RedaktoUatson u lind në një komunitet rural në periferi të Greenville, Karolina Jugore, ku ai ndoqi shkollat lokale, të fshatit, afër fermës së prindërve të tij. Në moshën 16 vjeçare hyri në Universitetin Furman ku mori gradën M.A., ndërsa gradën Ph.D. në psikologjinë eksperimentale në Universitetin e Çikagos më 1903.
Teoria
RedaktoPuna e tij shkencore kishte të bënte me sinjalet shqisore të përdorura nga kavie për të mësuar të vrapojnë në një labirinth. Ai u martua dhe mbeti në Çikago për disa vjet. Më 1908 filloi të japë mësim në Universitetin e Johns Hopkins, ku qëndroi gjersa një divorc i bujshëm në vitin 1920 e detyroi të japë dorëheqjen. Watsoni ishte forca nxitëse për formimin e shkollës se bihejviorizmitdhe drejtimi i tij është i shprehur në një citat popullor: "Më jepni një duzinë fëmijësh të shëndetshëm, të mirëedukuar dhe botën time vetjake të përcaktuar qartë që t'i rris ata dhe unë do t'ju garantoj, që të marr çdonjërin prej tyre, pa dallim zgjedhje, dhe ta stërvis atë të bëhet çdo lloj specialisti që unë mund të seleksionoja - doktor, jurist, artist, tregtar, dhe po, madje edhe lypës dhe hajdut, pavarësisht nga talentet e tij, shijet, prirjet, aftësitë dhe raca e paraardhësve të tij".
Në vitin 1921 Watson hyri në botën e biznesit dhe u bë shpejt zëvendëspresident i një agjensie të publikimit të të mirave materiale. Ai u martua me ish asistenten e laboratorit të tij dhe vazhdoi për një farë kohe të shkruajë artikuj popullorë mbi psikologjinë. Vdiq më 1958 në moshën 80 vjeçare.