Jorgji Pano i Aleksandrit i lindur në (Tiranë, 10 tetor 1893 - janar 1970) ishte arsimtar i njohur dhe patriot nga familja ortodokse Vllehët Pano e cila përmendet në Kodikun e Kishës së Shën Prokopit në vitin 1828. Arsimin 7 vjeçar e kreu në shkollën e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës kurse arsimin e mesëm e vijoi në gjimnazin grek të Manastirit, të cilin e mbaroi në prill të vitit 1912.

Aktiviteti Redakto

  • Pas mbarimit të studimeve vijoi disa kohë si mësues në shkollën e Bashkësis dhe kur më 1913 u hap zyrtarisht shkolla shqipe në Tiranë u emërua si drejtor i saj. Mori pjesë në Shoqërinë "Bashkimi" të udhëhequr nga Avni Rustemi.
  • 1924 mori pjesë në Kongresin e parë të Arsimtarëve që u mbajt në Tiranë për krijimin e shkollës laike. Po atë vit mori pjesë aktive në Revolucionin e qershorit të udhëhequr nga Fan Noli për të cilin kishte simpati të veçantë.
  • 1926 - 1927 Zgjidhet nga arsimtarët e Tiranës si kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve "Mësuesi".
  • Për bindjet, ndikimin në popullin e Tiranës dhe kahjen e treguar në veprimtarinë atdhetare si dhe simpatinë që gëzonte tek njerzit dhe komuniteti i nxënësve në vitin 1936 në periudhën mbretërore zhvendoset në Krujë
  • Me fillimin e Lëvizjes Antifashiste mori pjesë dhe shtëpia e tij ishte gjatë Luftës së Dytë Botërore bazë e rëndësishme ndërsa dy fëmijët e tij Urani Pano dhe Aristidh Pano janë dëshmorë të atdheut.
  • Pas Luftës mori pjesë në Frontin Demokratik dhe u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e katërt.

Vlerësime Redakto

  • Jorgji Pano u nderua me titullin "Mësues i Merituar" si dhe disa Medalje dhe urdhëra të luftës e të ndërtimit.
  • Në Tiranë për nder të tij dhe familjes një rrugë mban emrin e tij dhe të bijës Urani Pano si dhe u vlerësua në vitin 2014 nga Shoqata Tirana me titullin "Fisnikëria Tiranase"

Referime Redakto

  1. Kodiku i kishës së Shën Prokopit të Tiranës : 1818-1922,Dhimitër Beduli, Tiranë :Botues; Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë,viti 1997.