Jos
Jos është kryeqyteti administrativ i shtetit Plateau, Nigeri. Banorët e qytetit e quajnë “J-Town”.
Jos | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 873.943 |
Në vitet e fundit ka pasur përplasje të dhunshme fetare mes muslimanëve dhe krishterëve në vitet 2001, 2008, 2010 dhe 2011.
Klima
RedaktoSipas klasifikimit të klimës Köppen, Jos ka klimë tropikale savanna. Klima e qytetit është më e butë se shumica e pjesës tjetër të Nigerisë. Temperaturat mesatare mujore variojnë nga 21-25 °C, dhe nga mesi i nëntorit deri në fund të janarit, temperaturat e natës zbresin deri në 11 °C. Breshërit ndonjëherë bie gjatë sezonit të shiut për shkak të temperaturave të ftohta në lartësi të larta. Këto temperatura të ftohta, që nga koha koloniale deri në ditët e sotme, e bënë Jos vendin e preferuar të pushimeve për turistët dhe emigrantët e bazuar në Nigeri.