Juda Makabe
Juda Makabé (lat. Judas Maccabeus) është një tragjedi e shkruar nga P. Gjergj Fishta, e cila u botua më 1923.[1] Kritiku Sabri Hamiti e ka cilësuar nga kritika si një vepër poetike me thurje dramatike,[2]
Përmbajtja e veprës letrare
RedaktoDrama "Juda Makabe" i ka rreth 750 vargje . Gjergj Fishta ishte gjeni . Ai edhe prej situatave të vështira u përpoq të krijoj art të mirfilltë.Edhe mllefin që ishte grumbulluar në shpirtin e tij e ngriti në art. Këtë madhështi e tregoi në dramën "Juda Makabe" me anën e së cilës reagoi kundër një robërim të ri pas robërimit shumëshekullor osmano-turk . Koha e mërgimit apo e izolimit të detyruar bëri që Fishta të përqendrohej në qenien e vet ë hallet e Shqipërisë së atëhershme. Në këtë vepër poeti së pari himnizon atdheun e pastaj vërsulet në mallkime mbi tradhtarët. Ai vajton mjerimin që sjell robëria , u tregon Shqiptarëve rrugën e daljes nga situata dhe të ringjalljes së kombit me fsës dhe bashkimin kombëtar. Tragjedia " Juda Makabe" është shkruar nga frymëzimi dhe mllefi që pati poeti në kohën kur Shqipërisë dhe atij personalisht i vinin kërcënime nga të katër anët. Prandaj mund të kuptohet se në ç'gjendje shpirtërore e shkroi këtë dramë në të cilën shprehi tërë mllefin ndaj kundërshtarëve dhe tradhëtarëve por edhe dashuridhe për atdheun . Në këtë dramë poeti i gërshëtoi të dhënat biblike të vjetra tremijë vjet më parë me të dhënat e sotme shqiptare. Në këtë dramë vlerësohet liria , çmohet pa masë bashkimi kombëtar që bën forcën kryesore , çmohet besa , shteti dhe ligjet e tij . Në dramë himnizohen të gjitha vlerat e shëndosha kombëtare . Ato vlera , sipas poetit duhet të ishin xhevahir për të gjithë shqiptarët e kohës kur e shkroi këtë dramë , por edhe shqiptarët e kohës së ardhshme. Fishta me vështrim mallkues sulmon tradhtarët e shumëllojshëm të atdheut , prej atyre që e shesin atdheun dhe e tradhtojnë kombin e deri te ata që i sjellin mjerim në thembrën e huaj. Në tragjedinë "Juda Makabe" është dhënë mjaft bukur tipi i heroit trragjik, i luftëtarëve të lirisë si dhe i tradhtarit që shiten për para dhe pushtet.
Personazhet e veprës letrare
- Juda - Alkimi
- Simeoni - Populli
- Prifti - Bakidi
- Eupolemi - Kapiteni
- Jasoni - Ushtria
- Jonathas - Aminadabi
- Ismaeli - Abneri[nevojitet citimi]
Momenti më i bukur
Marrë në përgjithësi e tërë drama është moment i bukur , por edhe tragjike . Ajo ka vlerë të lartë artistike , edukative dhe kombëtare.
Referime
Redakto- ^ Elsie, Robert (2005). Albanian Literature. I.B.Tauris. fq. 127. ISBN 9781845110314.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hamiti, Sabri (2013). Letërsia moderne shqipe. Tiranë: Uet press. fq. 23, 25. ISBN 9789995639457.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)