Jul Nenshati ka lindur në 16 shtator të vitit 1961 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor në Teatrin “Migjeni” të qyteti të Shkodrës. Roli i tij i parë në kinematografi do të jetë ai i Canit në filmin “Fundi i një gjakmarrje” në vitin 1983. Kryesisht interpreton role të dyta. Interpretimi i tij në një rol kryesor do të jetë në filmat “Kur ndahesh nga shokët” në vititn 1986 ku interpreton rolin e Namikut dhe filmin “Arjana” në vitin 1989 ku interpreton rolin e Fatmirit. Më tej do të interpretojë edhe në filma të tjerë. Mund të përmendim këtu rolin e Nikut në filmin “Bregu i ashpër” në vitin 1988, një rol episodik në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989, rolin e të Fejuarit të Erës në filmin televiziv “Unë e dua Erën” në vitin 1990.

Filmografia

Redakto